verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Deputetët e BDI-së votojnë ligjet e VMRO-së, VMRO prapë nuk ju beson!

on 2 - 07 - 2015       

Gazetari gjatë raportimit nuk duhet të jetë tendencioz qoftë për të nënvlerësuar, ose për të mbivlerësuar subjektet në lajm, mbi bazën e gjykimeve të tij.
Tek lajmi që po recensojmë vihet re ky fenomen por edhe fakti që lajmi ka vetëm hamendje, që mund të ngrihen me të drejtë nga gazetarët, por jo edhe të botohen nëse nuk verifikohen.

 

Lajmpress full pageLinku deri te artikulli origjinal: Recenzion: Deputetët e BDI-së votojnë ligjet e VMRO-së, VMRO prapë nuk ju beson!

Data dhe koha e publikimit: 30.06.2015

Data e recensionit: 01.07.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Kemi të bëjmë me një lajm që nuk ka burime për dilemat që shtron si dhe kalohet në komente. Lajmi i ngre pyetjet nga një deklaratë jo të drejtpërdrejtë e Stojan Andov, ish deputet dhe kryetar parlamenti, e cila nuk saktësohet kur dhe ku është dhënë dhe për çfarë konteksti.  “VMRO-DPMNE dyshon se deputetët e BDI-së janë spiun të shërbime të huaja sekrete andaj edhe nuk mund të sigurojnë certifikatë sigurie. Kështu ka deklaruar në mënyrë indirekte ish Kryeparlamentari, Stojan Andov”.  Fakti që në tekst thuhet “ka deklaruar në mënyrë indirekte” ngrihen dyshime nëse deklarata i referohet zhvillimit të fundit ku një grup deputetësh vizituan agjencitë e sigurisë, por pjesë e tyre nuk ishin deputetët shqiptarë të cilët nuk kanë certifikata sigurie që do t’ju lejonte akses në dokumente sekrete.

Konstatimet e bëra në tekst janë pa burime dhe fakti se deputetët nuk kanë certifikata nuk nënkupton se ata janë “spiunë” siç thuhet në tekst.

Mosdhënia e certifikatave të sigurisë për disa deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim, mund të konstatohet se ka të bëjë me shprehjen e mosbesimit ndaj tyre. Por jo dhe përfshirja e tyre si pjesë e shërbimeve të tjera të huaja siç thuhet në tekst:

“Sipas tij deputet që dyshohen se janë bashkëpunëtor të shteteve të huaja nuk mund të marrin certifikatë, me çka ju pamundësohet që të marrin pjesë në komisionin parlamentar për mbikëqyrjen e punës së shërbimeve sekrete në Maqedoni”.

Çështja e certifikatave të sigurisë tërhoqi vëmendje në opinion pas mos prezencës të deputetëve shqiptarë, pjesë e komisionit parlamentar në vizitat në drejtoritë e shërbimeve të inteligjencës. Deputetët që janë pjesë e komisionit parlamentar por nuk kanë certifikata sigurie ishin Rafiz Aliti dhe Zulfi Adili. Teksti veç tyre pa cituar burime sugjeron se edhe deputetë të tjerë nuk kanë këtë certifikata.
“Flitet se edhe deputet tjerë të partisë së Ahmetit nuk kanë certifikatë sigurie në mesin e tyre edhe Artan Grubi”.

Teksti është i shoqëruar me një fotografi në të cilën janë drejtuesit e BDI-së dhe tenton të përforcojë konstatimin e dhënë në titull.

Raportimi për çështje të cilat mund të kenë dilema legjitime, si në këtë rast mungesa e mosbesimit mes partnerëve të koalicionit, nuk nënkupton publikime të lajmeve pa burime dhe verifikime.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

deklratata jo të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

jozyrtare

1 burim jozyrtarë

burimet janë të shtrembëruara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike, anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

shprehje të urrejtjes

Nënçmon

diskriminon

diskriminim nacional, diskriminim politik,

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

nuk aplikohet

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

Abonohuni për lajmet më të reja