verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Rasti i vdekjes (keq)përdoret për sulm politik

on 6 - 05 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Пулс-24-КАТИЦА-ЈАНЕВА-ЈА-ПРОСЛАВУВА-ПРВАТА-ЖРТВА-Додека-хулиганите-демолираат-Катица-на-ручек-со-обвинителите 1

[Recension: KATICA JANEVA E FESTON VIKTIMËN E PARË: Përderisa huliganët shkatërrojnë, Katica në drekë me prokurorët]

Para nesh kemi një publikim që (keq)përdoret për diskreditim personal, me ç’rast plasohet një tezë e paqëndrueshme për vdekje të dyshimtë për të cilën është duke u zhvilluar hetim. Me një qasje të këtillë kufomëngrënëse shkilen disa nene të Kodit të gazetarëve, si dhe të parimeve të përcaktuara për raportim etik.

Пулс 24 КАТИЦА ЈАНЕВА ЈА ПРОСЛАВУВА ПРВАТА ЖРТВА Додека хулиганите демолираат Катица на ручек со обвинителитеLinku deri te artikulli origjinal: KATICA JANEVA E FESTON VIKTIMËN E PARË: Përderisa huliganët shkatërrojnë, Katica në drekë me prokurorët

Data dhe koha e publikimit: 27.4.2016

Data e recensionit: 1.5.2016

Recensues: Аleksandar Peshev

TEKST JOETIK DHE I PACIPË

Spini dhe anshmëria politike shihen që në titull, e pastaj përpunohen në hyrje të publikimit, i cili assesi nuk mund të konsiderohet si produkt profesional gazetaresk. Në të me një qasje krejtësisht joetike dhe joprofesional komentohet se vdekja e Kosta Kërpaçit, dëshmitarit të Prokurorisë speciale publike, i cili u gjet në listën e të amnestuarve nga kryetari Gjorge Ivanov,

“nuk i pengoi prokurorët që sot ta festojnë viktimën e parë të funksionimit të tyre joligjor, joprofesional dhe të dhunshëm.”

Pohimet e këtilla nuk janë atribuar, që do të thotë se ato paraqesin komentim edhe atë i hetimit që është duke u zhvilluar, që është në kundërshtim me disa nene të Kodit të gazetarëve. Më saktë, është shkelur neni 13 me atë që nuk bëhet dallim ndërmjet fakteve dhe mendimit dhe ndërmjet lajmit dhe komentit.

Në fakt, teksti nuk përmban elemente që mund të identifikohen si fakte, por përkundrazi, njëanshmëria tregon se ka favorizim politik. Me këtë është shkelur neni 14 i Kodit të gazetarëve, për shkak se qartazi nuk është siguruar distancë profesionale nga subjektet politike. Implikimi për gjoja veprim kriminal dhe të dhunshëm pa ofruar dëshmi për pohimet e këtilla, tregon se është shkelur neni 15 i Kodit të gazetarëve, për shkak se është e qartë se me pohimet e pabaza nuk kultivohet kultura e gjuhës dhe etikës.

Vdekja e Kërpaçit përdoret për ta sulmuar Prokurorinë speciale publike dhe ministrin për punë të brendshme nga radhët e opozitës. Informacionet për rastin për të cilin ka hetim aktiv spinohen për diskreditim personal, dhe kjo është evidente në paragrafin vijues:

“Për shkak të presionit nga ana e prokurorëve të PSP-së dhe ndjekjes së vazhdueshme të Kosta Kërpaçit nga ana e bandave të MPB-së në kontrollin e Oliver Spasovskit, të cilët për çdo ditë të armatosur janë futur në banesën e tij dhe e kanë maltretuar para gruas dhe fëmijës, ai sot bëri vetëvrasje.”

Elementi senzacionalist në këtë formë të të shprehurit është në kundërshtim edhe me një standard profesional:

Mënyra e informimit në rastet e fatkeqësive, katastrofave natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të çliruara nga senzacionalizmi. (neni 8)

Në përpjekje që të mbështeten një pjesë e pohimeve të bëra në tekst, përmendet një burim jozyrtar i informatave:

“Siç kuptojmë nga të afërmit e tij, ai ka qenë vazhdimisht i ndjekur dhe i përgjuar, është thirrë në biseda në PSP ku i është nënshtruar torturave dhe presioneve, dhe është shnatazhuar që të japë dëshmi të rrejshme për të cilën gjë kundër Katica Janevës ka edhe padi penale.”

Megjithatë, edhe shfrytëzimi i këtillë i informatave është i pahijshëm dhe në kundërshim me Kodin e gazetarëve, veçanërisht me këtë dispozitë:

Gazetari është i obliguar ta respektojë dhimbjen personale dhe pikëllimin. (neni 7)

Në mënyrë plotësuese, mirëpo që nuk është edhe më pak e rëndësishme, në këndin e njërës nga fotografitë me të cilat është ilustruar teksti, është futur portreti i vëllait të Kosta Kërpaçit. Edhe pse kjo, me gjasë është bërë nga mosdija ose pakujdesia, gjithsesi paraqet një lëshim serioz. E fakti që gabimin e njëjtë e kanë bërë disa medie, megjithatë nuk e zvogëlon përgjegjësinë e portalit që e plason artikullin që e recensojmë.

Marrë në përgjithësi, kemi një publikim joprofesional komentues, i cili në mënyrë kufomëngrënëse nuk e respekton dhimbjen personale dhe pikëllimin dhe nëpërmjet komenteve përpiqet të krijojë spin për diskreditimin e Prokurorisë speciale publike dhe ministrit opozitar. Shprehja e pahijshme është plotësuar me senzacionalizëm, me çka ky publikim paraqet shembull për arritjen e një fundi të ri në shprehjen publike.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

:

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

është theksuar autori, është theksuar burimi me link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja