verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Gruevski: LSDM-ja përgatit terren t’i shpallë zgjedhjet të parregullta

on 28 - 04 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

FireShot-Screen-Capture-135-Груевски_-СДСМ-подготвува-www_vecer_com-crop-resize

Politikanët në përfundim të tubimeve parazgjedhore, foltoren e shndërruan në vend prej ku do ta pështyjnë dhe do ta ofendojnë kundërshtarin e tyre politik. Kur lideri sillet në këtë mënyrë, atëherë edhe të gjitha eshalonet më të ulëta të pushtetit, por edhe kundërshtarët e tyre politikë, garojnë në oratorinë që do të jetë e mbushur me ofendime dhe elemente të mundshme të gjuhës së urrejtjes.

Recensojmë një tekst të tillë, ku gazetari, duke e vënë në thonjëza gjuhën ofenduese të kryeministrit, konsideron se është amnestuar nga përgjegjësia dhe bashkëautorësia. Por, nuk është ashtu.

FireShot Screen Capture #135 - 'Груевски_ СДСМ подготвува терен да ги прогласи изборите за нерегуларни' - www_vecer_com

Linku deri te artikulli origjinal: Gruevski: LSDM-ja përgatit terren t’i shpallë zgjedhjet të parregullta

Data dhe koha e publikimit: 24.04.2014

Data e recensionit: 24.04.2014

Recensues: Аleksandar Pisarev

 

GAZETARI NUK ËSHTË MEGAFON

“Gruevski: LSDM-ja përgatit terren t’i”…

“Kryeministri Nikolla Gruevski në tubim tha: “E shoh kriminelin e aboluar, i cili këto ditë përpiqet mua dhe VMRO-DPMNE-në të na paraqesë si kriminelë, të na nxijë duke hedhur baltë mbi ne, e nuk e di se më datën 27 do të fundoset në baltën e tij”…

“e dëgjoj atë… që është vendosur nga Branko Cërvenkovski”,

…”-theksoi Gruevski”…

“pastaj Gruevski tha”..

Ç’është këtu gazetaria, kreativiteti gazetaresk, përmbajtësia, dija, perceptimi? Asgjë. Me gjasë, i vetëdijshëm për rolin e megafonit dhe transmetuesit të thjeshtë, autori as që është nënshkrar në fund të tekstit, për shkak se në këtë rast edhe nuk kemi ndonjë tekst autorial, kemi transmetim të citateve të zgjedhura me gjuhë ofenduese nga politikani – kryeministri. Është transmetuar një pjesë e fjalimit që ka kualifikime sulmuese, ofendime dhe në atë mënyrë shkakton stereotipizim negativ, por edhe mobilizim:

…”përsëri do ta them, këto janë veprime dëshpëruese të njerëzve të dëshpëruar, që do t’i dëgjojmë edhe pesë-gjashtë ditë, se si do të bërtasin, do të montojnë, do të sulmojnë, do të nxjerrin falsifikate, mirëpo ai që ka përvojë, dhe ai që na njeh dhe na ka vlerësuar… ata do ta shohin vendimin e popullit”…

 

NUK KA VEND PËR AMNESTI

Zakonisht, politikanët janë ata që përmenden se prodhojnë elemente të mundshme të gjuhës së urrejtjes, me ç’rast gazetarët janë vetëm në rolin e transmetuesve të gjuhës së tillë, distrubutorë, ose megafon nëpërmjet të të cilit politikanët në këtë mënyrë i përcjellin porositë e tyre. Me këtë rast, gazetari, me të vërtetë, nuk mund të pësojë pasoja për shkak të kësaj, mirëpo ka përgjegjësi etike.

Gazetarët zakonisht konsiderojnë se në qoftë se e citojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose e vënë në thonjëza fjalimin e politikanit në të cilin ka elemente të gjuhës së urrejtjes, ata janë të amnestuar nga përgjegjësia për fjalët e tij. Gabojnë, për shkak se nëse nuk u problematizojnë elementet e mundshme të gjuhës së urrejtjes të cilën e përdor politikani, nëse nuk e vendosin atë në një kornizë të matur dhe në kontekstin adekuat që nuk do ta shqetësojë qytetarin, ata bëhen distributorë të thjeshtë dhe zëdhënës të subjektit politik me çka e humbin rolin e tyre shoqëror që u është besuar.

 

PRAKTIKAT DHE ZGJIDHJET EVROPIANE

Qytetarët nuk guxojnë të shndërrohen në “auditor të robëruar” që duhet t’i dëgjojë ofendimet e tyre pa të drejtë zgjedhjeje. Veprimet e këtilla të politikanëve në praktikën evropiane “sanksionohen” në dy mënyra: gazetari në atë rast ka të drejtë që politikanit t’ia “marrë të drejtën e lirisë së të folurit”, ashtu që atë pjesë të fjalimit të tij, në kuadër të vetërregullimit, nuk do ta publikojë atë pjesë të fjalisë, ku ka elemente të gjuhës së urrejtjes, kualifikime sulmuese, stereotipizim negativ… ta vë në ndonjë kontekst.

Kodi i gazetarëve të Maqedonisë, (neni 14) thotë:

„Raportimi nga proceset policore, veçanërisht nga zgjedhjet, duhet të jenë i paanshëm dhe ia balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike. Vetëm në atë mëynrë mund të ruhen parimet dhe vlerat etike dhe profesioanle dhe autoriteti dhe dinjiteti i profesionit“. 

Legjislacioni evropian që në fund të shekullit të kaluar, e më intensivisht që nga viti 2000, në ligjet e tij penale e ka futur kapitullin dhe dispozitat ndëshkuese për gjuhën e urrejtjes, në Kodin Penal të Britanisë së Madhe kjo është rregulluar në mënyrë shumë precize, BBC-ja britaneze në lidhje me këtë ka rregullat e saj, ndërsa Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut në nenin 10 jep udhëzim se si duhet të sillemi në qoftë se subjekti politik përdor gjuhë të urrejtjes.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

josenzancionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja