Recension: Jankullovska e dëshpëruar, Stavreski i hidhëruar në mbledhjen e qeverisë pas zbardhjes së aferës me përgjimin
Published in Recensione
on 17 - 02 - 2015 Author: Ана Анастасовска
Ky tekst është shembull klasik për atë se si gazetarët publikojnë informata të peverifikuara dhe të pasakta. Ose, gazetari e ka trilluar lajmin, duke e keqpërdorur të drejtën e garantuar me kushtetutë që ta mbrojë burimin e tij, gjegjësisht të drejtën të shfrytëzojë burime anonime në artikull. Dëshira për të qenë atraktiv dhe për të siguruar lexueshmëri më të madhe ka mbisunduar mbi faktet dhe mbi të vërtetën, që është e palejuesheme në gazetarinë profesionale.
Linku deri te artikulli origjinal: Jankullovska e dëshpëruar, Starveski i hidhëruar në mbledhjen e qeverisë pas zbardhjes së aferës me përgjimin
Data dhe koha e publikimit: 10.02.2015, 23:43
Data e recensionit: 12.02.2015
Recensuese: Аna Anastasovska
“Kryeministri Gruevski dje në orët e pasdites ka thirrë mbledhje me ministrat e kabinetit të tij, thonë burime të Libertas nga qeveria.”
Ngjarja e përshkruar në këtë tekst zhvillohet në orët e pasdites së ditës së hënë (9 shkurt 2015), ditën kur lideri opozitar, Zoran Zaevi, në konferencën për shtyp i publikoi “bombat” me përgjimin. Në mesin e bisedave të përgjuara që u prezantuan ishte edhe biseda ndërmjet ministrit për financa, Zoran Stavreski dhe ministreshës për punë të brendshme, Gordana Jankullovska.
“Burimi ynë thotë se Stavreski ka heshtur dhe ka qenë dukshëm i padisponuar, ndërsa Jankullovska ka pasur fytyrë të dëshpëruar.”
Edhe pse autori i tekstit shfrytëzon burime anonime, nuk mund të thuhet se lajmi nuk është i vërtetë. Mirëpo, megjithatë, informata se ministri Zoran Stavreski ka qenë në mbledhje dhe ka qenë dukshëm i padisponuar nuk është e vërtetë. Kjo mund të konstatohet nga lajmi i publikuar në portalin e njëjtë, disa orë më parë. Në fakt, portali në orën 18:55 e ka publikuar lajmin se Stavreski një ditë më parë, gjegjësisht të hënën (9 shkurt 2015), ka qenë në Londër, ku ka realizuar takime me përfaqësues të komunitetit afarist. Lajmi mund të shihet në këtë link.
Nëse portali i pari e ka publikuar lajmin se ministri ka qenë në Londër, e disa orë më vonë publikon lajm se ministri ka qenë në mbledhje të qeverisë, mendohet për të njëjtën ditë, logjikisht parashtrohet pyetja, a ka arritur Stavreski të teleportohet? Është e qartë se fizikisht është e pamundur dikush jetë i pranishëm në të njëjtën kohë, në të njëjtë ditë, në dy vende, në Shkup dhe në Londër.
Prandaj, lajmi për prezencën e Stavreskit në mbledhjen e qeverisë dhe për disponimin e tij bie në ujë. Sipas kësaj, lexuesi lehtë mund të konstatojë edhe se ndoshta fare nuk është mbajtur mbledhja e qeverisë, dhe se i gjithë teksti është fryt i imagjinatës së bujshme të autorit ose të informatave jo të sakta të burimeve anonime të cilat autori nuk i ka verifikuar para se t’i publikojë.
Kodi i gazetarëve parasheh se gazetari gjithmonë duhet të publikojë informata të sakta, preicze dhe të verifikuara. Është fakt se ky tekst është atraktiv, mirëpo një pjesë e informatave që prezantuara në të nuk janë të sakta.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
deklratata jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
anonime
relevante
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
informon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e