Recension: (FOTO) Kjo është bashkëshortja e ХХХХХ e cila dje u vetëvra
Published in Recensione
on 31 - 10 - 2014 Author: Valon
Është e njohur se raportimi për rastet e vetëvrasjes është joetike dhe se atë e dinë (të paktën duhet ta dinë) të gjithë gazetarët. Edhe pse është mirë e njohur dhe se ekzistojnë rregulla se a mund dhe kur mund, çfarë dhe çka të publikohet në tekstet për vetëvrasje, kjo nuk respektohet. Për vetëvrasjen e pretenduar të gruas së një këngëtari të famshëm maqedonas në publik vetëm për një ditë u përhapen informacion në lidhje me atë se kush ka qenë gruaja, ku ka punuar, gruaja e kujt ishte, ku ka lindur, ku është shkolluar, dhe mbi të gjitha, paturpësisht janë botuar foto nga profili personal në Facebook tani të ndjerës. Për këtë arsye, ky artikull (i cili nuk është përjashtim, por është një prej shumë portaleve të ndryshme), meriton të recensohet dhe të vlerësohet negativisht.
Linku deri te artikulli origjinal: (FOTO) Kjo është bashkëshortja e ХХХХХ e cila dje u vetëvra (Shënim: titulli pjesërisht është ndryshuar në përpjekje për të mbrojtur identitetin e të ndjerës, edhe pse SPFM është i vetëdijshëm se edhe pas sa shkrimeve është një përpjekje e pa padobishme)
Data dhe koha e publikimit: 28.10.2014, 10:36
Data e recensionit: 28.10.2014
Recensues: Vlado Gjorçev
Rrallë herë si kësaj radhe, për vetëvrasje, të shkruhen gjithë ato artikuj, plot me spekulime për këtë ngjarje. Përderisa edhe MPB ende (së paku deri në mbylljen e këtij recensioni) nuk kishte të publikuar asgjë zyrtare, ky tekst merret me gjithë historinë dhe arsyen për vetëvrasjen. Mbi të gjitha, publikohen informata të tipit e kujt grua ishte, ku ka punuar, ku ka lindur …kurs, kulimi është publikimi i fotografive. Të cilat janë zgjedhur nga profili i Facebook-ut të ndjerës. Teksti pa asnjë informatë zyrtare sjell përfundime, bile informon edhe se çfarë nëne ka qenë e ndjera dhe gjoja si burim përdoren miq të afërt. Shërbimi për të kontrolluar faktet në mediume disa herë deri tani ka shkruar për atë sesi të mos raportohet për vetëvrasje. Në ato analiza Zharko Trajkovksi shpjegon se:
Në shumë vende ka standarde të veçanta (udhëzime, drejtime apo rekomandime) lidhur me mbulimin vetëvrasjeve nga ana e mediumeve.
Ky tekst ka thyer shumë rregulla dhe standarde në gazetari. I thenë nenet 7 dhe 8 nga Kodeksi i gazetarëve sipas të cilëve:
7. Gazetari duhet të respektojë jetën private të personit, përveç nëse kjo është në kundërshtim me interesin publik.Gazetari është i obliguar të respektojë dhimbjen dhe zinë personale;
- Mënyra e informimit në rastet e aksidenteve, fatkeqësive natyrore, luftërave, tragjedive familjare, sëmundjeve, proceseve gjyqësore duhet të jenë të liruara nga sensacionalizmi.
Në Doracakun për etikën gazetari ekzistojnë “Udhëzime për mbulim të rasteve të vetëvrasjes”. Në udhëzimet qartë thuhet se:
– Në përputhje me nenet 7 dhe 8 të Kodit të Etikës, gazetarët janë të detyruar të ruajnë privatësinë e personit dhe për rastet e vetëvrasjes të mos raportojnë me sensacionalizim, sepse kjo është një tragjedi familjare”.
– Fotografitë ose incizimet nga i ndjeri duhet të shmangen, si dhe letrat apo mesazhet e mundshme.
– Tregimi i shkaqeve sociale, të tilla si papunësia, probleme me shkollën, ose fundi një marrëdhënie romantike mund të kuptohet si një mesazh për të gjithë ata që kanë probleme të ngjashme që vetëvrasja është një nga zgjidhjet e mundshme.
– Frazat kolorite, qëndrimi pozitiv për aktin ose qasja sensacionale, veçanërisht nëse bëhet fjalë për person publik i cili është idhull për të ritë, mund të inkurajojnë vetëvrasje.”
INFORMACION I PAVERIFIKUAR, THASHETHEME
Madje në tekst publikohet informacion i paverifikuar i cili është spekulim, por jo edhe aq naivë:
Ajo më parë është mbyllur në një dhomë ku me forcë ka hequr rrjetin nga dritaret në katin e gjashtë dhe ka kryer vetëvrasjen. Kjo është konfirmuar nga pamjet nga kamerat e spitalit.
Ky është spekulim i plotë, sepse kjo nuk është konfirmuar nga Ministria. Kjo mund të ketë implikime serioze në hetimin. Thotë në analizën e tij Trajanovski:
Gazetarët duhet të përmbahen nga përshkime të detajuara për viktimën (veçanërisht nëse nuk bëhet fjalë për personalitet publik) dhe për metodën e vetëvrasjes, për shkak se raportimi i detajuar mund të jetë një nxitje edhe për njerëzit tjerë për të kopjuar metodën e përshkruar. Nëse raportohet për ndonjë rast të mbidozës të një figure publike, këshillohet që të mos informohet në detaje për llojin, sasisë, kombinimin e drogës, mënyrën se si janë blerë.
Në këtë tekst pikërisht është bë e kundërta. Me rreshta të tërë është përshkruar jeta e gruas, pa mos bë kujdes për ndjenjat e familjes dhe të afërmeve:
T.K. është lindur Martin, Sllovaki, kurse ka punuar si infermiere në spitalin privat Sistina në Shkup. Sipas miqve të saj, ka qenë nënë e kujdesshme dhe njeri i mirë.
Më pas përdoren burime “sipas të afërmeve”, edhe pse ajo është e njohur se një produkt gazetaresk nuk duhet të merret me spekulime dhe thashetheme pazari. Se publikimi i fotografisë së gruas është jashtëzakonisht e pamatur këtë e tregon edhe doracaku i OBSH (Organizata Botërore për Shëndetësi), ku thuhet:
Nuk duhet të përdoren fotografitë e personit që ka kryer vetëvrasje. Për të përdorur imazhet vizuale duhet të merret leje e qartë nga anëtarët e familjes.
Kjo është jashtëzakonisht joetike, shembull shkollor se si nuk duhet të duket një produkt gazetaresk që informon për rast vetëvrasje. Përveç asaj që shkelen standardet e gazetarisë etike, as pak nuk respektohet privatësia e familjes, e cila këto ditë është në dhembje.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
deklarata të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
gjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
plotësisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
nuk aplikohet
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
TITLE QUALITY
informon
kreativ
senzacionalist
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
shprehje të u rrejtjes
shprehje të urrejtjes
nxit dhunë
diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e