verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Branko Cërvenkovski përsëri i kontrollon Zaevin dhe Sheqerinskën

on 2 - 06 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

24-098765-098700-crop-resize

Edhe një tekst, kushedi i sati me radhë, për situatën në opozitë i observuar nga syri mbikëqyrësve të mprehtë të gjendjeve në LSDM. Pas një sërë artikujsh për konfliktin ndërmjet liderit aktual dhe atij të mëparshëm për atë se si kjo do të çoj në ndarje dhe shkatërrim të partisë, takimi i papritur ndërmjet dy politikanëve pas kongresit partiak i detyroi një “çetë” të tërë mediash, duke e përfshirë edhe atë ku është publikuar teksti që është subjekt i recensionit, ta ndryshojnë kursin në “analizat” e tyre. Tani, megjithatë, luhet “kënga e vjetër” se B.C. e kontrollon Z.Z. Vetë fakti se pas takimit të tyre menjëherë u radhitën “në rresht” pothuajse dhjetëra televizione, gazeta dhe portale, tregon se bëhett fjalë për një kostum universal të llojit të vet që ka më tepër stof politik, se sa stof real gazetaresk.

2Linku deri te artikulli origjinal: Branko Cërvenkovski përsëri i kontrollon Zaevin dhe Sheqerinskën

Data dhe koha e publikimit: 24.05.2014, 11:36

Data e recensionit: 27.05.2014

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

GAZETARI “SHKRUAJ-FSHI” DHE “ETER-ERË” 

Vështirë mund të dëshmohet vërtetësia e këtij teksti, për shkak se pohimet e prezantuara në të nuk janë mbështetur në mënyrë adekuate me argumente gazetareske. Të thuhet se “Cërvenkovski mbetet që t’i tërheqë penjtë”, duke e pasur parasysh me këtë rast epilogun e Kongresit, si dhe mungesën nga organet udhëheqëse të, siç thonin disa media, njerëzve të afërt me ish-liderin, dhe gjatë kësaj pa mos dhënë asnjë dëshmi ose deklaratë nga ndonjë bashkëbisedues kredibil dhe të theksuar qartë, më së paku që mund të thuhet është sе është joserioze. Pritni, vetëm para disa javësh “trumpetohej me të madhe” për qëllimin gjithsesi serioz, të kryetarit aktual të partisë opozitare të hiqet nga funksioni mu nga ish-lideri, që menjëherë pas takimit të tyre të paradokohshëm të ndryshohet politika redaktuese e një pjese të madhe të mediave në atë se “Brankoja përsëri është timonier”. Hm, aq nga konsekuenca e “analizave”, ose bëhet fjalë për gazetari “shkruaj-fshi” dhe “eter-erë”.

Qasja e këtillë padyshim me vete sjell kualitet të dobët përmbajtësor që nuk mund të lavdërohet me ndonjë risi. Lajmi për takimin ndërmjet dy opozitarëve është dy ditë i vjetër para publikimit të këtij lajmi, e pastaj për disa nevoja, supozoj politike, është recikluar në këtë artikull. E, po, nuk duhet të harrohet as background-i që na ofrohet për atë që udhëheqësia aktuali ia ka për borxh liderit të vjetër. Nuk them se nuk duhet të figurojë faktografia, por paraprakisht së paku të plasohej ndonjë lajm i bazuar, e jo “me të dëgjuar” nga, burimet tashmë të njohuar anonime.

Nga ana tjetër, formulimet e përmendura tregojnë një dozë të joobjektivitetit, e cila është e përforcuar në mënyrë plotësuese me disa komente si p.sh.:

“Me hapin e këtillë më së miri vërtetohet se Cërvenkovski ka kontroll të rreptë mbi partinë dhe çkado që të ndodhë, megjithatë, Sheqerinska dhe Zaevi do t’i kenë atij borxh të përhershëm dhe për këtë arsye janë në komandën e tij”.

 

TEKST “NËN KOMANDË”

Se bëhet fjalë për “tekst nën komandë” flet fakti se artikuj të ngjashëm me formulime pak a shumë të ngjashme u paraqitën edhe në disa media. Gjithsesi, pika të tyre përbashkëta, përveç përmbajtjes, ishin edhe konstruksionet e titujve, të cilat, sikurse edhe titulli i këtij materiali, janë senzacionaliste dhe pa komponentë informative.

Bile edhe dy fotografitë e përdorura në këtë tekst besoj se nuk janë zgjedhur rastësisht – ish-lideri i shoqëruar nga kryetari aktual në barikada me një kordon policësh para tyre. Do të thoshim foto të nxjerra nga konteksti me ndonjë prapavijë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja