verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Qull mediatik me fërgesë partiake

on 14 - 06 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

zurnal

[Recension: FOTO: Erdhi fundjava, “laramanët” u nisën për Halkidiki]

Tekst tendencioz i plotësuar me fotografi të qëllimshme, dhe pa asnjë komponentë informative. Bëhet fjalë për material provokues.

 1111Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Erdhi fundjava, “laramanët” u nisën për Halkidiki

 Data dhe koha e publikimit: 10.06.2016  16:15

 Data e recensionit: 11.06.2016

 Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

TEKST I “SHKARRAVITUR” KUNDËR “LARAMANËVE”

Ky, padyshim, është një produkt që është i dedikuar për manipulim. “I vjen” era “qull” me fërgesë partiake për të cilën gjë flasin disa elemente. E para, teksti në vete nuk ka asnjë komponentë informative, më saktë nuk përmban asnjë lajm, por spekulim. E dyta, manifeston anshmëri të fuqishme ndaj një opcioni politike që shihet nga ofendimet e shprehura ndaj palës tjetër. E treta, formulimet e shprehura janë jashtëzakonisht të hiperbolizuara dhe në tërësi nuk korrespondojnë me situatën reale.

Bëhet fjalë për tekst të shkurtër, mirëpo “helmues” që dëshiron të dërgojë disa porosi, besoj të motivuara politikisht, sikur ekziston shenjë e barazisë ndërmjet “Revolucionit laraman” dhe LSDM-së, se “laramanët” janë njëfarë forme tradhëtare për shkak se për fundjavë do të shkojnë në Greqi dhe se janë forcë jashtëzakonisht destruktive…

“Revolucioni laraman” do të pushojë këtë fundjavë në Greqi.

Тransparente me porosinë “Qëndrim të këndshëm në Greqi, Revolucioni laraman” ishin vendosur sot nëpër autostradën që çon në vendkalimin kufitar me fqinjin tonë jugor.

“Revolucionarët” (mercenarët), të cilët të mbështetur nga LSDM-ja bëjnë kaos në Shkup, thejnë, shkatërrojnë, sulmojnë policë dhe qytetarë, këtë fundjavë do të psuhojnë në plazhet greke.

Shumë fjalë, mirëpo pak argumente. Ku janë bazat për pohimin se mu ata do të shkojnë në Greqi edhe atë konkretisht në Halkidiki? Ku janë dëshmitë se janë mercenarë të LSDM-së? – Qartë, nuk ka. Mirëpo, ka një sërë shembujsh për shkeljen e Kodit të gazetarëve:

Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe botuar (neni 1)

Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve, ndërmjet lajmit dhe komentit (neni 13)

Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike (neni 14) 

Prandaj, do të themi se lexojmë një tekst “të shkarravitur” kundër “laramanëve”.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante

2 burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja