verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Propaganda nuk është gazetari!

on 25 - 12 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Kështu do duket konvikti i USHT-së]

Gazetari nuk guxon të bëj propagandë në kurriz të profesionit. Një lajmi i përgjysmuar ose i nxjerrë nga kornizat e etikës së profesionit, nuk mund të merret si artikull që informon.

Kështu do duket konvikti i USHT së screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Kështu do duket konvikti i USHT-së”

Data dhe koha e publikimit: 19.11.2015

Data e recensionit: 20.12.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Lajmin që po recenzojmë ka përplot mangësi si strukturore ashtu dhe përmbajtësore, por mbi të gjitha ai synon të bëjë propagandë.
Publiku duhet të dijë se çfarë ndërtohet dhe për çfarë funksioni, nga paratë e buxhetit, të cilin ata e finacojnë, mirëpo kjo nuk do të thotë se gazetari është ai i cili duhet t’i faturojë meritat. Ky vendim i takon lexuesit i cili gëzon këtë të drejtë absolute.

Ky objekt mendohet se do të plotsojë kërkesat dhe nevojat e studentëve të Universitetit Shtetërorë të Tetovës. Kështu është paraparë që të ndërtohet dhe financohet nga Ministria e arsimit dhe shkencës së Maqedonisë, njofton Zhurnal.

Lexuesi duhet të informohet nga teksti se çfarë mund të posedoj një konvikt, por informacionet duhet t’i japin autoritetet dhe informacioni duhe të jetë i cituar.

Ky konvikt do të ketë dhoma gjumi, leximore, bibliotekë, kuzhinë ku studentët do të mund të shërbehen në mënyrën më të mië të mundëshme.

Struktura e këtij lajmi lë shumë për të dëshiruar. Sepse nuk përmban të gjitha standardet gazetareske. Kurse në fund të tekstit, gazetari ushtron propagandë politike në llogari të BDI-së duke e quajtur si investim kapital të BDI-së dhe realizim i premtimit të dhënë. Ky akt i gazetarit është jo etik dhe kategorikisht bie në kundërshtim me rregullat e gazetarisë profesionale.

Pritet të ndërtohet gjatë vitit të ardhëshë, ndërkohë që është një nga investimet më të mëdha kapitale që partia në pushtet BDI ka premtuar për shqiptarët.

Aq më tepër ky element merr nuanca negative sepse gjithmonë flitet për një objekt që do të ndërtohet në të ardhmen.
Kodi Etik përcakton qartë se gazetari nuk ka të drejtë të ushtrojë propagandë politike. Në dy nenet e pikës 14 të Kodit etik të gazetarëve të Maqedonisë, qartë theksohet:
Propaganda për ndonjë parti politike ose opsion nuk ka asgjë të përbashkët me profesionin e gazetarit.
Sfondi partiak apo idiologjik i informacionit nuk guxon të ndikojë në vendimin për publikimin e tij.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

Nuk përjashtohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja