verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Qëllim malicioz dhe spinues

on 22 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

06212016-Kurir-Sarena-Droga.mk_

[Recension: Revolucioni laraman deri te anëtarët e vet: Sot mos u drogoni]

Profesioni i gazetarisë është shumë serioz, i përgjegjshëm dhe mbi të gjitha, i rëndësishëm. Gjithsesi, gazetaria e mirëfilltë, qëllimmirë dhe profesionale. Këto dimensione të saj gjenden në preambulën e Kodit të gazetarëve:

Duke e ndjekur rolin e tyre në ndërtimin e demokracisë dhe të shoqërisë qytetare, gazetarët do t’i mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë, do ta respektojnë pluralizmin e ideve dhe të qëndrimeve, do të kontribuojnë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në kontrollimin e pushtetit dhe të subjekteve tjera të jetës publike.

Mirëpo, në vetëm tre fjali, nga të cilat përbëhet përmbajtja mediatike që e recensojmë, janë shkelur së paku tre dispozita të Kodit. Në vetëm tre fjali zbulohet qëllimi malicioz dhe spinues i këtij publikimit.

Një rekomandim qëllimmirë deri te të gjithë ata që duan të marrin pjesë në protestë, e drejtë kjo e garantuar me Kushtetutën e vendit, është shndërruar në përmbajte dhe në porosi përplot me favorizim politik dhe, ajo që është edhe më me rëndësi, me ofendim.

06212016 Kurir Sarena Droga.mkLinku deri te artikulli origjinal: Revolucioni laraman deri te anëtarët e vet: Sot mos u drogoni

Data dhe koha e publikimit: 20.06.2016, 16:58

Data e recensionit: 21.06.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

POROSI OFENDUESE

Është çështje e organizatorit që ai konsideron se është me rëndësi që t’i këshillojë pjesëmarrësit e një proteste. Veçanërisht kur priten mijëra qytetare. Të gjithë ata vijnë me shprehitë dhe bindjet e tyre dhe më e mira është që asgjë të mos i lihet rastit.

Gazetarët duhet të raportojnë për përgatitjet për një ngjarje të këtillë nëse konsiderojnë se kjo është me interes për publikun dhe nëse është në përputhje me politikën e tyre redaktuese. Më profesionale është kur këto dy kushte janë njëkohësisht me interes dhe kur janë të plotësuara njëkohësisht.

Në një situatë tjetër, kur nuk jepni as pesë para për interesin publik, ndërsa përmbajtja që plasohet pasqyron politikë redaktuese që është në kundërshtim me të drejtën e protestës, atëherë ju mbetet një informatë gazetareske që është politikisht e anshme, që është në kundërshtim me nenin 14 të Kodit të gazetarëve, i cili parasheh “distancë profesionale nga subjektet politike”.

Kur nuk bëhet kjo, automatikisht shkilet edhe neni 10 i këtij kodi, që ka të bëjë me pozitën e gazetarit në lidhje me të drejtat dhe liritë e njeriut:

Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë ose diskriminim mbi çfarëdo lloj baze (kombëtare, fetare, racore, gjinore, shoqërore, gjuhësore, politike, të orientimit seksual…).

Dhe në fund, jo më pak i rëndësishëm është edhe obligimi të cilin e parasheh paragrafi i dytë i nenit 15 të Kodit:

Gazetari duhet ta kultivojë kulturën e gjuhës dhe etikën.

Përndryshe, nëse kjo porosi është dukur si mjaft kontraverze, kanë mundur të kontaktohen organizatorët dhe të kërkohet sqarim prej tyre. Mirëpo, ky është një veprim profesional gazetaresk, e qartazi, kjo përmbajtje ka pasur motiv tjetër.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja