verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Çorientimi i publikut s’është mision i gazetarisë

on 9 - 10 - 2015       

[Recension: “Përveç Qufës, askush nuk i bashkohet “Unitetit”. Lika dhe Dehari mbesin BDI”]

Titulli patjetër duhet të jetë në harmoni me përmbajtjen e tij. Gjë që nuk ndodhë në produktin që po e recensojmë. Përveç mospërshtatjes titull-përmbajtje, produkti gazetaresk që po recensojmë jep informacione të pa provuara dhe çorienton publikun. Në këtë rast, kjo vjen si pasojë e mosprezencës së gazetarit në vendngjarje.

download

Linku deri te artikulli origjinal: Përveç Qufës, askush nuk i bashkohet “Unitetit”. Lika dhe Dehari mbesin BDI

Data dhe koha e publikimit: 03.10.2015

Data e recensionit: 07.10.2015

Recensent: Xhenis Sulimani

Teksti në përmbajtje demanton atë që ka synuar ta plasojë autori nëpërmes titullit i cili thotë: “Përveç Qufës, askush nuk i bashkohet “Unitetit”. Lika dhe Dehari mbesin BDI”. Më vonë në teskt, ky numër zmadhohet dhe rezulton që:

“Përveç dy tre figurave të “anonimusa”, të tjerët jesin besnik BDI, lajmëron Aktuale.mk.”

Autori nuk ka shpalosur emrat e figurave që i janë bashkëngjitur subjektit të ri politik. Kështu, duke e lënë informacionin të cunguar, len përshtypje se diçka po fshehë. Autori duke insistuar ta provojë titullin mundohet që të hedhë hipoteza, por në asnjë moment nuk ka tentuar t’i provojë të njëjtat.

“Siç është përfolur deri më tani Lika dhe Dehari kanë qenë emrat e mundshëm të cilët janë lakuar në disa media dashakeqëse se do të kalojnë në UNITETI, por në promovimin e saj kjo doli të jetë gënjeshtër, apo më mirë të thuhet të gjithë mbesin BDI”.

Autori nuk ka marr deklarata nga personat, emrat e të cilëve i përmend në tekst, për të vërtetuar atë që synon ta bart si lajm. Dhe, pastaj të saktësojë se bëhet fjalë për informacion të (pa)konfirmuar zyrtarisht.

Komentet, hipotezat apo qëndrimet e gazetarit duhet të jenë të ndara nga informacion, i cili duhet të jetë mirë i strukturuar, për të shmangur dezinformimin dhe manipulimin me publikun. Madje autori ka dhënë informacionin pa qenë në ngjarje ose siç i referohet ai vetë, “në promovimin e partisë së re” dhe kjo vërtetohet lehtë nga mungesa e detajeve në tekst.

Mungojnë emrat që kanë marrë pjesë në promovimin e nismës së re dhe informacione shtesë për aktivitetin e tyre para se të ishin pjesë e UNITETI-t.

I shtyrë nga dëshira për të dhënë një informatë ekskluzive që për një kohë të gjatë ka tërhequr vëmendjen e publikut, autori ka “shkelur” kalimthi mbi pjesën tjetër të informacionit, të cilën nuk e ka ndjekur personalisht dhe nuk e ka provuar me ndihmën e burimeve.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

senzacionalist

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja