verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Publikim “për pesë pare” pa grimcë lajmi

on 21 - 10 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

dokaz

[Recension: Nuset në vend në tubimin në “Boris Trajkovski”, gabimisht kanë përfunduar në Kopshtin zoologjik?]

Informatë triviale, pa grimcë vlere me rëndësi për publikun… Plasohet një tekst që ka vetëm një fjali sikur bëhet fjalë për ndonjë lajm të rëndësishëm. Në fakt, sipas standardeve profesionale, bëhet fjalë për angazhimin e dy zonjave në tubimin partiak të partisë në pushtet, që për publikun është krejtësisht i parëndësishëm.

nevestive-po-greshka-mesto_-http___www-dokazm-mk_nevestive-poLinku deri te artikulli origjinal: Nuset në vend në tubimin në “Boris Trajkovski”, gabimisht kanë përfunduar në Kopshtin zoologjik?

Data dhe koha e publikimit: 16.10.2016

Data e recensionit: 20.10.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

TEKST I PAVLERË

Me të vërtetë lajm shumë “i rëndësishëm”, ska fjalë?! Çfarë rëndësie ka ajo se si dy aktiviste partiake, nga brendia e vendit, e kanë kaluar ditën në Shkup, kur partia në pushtet, VMRO-DPMNE e mbajti tubimin e saj? Përgjigja është – asnjë lloj rëndësie. As që dikush ka për t’u “tronditur” nëse e lexon tekstin, e as që dikush do të mbetet i painformuar nëse nuk e ka parë atë, për shkak se thjeshtë nuk ka informatë. Kanë ardhur zonjat, qoftë me vullnetin e tyre, qoftë me urdhër, në kryeqytet, kanë shkuar në tubim dhe pastaj, pasi kanë qenë aty, e kanë vizituar edhe Kopshtin zoologjik. Këtë me siguri e kanë publikuar në rrjetet sociale, dhe pastaj ky portal i ka marrë këto fotografi dhe ka bërë një “lajm”. Jo, këtu nuk ka lajm.

Nuset kanë bërë selfie me urdhër të partisë, mirëpo në vend se në QS “Boris Trajkovski” kanë shkuar në Kopshtin zoologjik, po kjo është e njëjta, edhe këtu edhe atje kafshët mbajnë fjalime…

Ku është burimi për urdhërin partiak për të “bërë selfie”? Është e qartë se bëhet fjalë për supozim, apo thjesht spekulim.

Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar.
Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur – neni 1 i Kodit të gazetarëve.

Për t’u kritikuar është edhe fjalori jadekuat që është përdorur në atë fjali të vetme – “po kjo është e njëjta, edhe këtu edhe atje kafshët mbajnë fjalime”.

Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e të folurit dhe etikën – neni 15 i Kodit.

Domethënë, nuk ka informatë të vërtetë, të besueshme, që është me vlerë për lexuesin, por ka fjalor joadekuat, pa esencë, pa përmbajtje. Thjesht, tekst i pavlerë!

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

:

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

:

:

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja