verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekt i USAID-it për forcimin e mediumeve në Maqedoni
USAID Logo

Pse të rinjtë nuk lexojnë lajme politike dhe ekonomike?

on 15 - 03 - 2017       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht
Има вести во тоа компјутерот? Фото: Berliner.Gazzette

A ka lajme në atë kompjuter? Foto: Berliner.Gazzette

 

Modeli biznesor i shitjes së gazetave mbështetej në rrugën e tij lokale, çdo shtëpi, çdo familje të marrë vesh se çka ka të re në botë. E më vonë, gjatë kohës së drekës të debatohet. Ndërsa kur debatohet, dashkemi apo s’dashkemi, përveç prindërve këtë bisedë e dëgjojnë edhe fëmijët. Sot nuk ka debat, as në drekë. Madje parashtrohet pyetja nëse hanë bashkë familjet, e jo më të zhvillohet diskutim për ndonjë problem global.

 

Shkruan: Vllado Gjorçev

 

Nëse u hidhni një sy rubrikave ekonomike nëpër medie, për vetëm pesë minuta do të hasni në shumë ekspertë që e parashikojnë vdekjen e sigurt të gazetarisë së shtypur. Dhe duket sikur vetëm pak njerëz (si unë) mendojnë se ende ka ndonjë jetë dhe shpresë për të.

Por, cilëndo anë të debatit ta merrni, do të mbesë problemi fundamental: për çdo vit që kalon, të rinjtë janë gjithnjë e më pak të interesuar për lajme.

Këtë e vërtetojnë edhe statistikat në SHBA. Sipas anketës së bërë në Harvard, vetëm një nga 20 adoleshentë dhe një nga 12 të rinj lexon gazetë çdo ditë.

 

Кој колку пријатели има на Фејсбук (просек): млади 18-33 год. (millenials), средна генерација 34-49 год. (generation X) и постари генерации (younger/older boomer), Извор: Pew Research Center for People and Press

Kush sa shokë ka në Facebook (mesatarisht): të rinj nga 18-33 vjet (millennials), gjenerata e mesme 34-49 vjet (generation X) dhe gjenerata e më të moshuarve (younger/older boomer), Burimi: Pew Research Center for People and Press

 

Lajmet online për momentin qëndrojnë pak më mirë, por tendenca e rënies është e pranishme edhe këtu. Një studim i kohëve të fundit tregon se në vitin 2008, rreth 64 përqind të personave në moshë nga 18-24 vjeç kanë shfletuar gazetë online, ndërsa në vitin 2009 kjo përqindje ka rënë në 54 përqind. Madje, këto shifra janë shqetësuese nëse kihet parasysh se studimi ka matur nëse pjesëmarrësi në studim ka lexuar lajme, ndërsa nën „lexim” janë përfshirë edhe ato të rinj të cilët vetëm një herë e kanë hapur internetin brenda një viti me qëllimin për të parë ndonjë lajm.

 

Faqe të para tepër të politizuara

 

Pse të rinjtë nuk ndjekin lajme? Okupimi tejet i madh politik nëpër medie doemos që në një pjesë të madhe kontribuon që të rinjtë mos duan të blejnë gazetë të rregullt, e nëse jo më shumë, të paktën ta shfletojnë. Për vdekjen e ngadalshme të gazetave kanë kontribut edhe ato vetë. Kjo, sigurisht pa qëllim, është theksuar edhe për shkak të kopertinave plot me politikë. Kur ka ndodhur ndonjëherë që në kopertinën e ndonjë gazete serioze ditore, të ketë ndonjë temë tjetër, që nuk do të thotë të jetë argëtuese, por ja le të jetë me karakter të përgjithshëm arsimor? Domethënë, këtu ka diçka që nuk shkon, dhe që të zgjidhet ky problem botimet e shtypura doemos duhet të marrin në konsideratë një ndryshim të politikës redaktuese kur bëhet fjalë për kopertinën.

Pastaj, asnjë medie e shtypur ne Maqedoni nuk bën analizë për atë se cili target grup e lexon dhe në bazë të asaj të formojë drejtime se si duhet të sillet. Fantastikë shkencore është nga ana tjetër, të bëhet anketë për atë që të rinjtë do të donin ta lexojnë në gazetat e tyre: për këtë nuk bëhet fjalë as në kolegjiumet profesionale.

E gjithë kjo normalisht që nuk duhet të jetë arsyetim se përse të rinjtë nuk lexojnë lajme ekonomike dhe politike, por  nuk është edhe për tu lënë anësh. Sepse, përveç përmbajtjeve argëtuese, me siguri, nëse jo diçka tjetër, të rinjtë do ta lexonin, ose së paku do ta perceptonin edhe titullin politik. Gazetarët kanë për detyrë të informojnë. Por, qytetarët gjithsesi kanë për detyrë të jenë të informuar. Edhe për ndodhitë në vend, por edhe për ndodhitë në botë.

 

Lexoni të gjithë për këtë

 

Në fillim të shekullit të XX në masë të madhe gazetaria konsiderohej si tregti. Nuk kishte kufizim arsimimi për hyrjen në ndonjë redaksi. Për këtë shkak edhe rregullisht kishte hyrje të punonjësve të ri. Atë kohë në shkollat e gazetarisë në vend të gazetarëve të vërtetë ligjëronin teoricientë dhe akademikë . Gazetaria u shndërrua në një punë për klasën e mesme.

Mirëpo, për një kohë të shkurtër gjërat ndryshuan. Nga tregtia, gazetaria u bë një produkt i vërtetë i cili ofron diçka, ofron shërbim, ofron informacion. Gazetat ditore, e sidomos ato të mëdha „metro”, filluan ta marrin veten shumë seriozisht. Tashmë një djalë i talentuar prej kolegji, bile edhe më përvojë pune disa vjeçare, nuk mund të fillonte punë nëpër gazetat në New York dhe Chicago.

Nga ana tjetër, nga 1990 deri në vitet 2000, vetë gazetat u kthyen kah lexuesit e moshës së mesme. Kjo mund të vihet re edhe nga përmbajtjet e gazetave dhe revistave prej të cilave duket se si kanë menduar kolegjiumet redaktuese.

Nëse kritikët e muzikës të mbledhur rreth Beatles-ve dhe Rolling Stones-ve luftonin që të mbesin në hap me hip-hopin, gazetat për politikë dhe biznes nuk u gjinden shumë mirë që t’i përgjigjen revolucionit të internetit që po ndodhte rreth tyre.

Tani gazetat përballen me pjesë më të vështirë të rrugëtimit në historinë e tyre. Mijëra gazeta nëpër botë janë mbyllur dhe një numër i madh janë në falimentim e sipër. Mirëpo, bota dhe ekspertët edhe më tej vëmendjen e drejtojnë kah furnizuesit e lajmeve, dhe jo kah shfrytëzuesit e tyre. A keni dëgjuar ndonjë ekspert mediatik të thotë se si të bëhet një model i përdorshëm i medies politike dhe ekonomike (i shtypur dhe online) kundrejt portaleve të cilat nën „A” e kanë lakuriqësinë?

Pyetje kyçe në këtë moment është se si të kapet vëmendja e një gjenerate e cila  kujdeset fare pak për lajmet në cilëndo formë.

 

Кој колку лични фотографии споделил на Интернет (просек): : млади 18-33 год. (millennials), средна генерација 34-49 год. (generation X) постари генерации (younger/older boomer), не одговориле (silent), Извор: Pew Research Center for People and Press

Kush sa foto ka shpërndarë në internet (mesatarja): : të rinjtë nga 18-33 vjet (millennials), gjenerata e mesme 34-49 vjet (generation X) gjeneratat më të vjetra (younger/older boomer), nuk janë përgjigjur (silent), Burimi: Pew Research Center for People and Press

 

Duke parë në retrospektivë prej te kopertinat dhe momenti kur fëmijë në rrugë bërtisnin „lexoni lajmet më të reja!” e deri sot, dallimi është shumë i madh. Kjo ishte koha kur letra ishte si frigorifer –  ofronte diçka për çdokënd dhe ishte e freskët, e prekshme dhe e shikueshme. Për dallim nga ajo kohë, sot gazetat dhe publikimet online ofrojnë diçka të ndenjur, virtuale dhe të paprekshme (plastike), ose të padëshmueshme. Modeli biznesor i shitjes së gazetave mbështetej në rrugën e tij lokale, çdo shtëpi, çdo familje të marrë vesh se çka ka të re në botë. E më vonë, gjatë kohës së drekës, të debatohet. Dhe, kur debatohet, dashkemi apo jo, përveç prindërve, bisedën e dëgjojnë edhe fëmijët. Sot nuk ka debat, as në drekë. Madje parashtrohet pyetja nëse hanë familjet drekë së bashku, e jo më të zhvillohet diskutim për ndonjë problem global. Përveç se para televizorit, kur me siguri, dhe sot si modë, ekzistojnë vetëm thashetheme për bukuri dhe styling. Për këtë arsye, dhe si praktikë e imponuar nga prindërit, sot të rinjtë më së shumti janë të „interesuar” për stylingun, bukurinë, ndërsa nga informacionet e plasuara dhe lajmet nëpër rrjetet sociale dhe portale më së shumti i gëlltisin lajmet e llojit „Stanija doli pa reçipeta dhe pa brekë”. Sipas analizave të bëra deri tani, do të numëroj disa arsye të cilat më së shumti ndikojnë tek të rinjtë dhe që i largojnë nga leximi i lajmeve politike dhe ekonomike:

 

Arsyet për “përgjumësinë” e të rinjve

Sipas analizave të bëra deri më tani, do numëroj disa arsye të cilat më së shumti ndikojnë tek të rinjtë dhe që i largojnë ato nga leximi i lajmeve politike dhe ekonomike:

  1. 1.       Nuk ka pasion

Mediet janë të mërzitshme – nuk ka pasion në gazetari. Kur ta lexoni cilëndo kopertinë të një gazete, dhe edhe në mediet online, do të shikoni një klishe prej plumbash qorrë. Jashtë elementeve themelore të tregimit, nuk ka zjarr, vetëm një ulje të zhveshur të zërit. Nga ana tjetër, materiali të paktën duhet të jetë i bërë në mënyrë që t’i tërheqë ato më pak të interesuarit për përditshmërinë.

  1. 2.       Nuk ka gazetari

Nuk ka gazetari në gazetari. Sa prej lajmeve që i pranojmë janë me të vërtetë të rëndësishme? Me rëndësi është thelbi i lajmeve. Ekzistojnë dy lloje lajmesh: lajme të rënda dhe të buta. Por, ajo që më së shumti duhet të ketë rëndësi për lexuesit është se sa një tregim na prek ne si njerëz, sa arrin tregimi deri tek instinktet tona. Kur politika hyri nëpër redaksi, mediet e selektuan publikun në grupe gjenerike të njerëzve. Gazetaria duhet të jetë një platformë neutrale të cilën çdokush mund ta „tresë”, dhe jo vetëm një grup i caktuar.

  1. 3.       Nuk ka prakticitet

Gazetat, ta themi të drejtën, u bënë edhe jopraktike. Me paraqitjen e CD-ve, pllakat e mëdha nëpër shtypshkronja u bënë të papërdorshme. Në këtë mënyrë nuk është aq lehtë dhe aq shpejtë në dispozicion sa një lap top ose një smartphone portativ me qasje në internet. Pastaj, këtu është edhe çështja për letrën si mbeturinë, por Maqedonia ende është shumë larg nga debati në këtë temë.

.

Што им е интересно, а што здодевно на младите во Македонија, истражување „Млади и медиуми“. Извор Метаморфозис

Çfarë ju intereson të rinjve, e çfarë ju duket e bezdisshme të rinjve në Maqedoni, hulumtimi “Të rinjtë dhe mediet”. Burimi Metamorfozis dhe FRA

 

  1. .4. Çmimi

Si të kursehen para? Pse të paguhet për diçka që është falas. Kjo është një tezë e cila e prek industrinë muzikore, industrinë e letrës etj. Si muzika pirate, ashtu edhe lajmet janë shumë më të kapshme falas në internet, në masë të madhe nëpër ueb faqe.

 

Çfarë bëhet në Facebook

 

Sidoqoftë, edhe përkundër industrisë teknologjike dhe paraqitjes së rrjeteve sociale, në të cilat të rinjtë janë lexuesit më të shumtë, përsëri bie leximi i lajmeve ekonomike dhe politike.

Sipas Qendrës hulumtuese për njerëz dhe medie PJU (Pew Research Center for the People and the Press  – SHBA), më shumë se një e treta e njerëzve nën 25 vjeç nuk ndjekin lajme çdo ditë. Paradoksi është tek kontrasti sepse adoleshentët kalojnë shumë orë online brenda një jave. Studimi britanik i para do kohe vlerëson se edhe të rinj nën 31 vjeç, të cilët kalojnë një pjesë të madhe të kohës në Facebook, nuk ndjekin lajme çdo ditë, edhepse janë në faqen më të vjetër dhe më të vizituar mediatike sociale në botë.

A do të mund të binden të rinjtë që në mënyrë kritike të kyçen në leximin e lajmeve dhe të flasin për ato në facebook? Nëse e bëjnë këtë, a do tu kthehet ndjenja e bashkësisë? Në këtë mënyrë, kyçja e tyre do të shndërrohet në një botë reale, kundrejt aktivizmit virtual. Dhe, nëse ndodh një gjë e tillë, a do të dimë se si të zhvillojmë një medie të suksesshme?

Në disa hulumtime të caktuara (Greenhow) është konstatuar se adoleshentët dhe të rinjtë janë nëpër rrjete sociale më së shumti për shkak të miqësive joformale – që të bëjnë like nëpër fotografi të preferuara, të bëjnë tage, si dhe për aktivitete të tjera të ngjashme. Ato gjithashtu e praktikojnë edhe „faceworking”, term të cilin Nil Selvin, një sociolog nga Londra, e sqaron si – kur njerëzit me qëllim e përdorin faqen e tyre sociale për promovimin e informacioneve, zgjidhjen e problemeve, shpërndarje dhe inspirimin kreativ.

Мобилни телефони, мобилен интернет и други навики кај младите - истражување „Млади и медиуми“. Извор: Метаморфозис

Telefona celularë, internet celular dhe shprehi të tjera tek të rinjtë – hulumtimi “Të rinjtë dhe mediet”. Burimi: Metamorfozis dhe FRA

 

Edhepse rrjetet sociale si facebooku janë më të përshtatshmet që lajmet të arrijnë deri tek të rinjtë, prapë se prapë, ky rrjet social u ka zhvilluar shumë aplikacione që i largojnë nga leximi i lajmeve politike dhe ekonomike. Sot të rinjtë prej aplikacioneve në facebook shumë lehtë mund t’i bëjnë këto veprime:

– Shkruajnë në rrjete të rrejshme në kuadër të Facebookut;

– U bëjnë like tregimeve të postuara nga tjerët;

– Shkruajnë komente;

– Komunikojnë me përdoruesit e tjerë online;

– Fitojnë pikë gjatë angazhimit në këto dhe të tjera aktivitete.

Domethënë nuk ka kategori „lexojnë lajme”. Sipas gjithë kësaj që thamë, mund të konstatohet se tani për tani kemi më shumë pyetje se sa përgjigje. A inkurajohen të rinjtë për ndjekjen e lajmeve dhe pastaj edhe të angazhohen si qytetarë, nëse ekzistojnë mënyra të reja për transmetimin e lajmeve dhe informacioneve në kuadër të rrjeteve ekzistuese sociale? Si mund të drejtohen këto përvoja drejt medieve dhe të fillojnë të analizojnë se pse është situata e këtillë? A mund të drejtohen mediet drejt asaj që t’i detyrojnë të rinjtë, sidomos ato që rriten në epokën e Facebookut, që të fillojnë të lexojnë lajme?

Këto janë pyetjet kyçe të cilave duhet tu përgjigjen edhe gazetaret dhe ekspertët.

 

(Në nivel kombëtar, tek ne në Maqedoni, për shprehitë e të rinjve ndaj medieve dhe rrjeteve sociale, mund ta shikoni hulumtimin e përgatitur nga ana e „Metamorfozis dhe Forumit Rinor Arsimor” me temë „Të rinjtë dhe mediet” i shpallur në raportin nacional këtu.)


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Abonohuni për lajmet më të reja

Sorry. No data so far.

Sorry. No data so far.