verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shërbimi për verifikimin e fakteve në mediume në konferencën POINT30 në Sarajevë

on 30 - 05 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

point_2_0_24_05_2013_033

Prej 22 deri më 24 maj në Sarajevë u mbajt konferenca e tretë ndërkombëtare POINT në organizim të organizatës joqeveritare “Zastone“, ku morën pjesë organizata lokale, rajonale dhe ndërkombëtare, që veprojnë në Ballkan, në Evropën Lindore dhe më gjerë. Tema e konferencës ishte “Përgjegjësia politike dhe teknologjitë e reja” dhe ajo përmbante prezantime dhe punëtori të shumta, të përmbledhura në një program treditor, me ç’rast kishte ligjërues, përveç nga rajoni, edhe nga SHBA-të, Ukraina, Rusia, Egjipti dhe shumë vende të tjera.

Disa nga prezentimet më interesante kishin të bëjnë me teknikat e reja në internet që u përdorën për herë të parë në fushatën e kryetarit aktual të SHBA-ve, Barak Obama, e të cilat i sqaroi drejtori i fushatës për teknologji të reja Маjkl Sllabi, si dhe teknikat në internet që janë përdorur në fushatën e bloguesit, aktivistit dhe opozitarit të njohur rus, Viktor Navallni, gjatë kandidimit të tij për kryetar komune të Moskës në zgjedhjet e vitit të kaluar në Rusi. Këtë e prezantoi Katerina Patjulina, e cila ishte përgjegjëse për fushatën në internet të Navallnit.

Gjatë vitit të kaluar, kishte zhvendosje tektonike politike, që u shprehën nëpërmjet demonstratave masive në Ukrainë dhe në Turqi, e më parë edhe në Egjipt. Nga të gjitha këto vende kishte përfaqësues të cilët folën për rolin dhe përdorimin e internetit në organizimin e demonstratave masovike dhe ndryshimet politike në këto vende.

Njëra na panelistet nga Ukraina ishte Аna Babinec, e cila e inicoi projektin YanukovychLeaks me të cilin nga liqeni në afërsi të rezidencës së ish-kryetarit të Ukrainës, Viktor Janukoviç, me ndihmën e zhytësve janë nxjerrë 200 klaserë me dokumente, të cilat janë hudhur atje me qëllim që të shkatërrohen, dhe të cilat më pas janë sistematizuar dhe janë publikuar në internet.

Për ngjarjet në Turqi, folën profesorët Аsli Tunç dhe Еrkan Saka, të dytë nga Universiteti Bilgi në Stamboll, me ç’rast u sqaruan ndryshimet që i shkaktuan demonstratat masovike në parkun Gezi në Stamboll.

Në panelin me titull “Si ndikon e vërteta mbi zgjedhjet” folën Аbas Adel dhe Hatjam Mones, duke i sqaruar projektet për ndërtimin e Egjiptit të ri edhe atë duke i përdorur teknikat digjitale si crowdsourcing, participimi digjital dhe vizualizimi i të dhënave.

Në konferencë, që në ditën e parë, në panelin kryesor, nga ana e koordinatorit të projektit, Filip Stojanovski, u prezuantua edhe projekti për verifikimin e fakteve në mediume, me ç’rast prezantimi shkaktoi interesim të madh, me gjasë më të madh se sa prezantimet e tjera në panel. Dëshmi për këtë ishte fakti se Filipi duhej të përgjigje në dukshëm numrin më të madh të pyetjeve nga publiku në krahasim me panelistët e tjerë, e kur në pëlhurë u paraqit slajdi me pikat kryesore të metodologjisë së projektit, një sërë fotoaparatesh nga celularët e të pranishmëve e fotografuan atë, me qëllim që këtë projekt ta realizojnë në vendet e tyre. Pas prezantimit, në takimet personale me përfaqësues nga shumë organizata joqeveritare, kishim mundësi ta sqarojmë projektin dhe të ofrojmë ndihmë gjatë implementimit të tij në cilin do qoftë vend të rajonit ose më gjerë.