verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Zhernovski dhe Petkovski e margjinalizojnë Zaevin

on 4 - 11 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

2-09876-0908070-crop-resize

 

Në vend të motivimit gazetaresk, në këtë tekst haptazi shihet motivimi i qartë politik. Kemi vazhdim të një “observimi kritik” të gjendjeve në opozitë, me ç’rast takimi ndërmjet njerëzve të parë të dy partnerëve më të vegjël në bllok është shfrytëzuar si bazë për ta “ngjitur” tezën se në fakt ai paraqet “margjinalizim të kryetarit të forcës kryesore në taborin opozitar”. Fjalë të fuqishme, të cilat, për fat të keq, nuk janë të mbështetura me argumente.  

2Linku deri te artikulli origjinal: Zhernovski dhe Petkovski e margjinalizojnë Zaevin

Data dhe koha e publikimit: 29.10.2014, 14:42

Data e recensionit: 01.11.2014

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

NUK KA ARGUMENTE GAZETARESKE PËR MARGJINALIZIM

Nuk themi se ndoshta partnerët më të vegjël nuk i përgatisin diçka atij më të madhit, mirëpo thjesht nuk ka asnjë dëshmi reale për atë që është theksuar në tekst. Porblemi për situatën e këtillë gjithsesi se qëndron në mungesën e burimeve përkatëse të informatave, për shkak referimi në dofarë “porosi” nga takimi ndërmjet Petkovskit dhe Zhernovskit, në fakt, bëjnë me dije diçka tjetër – e ajo është ideja për bashkimin edhe më të madh të opozitës, e jo për “margjinalizimin” e Zaevit. Dekor i pashmangshëm në këtë artikull, dhe në artikujt e tjerë të ngjashëm me të, janë termet “publiku” dhe “te socialdemokratët”, të cilët gjithsesi nuk janë precizuar qartë, por mbeten pezull në ajër, diçka e ngjashme me termet “ekspertët dhe njohësit e rrethanave”, të cilët asnjëherë nuk emërtohen me emër dhe mbiemër, në tekstet tendencioze sikur ky. Le të shohim së paku një herë se kush janë ata deputetë, të cilët, siç thotë teksit, nuk pajtohen me politikat partiake dhe duan, përkundër kursit për bojkot, të ulen në fotelet e deputetëve. Me të vërtetë, unë si pjesë e publikut, dua ta di se kush janë ata njerëz që hezitojnë për pyetjen: vazhdim i bojkotit ose jo. Gjithsesi, do të ishte mirëm që të na përcillje edhe deklarata e tyre, si vërtetim për atë që thuhet në tekst.

 

MË TEPËR “BALON” SE SA TEKST KORREKT

Teksti ka dozë të tërheqjes për syrin e lexuesit, por kjo nuk është rezultat i përmbajtjes së tij “shumë kualitative”, por për shkak të qasjes senzacionaliste, para së gjithash, në titull. Por, pasi të lexohet artikulli, do të shihet se më tepër i ngjan një “baloni të fryrë”, se sa një teksti përmbajtësor gazetaresk. Nëse thuhet se dikush dikë do ta margjinalizojë dhe bëhet përpjekje që kjo të analizohet, ka mundur së pakur të bëjë një telefon dhe të marrë qëndrim zyrtar nga partia më e madhe opozitare. Mirëpo, supozoj se ideja fillestare prapa këtij artikulli nuk ka qenë që të fitohet produkt korrekt informativ. Kjo vërtetohet edhe me formulimet e përdorura, të cilat në momente qartazi janë të pabalancuara dhe favorizojnë njërën palë. Shije të hidhur  lë edhe etiketimi i mediave për të cilat, siç thuhet, janë nën kontroll të opozitës. Kështu vetëm plotësohet pasqyra e përgjitshme për një artikull të anshëm gjë që nuk ka qenë problem që mediat e ngjashme ta marrin dhe ta transmetojnë atë.

Pa e zgjatur shumë, përfundimi do të ishte se në duar kemi një artikull të dedikuar për të nxirë dikë, e jo për të informuar.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

më shumë jo se sa po

anonime

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja