Recension: Qytetarë nga Kosova masovikisht blejnë prona në Shkup, Tetovë dhe Gostivar
Publikuar në Recensione
on 17 - 02 - 2015 Autor: Владо Ѓорчев
Ky është një tekst, i cili nëpërmjet spekulimit dëshiron t’i dëmtojë marrëdhëniet ndërnacionale edhe atë në kohë të momenteve turbulente në vend. Më e keqja është se teksti është shumë larg të vërtetës. Edhe pse si burim shfrytëzohen agjencitë për patundshmëri, nuk theksohet as cilat, as prej ku, prandaj edhe dyshimi për vërtetësin është shumë i madh. Spekulim i madh është ajo se “pothuajse 80 përqind të banesave të reja në Tetovë dhe në Gostivar janë blerë nga njerëz prej Kosove”. Prej ku ky numër u gjet në këtë artikull? Kush ua ka treguar këto të dhëna? Kjo mungon në artikull. Pse atëherë t’i besohet? Prandaj edhe ky tekst është një spekulim i madh me përmbajtje shumë joprofesionale dhe me implikacione serioze.
Linku deri te artikulli origjinal: Qytetarë nga Kosova masovikisht blejnë prona në Shkup, Tetovë dhe Gostivar
Data dhe koha e publikimit: 11.02.2015, 11:02
Data e recensionit: 13.02.2014
Recensues: Vllado Gjorçev
DEFOKUSIMI I PUBLIKUT
Qëllimi i tekstit, në ditët kur i gjithë opinioni në Maqedoni është i preokupuar me përgjimin masovik, është përpjekje për defokusimin e opinionit nga ngjarjet dhe problemet aktuale. Se këto pohime janë të tepruara dhe të pavërteta, vërtetohet në këtë tekst i cili bëri analizë më të detajuar të këtij spekulimi:
Se nuk ka blerës të pronës së patundshme nga Kosova theksojnë edhe agjencitë për patundshmëri nga Tetova, Gostivari dhe Kumanova, të cilat i potencojnë edhe dispozita ligjore, sipas të cilave, në vend të huajt nuk mund të blejnë pronë të patundshme. Edhe nga Ministria për Punë të Brendshme në muajin e fundit nuk kanë vërejtur numër më të madh të hyrjes së të huajve në vend nëpërmjet vendkalimeve kufitare, e as që ka paraqitje të mysafirëve nga Kosova.
Аnalisti Mersel Bilalli, poashtu, thekson se këto informata janë spekulime klasike:
“Informatata e këtilla janë budallallëk i pastër. Këta njerëz ikin nga varfëria që sundon në Kosovë dhe pyetem çka do të kërkonin këtu, kur ne jemi edhe më të varfër. Nuk ka asnjë logjikë në gjithë këtë. Mendoj se me plasimin e informatave të këtilla bëhet edhe një përpjekje për defokusimin e publikut nga ngjarjet aktuale dhe nga problemet. Përdoret një informatë me të vërtetë trishtuese nga Kosova, ku për shkak të garniturës së keqe në pushtet, e cila mendon vetëm për veprimet kriminale dhe për pasurimin, 150.000 njerëz shesin gjithçka dhe shpërngulen nëpërmjet Serbisë dhe Hungarisë në Evropën Perëndimore, që të sigurojnë jetë normale. Nuk ka asnjë sqarim tjetër logjik për të krijuar problem atje ku nuk ka, përveç se, siç thash, defokusim klasik të publikut.”
Teksti, edhe pse ka burime të dobëta dhe është përplot me spekulime, megjithatë, shkaktoi vëmendje te publiku. Kjo vetëm e tregon edhe qëllimi e tij të vërtetë, e ai është të dezinformojë dhe sipas mundësisë të fusë frikë. Kur teksti të kontrollohet ashtu siç duhet, sipas të gjitha standardeve gazetareske, do të konstatohet se e gjithë kjo që është shkruar është spekulim i tepruar.
INFOGRAFIKU
VËRTETËSIA
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
BURIMET E INFORMATAVE
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
nuk mund të përcaktohet
një palë
PËRMABJTËSIA
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
ANSHMËRIA
nuk mund të përcaktohet
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
nuk aplikohet
anshmëri politike, anshmëri tjetër
KOMENTIMI
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGJIATURA
vepër origjinale
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
KUALITETI I TITULLIT
dezinformon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
FOTOGRAFIA
ka
adekuate
as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
GJUHA E URREJTJES
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk ka shprehje të urrejtjes
nuk nxit dhunë
nuk diskriminon
I PËRSHTATUR PËR UEB
i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e