verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Qëndrimet personale nuk përbëjnë lajm

on 18 - 07 - 2015       

[Recension: Sulejman Rexhepi po rrënon traditën e Festës së Bajramit në BFI]

Asnjë informacion pa burime dhe pa përfshirë të dy palët nuk konsiderohet si lajm sipas standardeve gazetareske. Aq më tepër është një lajm jo profesional nëse në të ka opinione personale dhe ofendime.

Sulejman Rexhepi po rrënon traditën e Festës së Bajramit në BFI   Ditari.mk   Rigjistri i lajmit

 

Linku deri te artikulli origjinal: Sulejman Rexhepi po rrënon traditën e Festës së Bajramit në BFI

Data dhe koha e publikimit: 15.07.2015

Data e recensionit: 16.07.2015

Recensues: Benjamin Arifi

Teksti që po recensojmë ka të bëjë me traditën e kremtimit të Festës së Bajramit nga Bashkësia Fetare Islame por informacionet janë të pa bazuara në burime dhe fakte. Teksti ka më shumë supozime dhe spekulime.

“Gjatë festës së Bajramit si zakonisht miqtë dhe dashamirët e këtij institucioni shkojnë dhe vizitojnë institucionin dhe urojnë myslimanëve festën e Bajramit, por kësaj radhe tradita e pritjes së mysafirëve në BFI po ndryshon dhe po rrënohet ajo traditë”, ky paragraf përmban konstatim, ndërsa nuk citohet burimi për ndryshimin e ndonjë lloj procedure që edhe ashtu ka qenë joformale.

Teksti është shkruar me zhargon jo-profesionist gazetaresk dhe me shumë gabime drejtshkrimore. Autori ka tentuar të shtrojë një tezë për ndryshimin e ndonjë protokolli të BFI-së për festën e Bajramit, por për shkak të mungesës së detajeve dhe formulimit jo të drejtë të fjalive, ideja nuk kuptohet deri në fund.

 “Tradicionalisht informohen institucionet dhe personalitete lidhur me kremtimin e kësaj feste dhe për formën e realizimit, megjithatë kjo nuk po ndodh, në fakt nuk janë informuar institucionet dhe personalitete, por ata janë thirr!”.

Pse dikush po e prish traditën e Bajramit në BFI, pse me këtë pamundësohen besimtarët të vizitojnë BFI si gjithnjë për festën e Bajramit?!

Për dallim prej konstatimit të tekstit, opinioni nuk ka parë asnjë informatë zyrtare për “pamundësimin” e besimtarëve të kryejnë vizita në BFI.

Autori më pas shkruan: “Sulejman Rexhepi me shumë të drejtë duhet të frikohet pasi që ai kishte fyer (sharë) hoxhallarët haptazi, si duket psikologjia e tij frustruese nuk e lë të qetë për mëkatet e bëra”. Me këtë rresht teksti shndërrohet në lajm tendencioz pasi jep përshkrime nënvlerësuese.
Pas një paragrafi të tillë, një tekst  sipas normave profesionale gazetareske do të pasonte me qëndrimet e palëve të akuzuara. Ky tekst nuk përmban qëndrim të Reisit, ose dikujt tjetër prej BFI-së.
Në tekst më pas thuhet: “Në fakt kjo sjellje nuk i falet nga hoxhallarët e Shkupit”, por nuk është transmetuar qëndrim i asnjë imami të Shkupit.

Shqetësimet janë të shumtë të Sulejman Rexhepi pikërisht pas bojkotit që i bënë diplomatët në Shkup, vetëdijesimi i të “parit” të BFI akoma mungon, dhe nga shuplaka e fituar nga diplomatët tani mundohet t’i afron ata me bakllavë Gostivari të përgatitur nga kuzhina e BDI-BFI nuk ka thirr mysafir ngase autoritetin që duhet pasur institucioni gjithnjë është vizituar nga krerë të partive politike, ambasadorë, drejtor institucionesh, hoxhallarë, qytetar me përkatësi Islame, etj.

Teksti përfundon me një paragraf me elemente komentimi. Përveç kësaj, vazhdojnë edhe komentet dhe ofendimet personale ndaj Reisit.

Ofendime të tilla janë jashtë çdo norme etike edhe sikur teksti të ishte opinion. Ofendimet publike për veç se janë jo profesionale ato bartin edhe pasoja juridike.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

:

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

infoVistinitostTITLE QUALITY

jokreativ

senzacionalist

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

nuk aplikohet

Abonohuni për lajmet më të reja