verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Statistikë: Menaxherët maqedonas optimistë se do të rritet prodhimtaria dhe se do të ketë vende të reja pune

on 4 - 06 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

05292014-Sitel-Statistika-crop-resize

Madje edhe titulli i këtij teksti sugjeron se në të do të lexojmë të dhëna statistikore, të cilat duhet ta mbështesin pohimin e dhënë në të se “në periudhën e ardhshme do të rritet prodhimtaria dhe do të ketë vende të reja pune”.

Dhe kur të niseni ta shihni kontributin televiziv ose tekstin e publikuar në portalin e medias në internet, nga statistika – ska asgjë.

Të dhënat statistikore i shërbejnë gazetarit që t’i mbështesë analizat e tij ose të ekspertëve dhe të tanguarit në produktet e tyre gazetareske. Ato mund të jenë argument i fuqishëm për prognoza ose për analizën e trendeve.

Nënkuptohet, vetëm dhe vetëm nëse nuk keqpërdoren edhe nga ana e atyre që i plasojnë edhe nga ana e gazetarëve. Aq më tepër, siç sugjeron këshilla në leksionin gazetaresk “Gazetaria (jo)etike: Gabimet matematikore dhe manipulimet gazetareske“, imperativi etik gazetaresk “gjurmo pas të vërtetës dhe raporto për to” e imponon verifikimin e saktësisë së informatave nga çdo burim:

“Kur burimi është një person që është në pushtet, gazetarët kanë obligim etik me kujdes t’i ndjekin deklaratat e tij, të bëjnë dallim ndërmjet fakteve dhe mendimeve dhe ta marrin në përgjegjësi në rast të deklaratave të pabazuara faktike. Gazetarët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm kur publikojnë dhe analizojnë tregues të saktë statistikorë nga burimet zyrtare.”

05292014-Sitel-StatistikaLinku deri te artikulli origjinal: Statistikë: Menaxherët maqedonas optimistë se do të rritet prodhimtaria dhe se do të ketë vende të reja pune

Data dhe koha e publikimit: 26.05.2014, 21:40

Data e recensionit: 29.05.2014

Recensues: Zoran Bojarovski

Praktikë edhe më e keqe e (keq)përdorimit të statistikës është t’i referoheni asaj, e ajo, statistika, si referencë, si “emër dhe mbiemër”, të mos gjendet askund.

Shembull të atillë kemi në këtë tekst.

Nuk ka burime nga statistika. Cila statistikë? Thotë “…menaxherët janë optimistë se do të rritet prodhimtaria”, e nuk ka asnjë deklaratë nga ndonjë menaxher, e as që përmendet dikush që e thotë këtë.

Ka vetëm një deklaratë të përgjithshme nga ministri për investime të huaja që u porosit firmave të bashkëpunojnë me kompanitë në zonat zhvillimore.

Thotë “rritje drastike e eksportit”, ndërsa autori i tekstit nuk jep tregues krahasues që të shohim se në bazë të të cilave të dhëna pritet ose shënohet ajo rritje “drastike”. Do ta pranoni se fjala “drastike” është një fjalë mjaft e fuqishme, dhe thjesht, duhet të mbështetet me numra realë.

Kështu, i gjithë kontributi gazetaresk është një gabim gazetaresk statistikor.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk mund të përcaktohet

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja