Recension: Ruajuni! Shqiptari përpiqet të plaçkisë një familje maqedonase në Pargë
Publikuar në Recensione
on 27 - 07 - 2015 Autor: Зоран БојаровскиKy është njëri nga shembujt e skajshëm të gazetarisë joetike. Sa është e rëndësishme përkatësie kombëtare ose etnike e vjedhësit, e të plaçkiturve ose e atij që e ka paraqitur vjedhjen ose ka paralajmëruar për atë? Aspak nuk është e rëndësishme.
Mirëpo, para se të kalojmë në elaborimin e konstatimit tonë nga qëndrimi paraprak i këtij recensioni të raportit gazetaresk për këtë ngjarje, do t’i referohemi nenit 10 të Kodit të gazetarëve, i cili thotë:
Gazetari nuk do të krijojë me vetëdije e as që do të përpunojë informacione që i rrezikojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë dhe diskriminim në çfarëdo qoftë baze (nacionale, fetare, racore, gjinore, sociale, gjuhësore, të orientimit seksual, politike…).
Linku deri te artikulli origjinal: Ruajuni! Shqiptari përpiqet të plaçkisë një familje maqedonase në Pargë
Data dhe koha e publikimit: 21.07.2015, 20:19
Data e recensionit: 24.07.2015
Recensues: Zoran Bojarovski
Vjedhja, ngjarja për të cilën njofton kjo përmbajtje mediatike, me gjasë është një dukuri e rregullt në këtë periudhë të vitit nëpër vendet turistike. Këtu nuk duam të nënvlerësojmë asgjë që lidhet me këtë dukuri, e as traumën e të plaçkiturve. Përkundrazi, bashkëndjejmë me ta, mirëpo themi se nuk ka asnjë shenjë se ka ndonjë trend që shqiptarët t’i plaçkisin maqedonasit edhe atë vetëm maqedonasit në mënyrë të vazhdueshme. Një trend i tillë do të ishte i vlefshëm si informatë gazetareske, mirëpo kështu kemi vetëm një lajm senzacionalist.
Këto e vërteton edhe titulli. Ai është tendencioz, sa që të çon “të bërtasësh”.
Prandaj, i referohemi edhe nenit 11 të Kodit të gazetarëve i cili në mënyrë kualitative dhe paralajmëruese e plotëson nenin paraprak, të 10-të të Kodit, që e përmendëm më lartë:
Gazetari do t’u përmbahet edhe standardeve shoqërore dhe korrektësisë dhe do t’i respektojë dallimet etnike, kulturore dhe fetare në Maqedoni.
Për fat të keq, për arsye të panjohura, për disa gazetarë këto rekomandime janë të largëta, mirëpo këtu janë “rojtarët” mediatikë qytetarë që t’i regjistrojnë dhe t’i potencojnë ato.
INFOGRAFIKU
VËRTETËSIA
Sipas të gjitha gjasave
nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
BURIMET E INFORMATAVE
ka burime të evidentuara
jozyrtare
jorelevante
nuk mund të përcaktohet
një palë
PËRMABJTËSIA
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
ANSHMËRIA
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
KOMENTIMI
nuk ka elemente të komentimit
PLAGJIATURA
nuk mund të përcaktohet
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
KUALITETI I TITULLIT
nuk informon
jokreativ
senzacionalist
joadekuat
tendencioz
FOTOGRAFIA
ka
joadekuate
as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
GJUHA E URREJTJES
nuk ka shprehje të urrejtjes
të fshehura
nuk nxit dhunë
në mënyrë të fshehur
I PËRSHTATUR PËR UEB
i lexueshëm
elemente kualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e