verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Burimet janë gjithçka për lajmin

on 18 - 09 - 2015       

[Recension: CentarNews: Hazbi Lika e gjuan me tavëll cigareje Ali Ahmetin?!]

Gazetari duhet të jetë i kujdesshëm në përzgjedhjen e burimeve dhe mediave prej të cilave citon informacionin. Kopjimi dhe përshkrimi i tërësishëm pa verifikuar kur bëhet fjalë për akuza serioze duhet të jetë i kujdesshëm. Gjithashtu duhet vlerësuar tekstet me kritere profesionale, duke i përpunuar lajmet që nuk i përmbushin ato.

ALMAKOS   CentarNews  Hazbi Lika e gjuan me tavëll cigareje Ali AhmetinLinku deri te artikulli origjinal: CentarNews: Hazbi Lika e gjuan me tavëll cigareje Ali Ahmetin?!

Data dhe koha e publikimit: 03/09/2015

Data e recensionit: 14/09/2015

Recensues: Benjamin Arifi

Në rastin konkret kemi të bëjmë me tekst të një portali lokal, që nuk përmbush kriteret minimale profesionale. Teksti bazohet thjesht në spekulime të paverifikuara, për të cilat nuk është bërë përpjekje të konfirmohen zyrtarisht.

Ata filluan duke u grindur me Musa Xhaferin për funksione të caktuara të BDI-së që kanë punuar për interesat e VMRO-DPMNE, pastaj mosfunksionimin dhe dështimin e partisë nga brenda si dhe organizimi i zgjedhjeve të brendshme ku nuk merren parasysh mendimet e anëtarëve të BDI-së. Grindje e ashpër rezultoi me konflikt verbal ku Hazbi Lika hodhi një tavëll qelqi drejt kryetart të BDI-së, Ali Ahmeti.

Teksti përmban indikacione që me të drejtë kanë zgjuar interesin e medias në gjuhën shqipe, për shkak të interesit të madh shoqëror për ngjarjen hipotetike që transmetohet në këtë lajm. Megjithatë, media në gjuhën shqipe duhej të kishte bërë shumë më shumë se sa thjesht përshkrimin e lajmit, kryesisht për shkak të mospërmbushjes së kritereve bazë profesionale në tekstin origjinal. Bazuar në Kodin Gazetaresk, gazetari duhet të kishte kontaktuar të dy palët e përfshira në lajm, në këtë rast kabinetin e Ahmetit dhe deputetin Hazbi Lika, dhe të inkorporonte deklarimet e tyre brenda tekstit. Kështu siç është përshkruar, teksti është jo i plotë dhe profesionalisht shumë i vakët.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante,

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

kreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja