verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbim për verifikim të fakteve në media

Projekt i USAID-it për forcimin e mediumeve në Maqedoni
USAID Logo

Fotografia gazetareske dhe foto lajmi

on 15 - 03 - 2017       
Këtë postim mund ta lexoni edhe në: Maqedonisht
Една од најпознатите новински фотографии воопшто: Бакнежот на Тајмс Сквер во Њујорк, 14 август 1945 година, на денот на победата во војната против Јапонија. Фото: Алфред Ајзенштадт

Një nga fotografitë më të njohura gazetareske në përgjithësi: Puthja në Times Square në New York, 14 gusht 1945, në ditën e fitores ndaj Japonisë. Foto: Alfred Ajzenshtadt

 

Fotografia gazetareske është një fushë e veçantë në gazetari. Ajo, përveç transmetimit të informacionit, duhet të shfaqë një pasqyrë të plotë të realitetit. Problemi me fotografinë gazetareske qëndron në atë se gjithnjë e më shumë funksioni i saj i vetëm është ta plotësojë hapësirën, boshllëkun në tekst, ose ndërmjet dy teksteve.

 

Shkruan: Aleksandar Pisarev

 

Nëse i analizojmë recensionet e publikuara në faqen tonë, në pjesën që i referohet fotografisë, vlerësimi më i shpeshtë është: „nuk manipulon e as nuk informon – është vendosur vetëm si ilustrim”. Disa fotografi janë aq stereotipe, aq shpesh dhe aq gjatë janë përdorur për ilustrim të shkrimeve, sa lexuesit tashmë janë mësuar me to dhe nuk i vënë re aspak. Kjo është diametralisht e kundërt me funksionin e fotografisë gazetareske.

Ky leksion i dedikohet avancimit të standardeve të foto gazetarisë dhe rolit të fotografisë si pjesë përbërëse e një lajmi, informacioni, raporti apo fotografie si lajm, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për medie të shtypura ose ueb portale.

Një fotografi, një mijë fjalë, por a jemi në gjendje çdo herë që ato fjalë ti dallojmë dhe lexojmë nga fotografia adekuate? A dinë mediet që me fotografinë të na përcjellin një mesazh jo vetëm prej 1 mijë, por edhe prej më shumë mijëra fjalësh?

Fotografia gazetareske është një fushë e veçantë në gazetari. Ajo, përveç transmetimit të informacionit, duhet të shfaqë një pasqyrë të plotë të realitetit. Problemi me fotografinë gazetareske është se gjithnjë e më shumë roli i saj është që ta mbushë hapësirën, boshllëkun në tekst ose midis dy teksteve. Ka shumë arsye për këtë, dhe njëra është se në shumicën e medieve nuk ekziston redaktor për fotografi, por këtë funksion e kryen ndonjë dispeçer, ueb dizajner, kompjuterist, i cili merret edhe me të gjitha punët e tjera dhe për të cilin fotografia gazetareske është një gjë shumë e largët dhe e huaj.

 

4170369548_68eb0134ae_b

Nëna me fëmijën në shportë në tregun e Hong Kongut, në vitin 1946, në kohën kur në Kinë zhvillohej lufta qytetare dhe Hong Kongu ishte vetëm një shkëmb i varfër me qindra mijëra refugjatë. Sot Hong Kongu është qyteti më i pasur në botë me bruto prodhim vendr më të madh për kokë banori. Foto: Heda Morison, një nga gratë fotografe më të mira të kohës së saj: Fotografia është restauruar nga Ralph Repo, në vitin 2009 .

 

Fotografia nuk duhet të jetë vetëm ilustrim i tekstit, por edhe një shprehje e fuqishme e autorit. Ajo është tregim përmes fotografive dhe transmetim i të vërtetës. Prandaj, fotografia duhet të jetë e saktë. Ajo paraqet një dëshmi dhe dokument. Është një mënyrë e fuqishme dhe efikase që të nxisë një kuptim më të mirë të botës në të cilën jetojmë. Fotografia në medie është „dritare drejt botës” dhe duhet të mundësojë që numër sa më i madh i njerëzve t’i shohin fotografitë për ngjarjet që mund ta tërheqin vëmendjen e tyre. Ajo shënon një situatë, një moment, një ngjarje të caktuar. Foto lajmi „Gruaja me fustan të kuq të cilën në Stamboll një polic e stërpik me gaz lotsjellës”, u bë simbol i rezistencës në këtë qytet.

 

Foto lajmi,  lajmi blic, „Flash News“

 

Foto gazetaria ose fotografia në lajm dhe informacion, si dhe vetë fotografia si lajm aspak nuk janë pjesë e veçantë e gazetarisë. Fotografia në medie në kohët e fundit pësoi një ndarje në foto-lajme, blic lajme dhe „lajme në përgjithësi”. Edhe në mediet tona gjithnjë e më shpesh hasim lajme blic (më parë kjo kategori quhej „Flash News”). Në mediet botërore dhe rajonale këtij zhanri i kushtohet vëmendje e veçantë (dhe trajnim i gazetarëve dhe fotoreporterëve të rinj). Prandaj, paralelisht me këtë leksion do tu kisha rekomanduar kolegëve të rinj ta hapin edhe аrkivi i World Press Photo, sepse ky konkurs prestigjioz Holandez për fotografi gazetareske ka ndikim të madh në zhvillimin e fotografisë gazetareske si lajm, sepse i kushton vëmendje të veçantë „Spot News”-it që tek ne do të përkthehej si foto lajm.

Nëse do donim që ta definojmë këtë kategori, duhet të themi se kjo është fotografi me të cilën është shënuar ndonjë ngjarje që nuk është e parashikueshme, ose, edhe pse paraprakisht është ditur për të, ose nuk ka mundur të parashihet epilogu i saj. Këtu bëjnë pjesë aksidentet, zjarret, vjedhjet, vërshimet, rrahjet…

 

11962834776_f5cb9bd93b_b

Në vendin e duhur, në kohën e duhur: Fotografi nga fauna – zhanër i cili pothuajse nuk kultivohet fare në Maqedoni. Herier në fluturim (circus assimillis). Foto: David Jenkins, јаnar 2014

 

Fotografia gjithmonë duhet të jetë e lidhur ngushtë me temën që e përpunon, gjegjësisht me ngjarjen të cilën e përshkruan lajmi. Domethënë lajmi, informacioni pa fotografi duket sikur ngjarja të mos ketë ndodhur. Sa është kjo me rëndësi, më së miri e ilustron protesta e gazetës franceze Liberasion, e cila në shenjë mbështetjeje ndaj fotografëve dhe fotoreporterëve që për shkak të punës së tyre janë të ekspozuar ndaj shumë rreziqeve, publikoi publikoi një numër të gazetës pa fotografi.

„Ky ishte një shok vizual, për herë të parë në histori. Liberasioni u shtyp pa asnjë fotografi dhe me korniza të zbrazëta. Gazeta dukej sikur të ishte pa zë, sikur të ishte pa atë muzikë të brendshme të vogël që e ndjek shikimin e lexuesit.”, shkroi atë kohë Brigite Olier, një gazetare e Liberasion.

 

Кur fotografia mund ta shqetësojë shikuesin

 

Fotografia në gazeta ndikon tek ndjenjat më të thella të lexuesit dhe të procesit të tij mendor, mendimet e tij për ngjarjen, ndikon tek qëndrimi i tij për një ngjarje të caktuar dhe tek këndvështrimi i tij për jetën. Fotografia në medie e ndryshon vizionin e botës, lexuesve ua hap sytë para asaj që në realitet i mbajnë mbyllur.

Njerëzit i duan fotografitë, i mbajnë mend, i kuptojnë dhe besojnë në atë që e shohin. Prandaj, fotografia duhet të jetë interesante dhe informuese dhe tek ai që e sheh të zgjojë disa ndjenja të cilat një tekst i thjeshtë, pa fotografi nuk do t’i kishte zgjuar. Fotografia duhet të tërheqë vëmendje dhe ta mbajë interesimin e lexuesit. Ai moment ka edhe një vlerë komunikologjike të llojit të veçantë. Nga ana tjetër, fotografia është edhe shikim i një situate të caktuar nëpërmjet syrit (objektivit) të fotoreporterit dhe redaktorit të cilët këtë fotografi e kanë inkuadruar në atë mënyrë që ata mendojnë se do të ndikojë tek lexuesit.

Ishim dëshmitarë kur në faqet e para të shtypit të vendit dhe ndërkombëtar u publikua fotografia e Gadafit, „Fundi i një diktatori“. Fotografia nuk ishte e bukur për sytë, ishte dramatike dhe njëkohësisht ishte edhe fotografia e fundit e Gadafit gjallë. Të nesërmen u paraqitën edhe fotografitë të Gadafit të vdekur. Duke pasur parasysh se fotografitë e publikuara shqetësuan një pjesë të lexuesve, duhet të sqarojmë se, për shembull, nuk është njësoj si të publikohet një fotografi e një diktatori të vdekur, dhe një fotografi e një aksidenti të frikshëm të ndonjë bashkëqytetari tonë i cili është vrarë në atë aksident. Fotografia e Gadafit është dokument, dhe është identike si lajm të cilin edhe për shumë vite dikush do ta kërkojë. Kjo, (përveç mbase për pak njerëz që kanë punuar në Libi, dhe mbase kanë pasur takim me Gadafin) nuk shkakton emocione të veçanta, por mbase shkakton vetëm një lehtësim për drejtësinë që e ka arritur nga një popull i vuajtur mijëra kilometra larg nesh.  Për dallim nga kjo, që me siguri do na shqetësojë.

 

Една од безбројните фотографии од светските боишта: Американски војник клекнува пред опремата на свој соборец, евакуиран по тешки здобиени повреди во акција; Виетнам, во близина на границата со Камбоџа, 4 јули 1966 година. Фото: UPI – United Press International. Објавено од: manhai

Një nga fotografitë e shumta nga fushëbetejat nëpër botë: Amerikani gjunëzohet para pajisjeve të bashkëluftëtarit të tij, i evakuuar pas marrjes së lëndimeve të rënda gjatë aksionit; Vietnam, në afërsi të kufirit me Kamboxhan, 4 korrik i vitit 1966. Foto- UPI -United Press International. Publikuar nga: manhai

 

 

Një medie serioze, një redaktor i mirë ose një fotoreporter i mirë, gjithmonë do të përpiqen që fotografitë e publikuara në medien e tyre të jenë të sakta dhe të pozicionuara me precizitet ndaj tekstit, me legjendë dhe nënshkrim të autorit. Ja një shembull i keq: media publikon një tekst të gjerë për kolegun tonë Zoran Bozhinovski dhe e jep të gjithë historinë së bashku me të dhënën se janë mbledhur 10.000 nënshkrime për lirimin e tij nga akuzat dhe për mbështetjen që e ka nga SHGM dhe UGS. Teksti është ilustruar me një fotografi të madhe të Naser Selmanit, pa legjendë dhe pa nënshkrim. Lexuesit nuk kanë pse e njohin as Selmanin, e as Bozhinovskin, por nga një tekst i formuar në këtë mënyrë fitojnë përshtypje se në fotografi është Bozhinovski, gjë që nuk është e vërtetë – në fotografi është një njeri tjetër.

Shembull tjetër:….„Është grabitur një ekspoziturë e Shparkase-s në lagjen Gjorçe Petrov”…… ja se si e kanë ilustruar këtë lajm disa medie tonat këtu, këtu dhe këtu. Në fotografinë e parë janë dy policë të kthyer me shpinë. A e kanë vjedhur ato? Pse jo, edhe policët nuk janë të përkryer. Tek e dyta i shohim (mund t’i identifikojmë) dy persona me pistoleta. A ka arritur fotoreporteri t’i regjistrojë gjatë grabitjes? Fotografia e tretë në mënyrë eksplicite e paraqet „sulmuesin” , domethënë media e „di” se kush e ka grabitur bankën. Nga këto fotografi fitohet përshtypje sikur Gjorçe Petrovi të jetë në një kontinent tjetër, domethënë fotografi nuk ka mundur të shkojë deri tek Shparkase dhe të bëjë një fotografi autentike.

Funksioni i reporterit nuk është që të shkruajë lajme, por t’i kapë ato me kamerë. Njerëzit janë pjesa më e rëndësishme e çdo fotografie gazetareske. Njerëzit janë elementi kyç për fotografinë gazetareske. Fotografi duhet ta gjuajë atmosferën nëpërmjet objektivit dhe ti japë dinamikë. Nëse në fotografi nuk ka njerëz, ajo është e vdekur dhe ngjan si një maketë.

 

Лајф магазин – една од најдобрите школи на фотоновинарство во светот. Издание од 28 октомври 1966 година – фотографија од боиштата во Виетнам. Објавено од: manhai

Life Magazine – një nga shkollat më të mira të fotogazetarisënë mbarë botën. Botimi i datës 28 tetor të vitit 1966 – fotografi nga fushëbetejat në Vietnam. Publikuar nga: manhai

 

Fotografi joetike

 

Me fotografinë dixhitale dhe telefoninë celulare, transmetimi i imazhit bëhet gjithmonë e më i shpejtë, ndërsa fotoreporterët bien në tundim që të „gjuajnë” momente që janë vizualisht tërheqëse, por shpesh janë skajshmërisht joetike (për shembull, patenti i zbërthyer i kryeministrit). Me këtë edhe fotografia e gazetar tabloidizohet, ndërsa bie edhe kredibiliteti i fotoreporterëve. Kjo nënkupton se fotoreporterët dhe mediet duhet të respektojnë disa parime etike. Nga ana tjetër, na imponohet edhe pyetja nëse është e vërtetë ajo që e shohim në fotografi, ose ndoshta në këtë epokë të teknologjisë moderne kompjuterike dhe fotoshopit, dikush mund ta ketë lëvizur patentin e pantallonave të kryeministrit me qëllim. Në atë rast, ajo që është paraqitur në fotografi është gënjeshtër. Fotogazetaria dhe fotoreporterët, duhet të kenë një etikë të fortë dhe të bëjnë që çdo gjë që publikohet të jetë e drejtë, dryshe mediet shndërrohen në tabloide të cilave askush nuk u beson, por lexohen vetëm për argëtim.

Në lajmet e rregullta dhe informacionet bëjnë pjesë konferencat, vizitat dhe takimet e personave të rëndësishëm dhe këto fotografi kanë një dozë të caktuar të planifikimit, këto fotografi, si dhe portretet, janë fotografi tematike që mund të planifikohen paraprakisht.

 

Privatësia është zonë gri për gazetarët

Ku mund, dhe ku s’mund të bëhen fotografi? Ku përfundon e drejta e opinionit që të dijë, ndërsa ku fillon e drejta e individit për privatësi? Kjo është shumë e vështirë për tu kufizuar, por ekzistojnë disa konsensuse gjenerale se nëse personi gjendet në privatësinë e shtëpisë, familjes apo zyrës së vetë, atëherë është jashtë fushëveprimit të aparatit fotografik, përveç në rastet kur fotoreporteri është i ftuar brenda (shembuj nga situata të ndryshme).

 

На пат: моторџија со своето куче чивава. Фото: Сузан Хол Фрејзиер, декември 2011, снимено преку прозорец од автомобил

Në rrugë: motopiklisti me qenin e tij çiuaua. Foto: Susan Hall Frazier, dhjetor 2011, e bërë nga dritarja e makinës

 

(Foto)gazetari qytetare

 

Mediet e reja kanë ndryshuar shumë gjëra në botën e gazetarisë dhe fotografisë gazetareske. Para së gjithash, informacionet janë në dispozicion të blogerëve dhe qytetarëve. Shikoni shembuj kur bëhet fjalë katastrofat e mëdha natyrore, trazirat, protestat, aksidentet… kush është i pari në vendin e ngjarjes? „Qytetarët e thjeshtë”. Me vetë këtë fakt ato janë në gjendje të raportojnë të parët për një ngjarje. Kështu, me zhvillimin e internetit kemi një formë të re të të ashtuquajturës „gazetari dhe fotoraportim qytetar”, të cilat i referohen rolit aktiv të qytetarëve në procesin e raportimit, analizimit dhe shpërndarjes së lajmeve. Në situata të tilla foto informatat i bëjnë qytetarët, i shpërndajnë nëpërmjet telefonave celular ose internetit. Rëndësia e gazetarisë dhe fotoraportimit qytetar nëpër rrjetet sociale Twitter dhe Facebook është se janë mjete nëpërmjet të cilave informacionet dhe fotografitë mund të dërgohen më shpejtë dhe më me efikasitet, sesa në rastet e gazetarisë tradicionale. Megjithatë, këtu mediet janë tërësisht jokorrekte kur bëhet fjalë për të drejtat e autorit. Keqpërdorimi i veprës së autorit është më i shpeshtë nëpër mediet e shtypura, por edhe tek portalet. Shumë gazeta ditore, revista dhe portale shpesh përdorin ilustrime për tekstet e tyre, publikojnë fotografi dhe „harrojnë” të shënojnë se nga i kanë marrë ato.

 

136173281_a03c9232a3_o

Fotografi qytetare nga vendngjarja: vdekje në rrugë, San Francisco, 26 prill, 2007. Foto: Global X

 

Në parim, nëse nuk keni miratim për përdorimin e fotografisë nga vetë autori, veprën e tij nuk guxoni ta përdorni. Pse ta bëni këtë, kur thjesht mund ta shënoni autorin, ose të merrni ndonjë fotografi nga shërbimet e lira për fotografi në internet? Natyrisht, duhet të shënoni se prej ku është marrë fotografia. Al Jazeera bëri një hap kolosal për raportet e para të „Pranverës Arabe” në vitin 2011, me atë që publikoi online informacione dhe fotografi të cilat ishin të dispozicion të të gjithëve. Por, kur përdoren, doemos duhet të shënohet autori, titulli, adresa burimore dhe linku.

në foto gazetari ekzistojnë shumë pengesa të cilat na paraqiten çdo ditë gjatë ndërtimit të këtij profesioni, por kur ta hapni gazetën ose revistën dhe ta shihni fotografinë me emrin tuaj nën të, do ta ndjeni ngrohtësinë e këtij profesioni.


Ky leksion gazetaresk është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky leksion gazetaresk është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Abonohuni për lajmet më të reja