verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: FOТО: Ky është mjeku i njohur të cilin e arrestoi policia

on 13 - 05 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

www_press24_mk_foto-ova-e-poznatiot-doktor-koj-go-uapsi-policijata-crop-resize

“Raportimi gazetaresk nuk guxon të jetë mënyrë për ndëshkimin shoqëror të të dyshuarve dhe vënien e tyre në shtyllën e turpit”

Mu ky sugjerim nga Doracaku për etikën në gazetari, nuk është respektuar në materialin që e recensojmë. Në fakt, edhe pse bëhet fjalë për një lajm të shkurtër prej vetëm disa rreshtash, megjithatë, ai është mjaft problematik në aspekt etik. Edhe atë, më së shumti për shkak të fotografisë dhe titullit: “FOТО: Ky është mjeku i njohur të cilin e arrestoi policia”

www_press24_mk_foto-ova-e-poznatiot-doktor-koj-go-uapsi-policijata

Linku deri te artikulli origjinal: FOТО: Ky është mjeku i njohur të cilin e arrestoi policia

Data dhe koha e publikimit: 06.05.2014, 16:21

Data e recensionit: 07.05.2014

Recensuese: Оlivera Vojnovska

 

RAPORTIM JOETIK

Lajmi nuk ka probleme me vërtetësinë, as me burimet, e poashtu e plotëson edhe nivelin minimal të gjithëpërfshirjes. Problemi qëndron në mënyrën se si është plasuar ai. Në fakt, artikulli bazohet në informata jozyrtare nga burimet policore, e pastaj, siç është theksuar, është marrë edhe konfirmim zyrtar nga policia se është arrestuar një mjek. Por, edhe përkundër asaj se në fund të lajmit është theksuar se policia “nuk e publikon identitetin e mjekut të arrestuar, e as që jep detaje për veprën penale”, që në fjalinë e parë qartazi sugjerohet se për kë bëhet fjalë:

“Mjeku i njohur maqedonas, oftalmologu D.S. (45) sot pasdite është arrestuar në Shkup”.

Mu qasja e këtillë në informimin e publikut është në kundërshtim me rekomandimet e Doracakut për etikë:

“Kur raportohet për fatkeqësi, krim, ose aksion të policisë, mediat përgjithësisht duhet të përmbahen nga publikimi i emrave, fotografive ose të dhënave tjera që do të mundësonin identifikimin e viktimave ose autorëve”

Pra, përkundër praktikave të mira të gazetatisë korrekte dhe еtike, që nënkupton se gazetarët e kanë për obligim ta mbrojnë jetën private, integritetin dhe dinjitetin e personave të dyshuar për kriminalitet – korrupsion (me këtë rast, veçanërisht duhet të kihet kujdes sa i përket parimit të supozimit të pafajësisë), lajmi është ilustruar me fotografi nga mjeku i arrestuar. Në të cilën, pavarësisht se i janë mbuluar sytë, megjithatë, për shkak se bëhet fjalë për njeri të njohur për publikun e gjerë – deri para do kohësh udhëheqës i mjekëve që e udhëhiqte grevën që zgjati 52 ditë, lehtë mund të njihet fytyra e kirurgut të njohur për sy.

 

DISKREDITIM DHE SENZACIONALIZËМ

Faktikisht, me fotografinë e publikuar dhe me zgjedhjen e titullit, lajmit në përgjithësi i jepet një ton nënçmues. Vetë formulimi i titullit: “FOТО: Ky është mjeku i njohur të cilin e arrestoi policia”, i ngjan disi shikimit me përçmim. Në fakt, e zbulon qëllimin e vërtetë të lajmit: publikisht të diskreditohet njeriu që është caktuar për t’u “gjuajtur”! Kjo përshtypje përforcohet edhe më shumë edhe me faktin se gjysmë ore më parë, në medien e njëjtë kishte një paralajmërim të pazakonshëm spektakolar për arrestimin: “АRRESTIM NË KËTË MOMENT: Ra mjeku i njohur maqedonas”.

Shikuar në një kontekst më të gjerë, nevoja e këtillë e theksuar për senzacionalizëm është shqetësuese. Para së gjithash, për shkak të rolit specifik që e kanë mediat si krijuese të mendimit publik, por edhe për shkak të përgjegjësisë së tyre në shoqëri.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare, jozyrtare

relevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja