verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Si ninxhë ose si spiun rus – Zoran Zaevi është maskuar dhe e ka fikur telefonin në hyrje të Shkupit

on 11 - 02 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

FireShot-Screen-Capture-076-Како-нинџа-или-руски-шпион-–-Зоран-Заев-се-маскирал-crop-resize

 

Në kontributin që është subjekt i këtij recensioni ka gjithçka, vetëm se nuk ka fakte dhe burim valid me të cilin do të vërtetohej vërtetësia e asaj që është shkruar, kështu që është e vështirë të thuhet se a bëhet fjalë për tekst gazetaresk apo paraletërsi – hyrje në ndonjë triler, në të cilin autori, me emër dhe mbiemër, e ka lëshuar fantazinë që të trillojë një tregim, i cili liderin e opozitës duhet ta paraqesë si rrezikun më të madh për vendin, si spiun, bashkëpunëtor të shërbimeve të huaja të zbulimit dhe shantazhues i llojit të “terroristëve të Shtetit islamik”.

FireShot Screen Capture #076 - 'Како нинџа или руски шпион – Зоран Заев се маскиралLinku deri te artikulli origjinal: Si ninxhë ose si spiun rus – Zoran Zaevi është maskuar dhe e ka fikur telefonin në hyrje të Shkupit

Data dhe koha e publikimit: 5.02.2015 4:26

Data e recensionit: 7.02.2015

Recensues: Аleksandar Pisarev

 

“AKTI I PADISË”

Duke iu referuar “burimeve të veta”, autori ngre padi kundër liderit të opozitës, Zoran Zaev, duke mos i kushtuar kujdes Kodit të gazetarëve dhe rregullës se në çdo rast duhet të mbahet llogari dhe të respektohet parimi i supozimit të pafajësisë. Plasohen teza me të cilat duhet të pranohen si të pakontestueshme. Përdoren pezhorative dhe fjalë ofenduese dhe identifikimi i liderit të opozitës me “terroristët e Shtetit islamik, spiunët rusë, spiunët nga filmat amerikanë”…

Karakteristikat kryesore të tekstit janë senzacionalizmi, i cili buron që nga titulli, dhe qëllimi i qartë që deri në fund të dëmtohet kryetari i LSDM-së dhe ai të diskreditohet. Jepen detaje nga hetimi, edhe pse akoma nuk ka asnjë njoftim zyrtar dhe transmetohet atmosfera nga “bisedat me kryeministrin”. Liderit të opozitës i imputohet sindormi i shtantazhuesit të llojit Shtetit islamik, me ç’rast ai paraqitet si njeri krejtësisht johuman, i cili nuk është kujdesur, për shembull, për gazetarin Kezharovski ose bashkëpartiakun Buçkovski, për të cilët, nëpërmjet shantazheve që ia ka bërë kryeministrit, nuk ka kërkuar lirimin e tyre, por është angazhuar vetëm për miqtë personalë dhe për kriminelët.

“Nuk ka kërkuar lirimin e gazetarit Kezharovski ose ish-bashkëpartiakut Buçkovski. Zaevi ka kërkuar liri për miqtë personal, Robi Telekabel, i cili është dënuar për dhunë dhe të dyshuarin e parë në aksionin “Ngjitësja”, shefin e doganës në vendkalimin kufitar Novo Sellë, i cili është i akuzuar për krim të rëndë prej disa milionash.”

Sikurse edhe në çdo triler, tregimi zhvillohet në atë drejtim që te lexuesi të shkaktojë tension sa më të madh në pritje që fajtori të kapet dhe të dënohet. Në vazhdim, dukeiu iu referuar “burimeve të veta”, përcaktohet kush është i dyshuari i parë, edhe pse akuza akoma nuk është ngritur, dhe përshkruhen detajet e “spiunimit”, ku aktorë kryesorë janë Zoran Zaevi dhe ish-shefi i policisë sekrete, Zoran Verushevski. Me këtë rast, harrrohet se, siç u bë e njohur edhe publikisht nga avokati i tij, në seancën e parë te gjykatësi hetues nuk është bërë fjalë për spiunim, por Verushevski është pyetur vetëm për armën që e ka poseduar dhe e cila është gjetur në shtëpinë e tij. Me këtë bëhet një presion e fshehur nga ana e medies mbi gjyqësinë për atë se në ç’drejtim duhet të zhvillohet padia.

 

ZAEVI I MASKUAR

Аutori futet në tregim sikur ka qëndruar prapa qoshit dhe i ka ndjekur Zaevin dhe Verushevskin derisa këta janë marrë me punën konspirative të orientuar kundër shtetit, dhe detajisht – në formën më the – të thash, e përshkruan edhe pamjen e tyre, sjelljen, mënyrën e lëvizjes dhe të komunikimit deri sa kanë qenë në aksionin për spiunim.

“Të dy janë sjellë sikur spiunë në film amerikan. Lideri i opozitës, sipas burimeve të hetuesisë, para takimeve në kryeqytet është maskuar prej kokës deri në thembra, në kokë ka vendosur kapelë, ndërsa një pjesë të fytyrës e ka mbuluar me shall.
Para çdo hyrjeje në Shkup, ai e ka fikur telefonin e tij mobil, për shkak se ka dyshuar se dikush mund ta hetojë.”

Në fund, duke u dhënë ngjarjeve format të megaskandalit, i jepet hapësirë edhe palës së dytë që të thotë diçka, duke e transmetuar deklaratën e parafrazuar të Zoran Zaevit nga konferenca për shtyp, ku ai ka deklaruar se nuk e njeh Zoran Verushevskin, ndërsa materialet i ka marrë nga qytetarë anonimë. Me këtë rast, është theksuar se Zaevi me muaj të tërë është kërcënuar dhe ka kërkuar qeveri teknike.

Një tekst tepër tendencioz dhe i anshëm në funksion të qërimit politik të hesapeve me lideron e opozitës.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

:

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

anonime

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente kualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja