verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Periudha paszgjedhore – shans i ri për negociatat

on 28 - 04 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

FireShot Screen Capture #139 - 'МРТ' - www_mtv_com_mk_node_8105-crop-resize

Gjatë heshtjes parazgjedhore tërthorazi është shkelur ajo, me ç’rast emitohet një kontribut i përgatitur më parë, që duhet të shkojë në favor të garniturës në pushtet – kryetarit Ivanov dhe qeverisë së RM-së. Ai mund të gjendet edhe në ueb-faqen e transmetuesit nacional.

FireShot Screen Capture #139 - 'МРТ' - www_mtv_com_mk_node_8105Linku deri te artikulli origjinal: Periudha paszgjedhore – shans i ri për negociatat

Data dhe koha e publikimit: 26.04.2014 17:18

Data e recensionit: 27.04.2014

Recensues: Ljubomir Kostovski

Kontributi flet për sukseset e politikës tonë të jashtme nëpërmjet tezës – të mos ishte bllokada e Greqisë, ne tashmë do të ishin në NATO dhe BE. “Edhe pse i plotësoi të gjitha kriteret, megjithatë mungon ftesa për fillimin e negociatave, e kjo është për shkak të presionit që e bën fqinji jonë jugor mbi komunitetin ndërkombëtar, duke lobuar fuqishëm se është negociator konstruktiv për emrin, që është plotësisht e saktë” – analizojnë ekspertët për TVM-në.

Edhe zgjedhja e temës edhe e bashkëbiseduesve thjesht nuk është në përputhje me politikën e neutralitetit të shërbimit publik dhe lënia pas dore e temave që ishin temë e debateve parazgjedhore ndërmjet konkurrentëve politikë. Gjithsesi kjo vlen edhe për tezën, për shkak se i bie murit të të gjitha analizave dhe dokumenteve nëpër forume, individëve dhe institucioneve të BE-së, veçanërisht gjatë pesë viteve të fundit, ku kërkohet që paraprakisht të plotësohen disa kritere të caktuara siç është liria e mediave, raportet ndërmjet partive, funksionimi i Kuvendit, pavarësia e gjyqësisë…

T’i përmendim si burime vetëm linke që i kemi pranë dore, njëri ku Zhan Klod Junker, kandidati udhëheqës i Partisë popullore evropiane (ku bën pjesë edhe VMRO-DPMNE-ja), me rastin e lansimit të kandidaturës së saj për kryetare të Komisionit Evropian, si një nga 5 prioritetet e saja kryesore në 5 vitet e ardhshme aspak nuk e përmendi zgjerimin! Kjo përafërsisht mund të interpretohet si “na iku treni”, gjegjësisht na ka ikur mundësia për të hyrë në të gjatë kryetarit aktual dhe kësaj qeverie, e jo se saapo nuk kanë filluar “negociatat e vërtetа” siç sugjeron në titull. Poashtu, mund të haset edhe deklarata e Junkerit për Independent ku nuk ka asnjë gjurmë nga optimizmi i bashkëbiseduesve të TVM-së për këtë çështje.

Në fakt, TVM-ja ka problem edhe me burimet e informatës (tezën). Së pari këtu është këshilltari kryesor i kandidatit për kryetar dhe ushtruesit aktual të këtij funksioni, Gjorgje Ivanov për politikë të jashtme – ish-ambasadori Risto Nikovski. Ta përkujtojmë këtë fakt nëpërmjet linkut me titull “Këshilltarët e kryetarit Ivanov”. Ai është prezantuar si ekspert, e nuk përmendet funksioni i tij më i rëndësishëm, që shkakton huti te shikuesi i kontributit. Ai gjithsesi është decid në koncentrmin e problemit në një vend – në Athinë edhe në atë se në të gjitha fushat e tjera “kemi përparim”. Kjo pa dyshim është lavdërim për ata që në tetë vitet e fundit e udhëheqin politikën e jashtme.

Edhe pse kjo është shkelje e heshtjes (domethënë televizioni mund të publikojë informata që nuk do të paraqesin vlerësim të veprimeve të dikujt dhe të jenë referenca të dikujt dhe të cilat mund të ndikojnë në mënyrë plotësuese në vendimin e votuesve se për kë do të votojnë) edhe më e rëndë është puna që nënkupton njëfarë balancimi (edhe pse kjo është nën nivelin e problemit kryesor te ky tekst dhe kjo fotografi: pse është publikuar). Edhe pse paralajmërohen ekspertë, përdoret shumësi, në fakt kemi vetëm dy analistë.

Bashkëbiseduesi i dytë është tregim në vete, edhe pse flet për raportet pozitive të RM-së në BE. Bëhet fjalë për dr. Stojan Savevskin nga Universiteti Evropian. Mirëpo, profesori i përmendur Sllavevski, i cili deri para pak kohësh ka qenë docent, sot është profesoror inordinar dhe assesi nuk është i njohur si analist politik – bëhet fjalë eventualisht për ekspert për armë zjarri dhe ai është autor i një libri për lëndën e kriminalistikës (!) në këtë universitet. Madje, të njëjtën ditë në gazetën Veçer mund të haset emri i tij në një tekst për gypat e gjatë! Ky është një devalvim plotësues i shërbimit publik: edhe sikur të mos bëhej fjalë për heshtjen parazgjedhore, referenca e njërit nga burimet është tepër problematike. Sllavevski mund të flasë si qytetar, por jo edhe si ekspert për politikë të jashtme.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklratata jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

2 burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

josenzancionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja