Recension: Britanezja pa mitër lindi bineq
Published in Recensione
on 11 - 02 - 2015 Author: Ана Анастасовска
Titulli i këtij teksti është jopreciz dhe hutues. Britanezja pa mitër paska lindi bineq! Logjikisht menjëherë parashtrohet pyetja si është e mundur kjo, kur natyra ka caktuar ndryshe? Ao do të thotë kjo se edhe burrat janë të aftë të lindin fëmijë? Duke e lexuar tekstin, lexuesit i lindin një sërë pyetjesh, përgjigjet e të cilave i zbulon në fund, në fjalitë e fundit. Artikulli nuk është i plotë dhe nuk ka asnjë burim dhe linke prej ku është marrë, që le dyshim për vërtetësinë e tij.
Linku deri te artikulli origjinal: Britanezja pa mitër lindi bineq
Data dhe koha e publikimit: 02.02.2015
Data e recensionit: 05.02.2015
Recensuese: Аna Anastasovska
Hejli Hejns ka lindur pa mitër, mirëpo edhe përkundër të gjitha vështirësive, pas shërimit të suksesshëm dhe metodës “in vitro” u bë nënë e dy vajzave.
Nuk është në rregull të thuhet se një grua pa mitër ka lindur fëmijë, kur kjo është e pamundur. Natyra ka caktuar se gratë mund të lindin duke iu falënderuar organeve reproduktive femërore. Fryti zhvillohet në mitër, dhe sipas kësaj, është e pamundur që një grua pa mitër të lindë fëmijë Ka raste në mjekësi kur grave u është transplantuar mitra, me qëllim që t’u mundësohet të bëhen nëna, mirëpo pa mitër, kjo është fantastikë shkencore.
Madje në fund të tekstit, bëhet e qartë se britanezja ka lindur bineqë, mirëpo me mitër. Në fakt ajo ka pasur mitër të pazhvilluar sa duhet, të cilën mjekët ia kanë zbuluar më vonë, dhe të cilën me anë të terapisë hormonale kanë arritur t’ia zhvillojnë.
Së shpejti mjekët ua kanë kthyer shpresat, pasi kanë zbuluar se gruaja ka mitër të pazhvilluar sa duhet. Me ndihmën e terapisë hormonale ata kanë arritur ta zhvillojnë atë, që të jetë në gjendje të mbajë fëmijë. Gjasat për të ngelur shtatëzënë kanë qenë 60%, mirëpo edhe përkundër kësaj, Hejli dhe Semi janë bërë prindër të gëzuar të bineqëve Ajvori dhe Darsi, të cilët kanë shëndet të shkëlqyeshëm.
Teksti do të dukej shumë më mirë dhe do të ishte më preciz sikur në fillim autori të sqaronet se për çka bëhet fjalë, e jo ta lë lexuesin në huti deri në fund. Në artikull nuk është shfrytëzuar asnjë burim, e as linke se prej ku është marrë ai. Në qoftë se kërkohet nëpër internet, lehtë mund të arrihet deri te versioni origjinal, që është publikuar në gazetën britanike “Мirror“. Në versionin origjinal që në titull thuhet se “Gruaja e cila gjenetikisht ka lindur si burrë, ka lindur bineq, pasi mjekët ia kanë rritur mitrën”.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të konstatohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
informon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
informon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e