verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: FOTO: Stevo Pendarovski nuk e di se a do ta kandidojnë por me kënaqësi qëndron përpara këtij mbishkrimi

on 4 - 03 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

210-pendarovski-pres24-0987-0099-crop-resize

Pse vazhdimisht na shërbejnë tekste gjoja informative ditore, kurse në vërtetë spinime klasike? Si të shpjegohet fuqia dhe intensiteti jogazetaresk kundër kandidatit potencial të opozitës për president të shteti. Ky ortek i prodhimeve ku motiv kryesor është aspekti politiko partiak dhe jo gazetaresk, duket drejtimi i mundshëm kah donë të shkojë kampanja mediatike, dhe kjo  ndoshta nuk ka justifikim për kundërshtimin e pikëpamjeve dhe mendimet e kandidatëve për funksionin më të lartë në vend, por goditje të “ulëta”, spekulime dhe manipulim. 

2Linku deri te artikulli origjinal: FOTO: Stevo Pendarovski nuk e di se a do ta kandidojnë por me kënaqësi qëndron përpara këtij mbishkrimi

Data dhe koha e publikimit: 26.02.2014, 17:57

Data e recensionit28.02.2014

RecensuesVladimir Mirçevski

Vërtetësia: Manipulim klasik që është i bazuar në një “fotografim” që dëshiron të verifikojë se i përmenduri, tani më kandidat formal, “mendohet nëse do të pranojë, por në ndërkohë nuk ka i penguar vëmendja si zgjedhje e caktuar e opozitës”. Kush është spini numër një ? Në atë që në ngjarjen partiake i jepet konutacion aktual, edhe pse, nëse është dashur, lehtë ka mundur të kontrollohet së bëhet fjalë për mbledhje që është caktuar para një muaji. Që do të thotë, se në periudhën kur është bë fotografia çështja e kandidatit partiak nuk ka qenë aq aktuale siç është tani.

Personat të cilët qëndrojnë pas kandidatit me transparentë në duar për përkrahjen e tij më shumë duket si veprim individual i iniciuar nga aktivistët partiak lokal, se sa një hap i planifikuar me vëmendje nga “qendra” për animimin e gjithë anëtarësisë. Nëse është dashur të arrihet ajo, atëherë transparente të tilla do kishte të publikuara në më shumë tubime partiake, dhe jo vetëm në këtë.

Ku është spini numër dy? I jepet karakteristikë e destinuar pjesëmarrjes së personit të përmendur në tribunën partiake, edhe pse lehtë ka mundur të kontrollohet, se pjesëmarrja e tij aspak nuk ka qenë si paralajmërim “si kandidat i mundshëm për shef të shtetit“. I përmenduri sipas kallëzimit tij, e cila është dashur të kërkohet, për arsye se bëhet fjalë për “faqen e dytë”, në tubime të tilla ai shpesh ka folur mbi tema në lidhje me profesionin e tij – Politikën Ndërkombëtare. Argumentet për ekzistencën e një fan-faqe në facebook për mbështetjen e tij nuk “mbajnë shumë ujë”, sepse çdokush mund të hapë një të tillë në rrjetet sociale. Të thjeshtëzojmë, e vërteta shumë lehtë ka  mundur të vërtetohet, nëse kanë dashur vetëm me një thirrje telefonike, ku për së drejti është mundur të pyetët për cilësinë e tij në tubimin partiak. Vetëm një fakt  – pasi që bëhet fjalë për nj[ë ngjarje më të vjetër – mjaftueshëm e zvogëlon vërtetësinë e këtij teksti.

Burimet e informatave: Në aspekt të burimeve e gjithë kjo bazohet në një fotografi dhe fan faqen në rrjetet sociale, kurse këto nuk janë “argumente” të mjaftueshme për të përkrahur pohimin:

„Stevo Pendarovski nuk e di se a do ta kandidojnë por me kënaqësi qëndron përpara këtij mbishkrimi“.

Përmbajtësia: Në këtë pjesë me të vërtetë jam i hutuar ! Çfarë është dashur të tregohet me një tekst të tillë dhe cili ka qenë mesazhi? Se   i përmenduri nuk ka ditur se do të kandidohet, ka gënjyer, dhe se ka pritur të propozojnë? Çdo parti ka procedurën e vet. Nëse ka pasur shkelje, atëherë OK. Mirë, pse nuk është implementaur se çfarë bën partia qeveritare  – peticione, iniciativa , deklarata pompoze, konventa etj. Më shumë, material ka për palën e dytë se sa tak të parët. Nuk asgjë të veçantë me tekstin.

Anshmëria: Fakti që përpunohet vetëm kampi opozitar flet mjaft për pabarazi, për arsye siç përmendëm, nëse konstatohet jo transparencë në procedurën e LSDM-së, atëherë pse për këtë temë nuk janë përpunuar veprimet e partisë qeveritare.

Origjinaliteti/Plagjiatura: Teksti, që nuk ka autor, nuk e di se a mund edhe të kualifikohet si e tillë, origjinal,  cili menjëherë u transmetua nga protale tjera të përafërta. Sigurisht se nuk ka qenë për arsye të cilësisë së ofruar.

Kualiteti i titullit: Titull tendicioz i cili ka për qëllim të çojë ujin në mullirin e caktuar.

Fotografia: Fotografitë veçanërisht njëra nga ato, duhet të jetë argumenti kryesor për të na bindur për tezat e prezantuara, përsëri do të them, nuk është e qartë se çfarë informacioni duan të transmetojnë, të pohojnë apo të akuzojnë dikë.

Përfundimi: Tekst pa “peshë”, i njëanshëm me qasjen të motivuar partiake, me qëllim bazë të qartë jo për të informuar, por për të përçmojnë dhe minojnë fushatën e pa filluar të dikujt. Për atë, vini rripin e sigurisë, pason “bombardimi” me informata të tilla.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

shprehje të urrejtjes

nxit dhunë

diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja