verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Shqiptarët e shohin ardhmërinë në VMRO-DPMNE

on 22 - 06 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

FireShot-Screen-Capture-159-Албанците-ја-гледаат-иднината-во-ВМРО-ДПМНЕ-crop-resize Raporti tradicional ndërmjet qytetarëve dhe mediave bazohet në prezantimin kreativ, të saktë dhe të mbështetur në fakte të informatave me interes publik. Atë moment kur mediat bëhen kuti postale ku çdokush mund të hudhë çka të dojë, spinimi bëhet përmbajtje e rregullt, ndërsa informatat dhe tregimet e plasuara në atë mënyrë kanë vetëm një qëllim – mendimin publik ta kthejnë në atë anë dhe në favor të interesave të porositësit të “letrës së hudhur” në kutinë postale. Me këtë rast, “komentatorët” e mendimit publik dhe shoqëria më nuk janë vëzhgues të paanshëm, por bëhen palë dhe ndërmjetësues në proceset dhe dukuritë. Tezat e tyre, sa do që të jenë të pabaza dhe pa fakte, janë të orientuara për të shkaktuar efekt të fuqishëm te lexuesit: “Shqiptarët e shohin ardhmërinë në VMRO-DPMNE”. …”Republika” zbulon se gjithnjë e më i fuqishëm ështe mendimi te shqiptarët për t’iu bashkangjitur VMRO-DPMNE-së”… FireShot Screen Capture #159 - 'Албанците ја гледаат иднината во ВМРО-ДПМНЕLinku deri te artikulli origjinal: Shqiptarët e shohin ardhmërinë në VMRO-DPMNE Data dhe koha e publikimit: 16.06.2014, 22:16 Data e recensionit: 17.06.2014 Recensues: Аleksandar Pisarev

“AJO QË I VJEN MIRË GJYSHES, AJO ATË E SHEH NË ËNDËRR”

Vështirë mund t’i shmanget vlerësimit se nuk është në pyetje gazetaria manipulative, kur teza kryesore, se mënyra e vetme në të cilën mund të realizohet mirëqenia në vend është VMRO-DPMNE-ja, nuk është mbështetur me fakte ose deklarata. Thirrja në … “idetë që qarkullojnë në opinion, e të cilat me “Republikën” i ndanë bashkëbiseduesit – se një numër gjithnjë e më i madh i intelektualëve shqiptarë të Maqedonisë, do t’i bashkangjiteshin VMRO-DPMNE-së, dhe mendimi i një analisti anonim i cili akoma e shqyrton “punën në terren”…  kanë mundur, në qoftë se bëhet fjalë për fakte të vërteta, e jo për proces të rrejshëm politik në bllokun shqiptar, të verifikohen dhe të dëshmohen lehtë dhe duke u bazuar në burime. Në të kundërtën, bëhet fjalë për spin të hapur në dobi të partisë dhe koalicionit që është në pushtet.Për shkak se intelektualët e dalluar dhe analistët në bashkësinë etnike shqiptare shumë shpesh, guximshëm dhe haptazi me emër dhe mbiemër, i kundërvihen dhe e kritikojnë politikën që e zhvillon VMRO-DPMNE-ja. Prandaj, nuk ka arsye racionale që, …„një numër gjithnjë e më i madh i intelektualëve të arsimuar, shqiptarë të Maqedonisë, t’i bashkangjiten VMRO-DPMNE-së”… E qartë është edhe paranoja dhe dëshira të mos ketë opozitë as në bllokun politik shqiptar: “Edhe pse në kampin politik shqiptar funksionojnë disa parti, as opcioni i Osmanit, e as PPD-ja, nuk mund të konsiderohen si opozitë konkrete, të imponohen si bllok opozitar që do t’i rrezikonte pozitat e BDI-së dhe të PDSH-së”…„radikalizimi që e përmend Sela… nuk është në “filmin” e shqiptarëve, në fokusin e të cilëve është ekonomia dhe mirëqenia, atëherë mund të pritet që shqiptarët… ambiciet e tyre  dhe pozitën më të mirë ekonomike-sociale ta kërkojnë nëpërmjet VMRO-DPMNE-së”

KUR DO TË ZGJOHEMI NGA ËNDËRRA

Qëndrimi i shumë intelektualëve shqiptarë për politikën që e zhvillon VMRO-DPMNE-ja është theksuar publikisht, pa “doreza” dhe pa “syze ngjyrë vjollce si në ëndërr”. Profesori Mersel Bilalli thotë:

“Kjo fazë prej tetë vitesh e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së do të mbahte mend në historinë e vendit si kataklizmë e rëndë njerëzore, ku është shkellur gjithçka që është njerëzore. Analistët e ardhshëm do të kenë problem serioz t’i definojnë udhëheqësit aktualë – a kanë qenë ata udhëheqës ose raste të rënda mjekësore”… Kjo fazë prej tetë vitesh e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së do të mbahte mend në historinë e vendit si kataklizmë e rëndë njerëzore

Pse qytetarët dhe “shqiptarët maqedonas” (term i ri i cili deri tani nuk është shfrytëzuar nga mediat, e pas ndarjes në “patriotë dhe tradhëtarë” tani asocon edhe në ndarjen e shqiptarëve në “shqiptarë dhe shqiptarë maqedonas”) do të besonin në tezat e “analizuesve anonimë të punëve në terren” kur analistë seriozë nga radhët e (ja edhe ne do t’i quajmë) shqiptarëve maqedonas, kanë studiuar, konstatuar dhe publikisht, me emër dhe mbiemër, kanë publikuar se: …“Gruevski dërgoi porosi se kërkon 62 deputetë nga të “dëshiruarit” që të qeverisë pa i marrë në dorë fare “të urrejturit”. Ekspertët e psikoanalizës thonë se në trurin normal kjo assesi nuk mund të ndodhë”… “Për fat të keq, kryeministri jonë është shembulli i vetëm në botë që me vetëdije i nxit ndjenjat etnike duke krijuar sasi të mjaftueshme të urrejtjes, e cila do t’i shërbejë për të mbijetuar politikisht“Shteti gjemdet para tre infarktesh

SPINIM I TEJDUKSHËM

Ky është një spinim i tejdukshëm në dobi të koalicionit aktual, e cili mund të përforcohet edhe me PDSH-në: …„Тhaçi tashmë fitoi tre vende drejtorësh… do t’i fotojë vendet të cilat sipas funksionit kanë bashkëpunim me kryetarin e vendit”…, por ka edhe qërim hesapesh me ata që mendojnë ndryshe nga radhët e BDI-së dhe të PDSH-së në bllokun politik shqiptar: …“Sela punon në sigurimin e përkrahjes në radhët partiake, por kjo i shkon rëndë”... Spinimi zbulohet, për shkak se një plejadë e intelektualëve të dalluar shqiptarë nuk mendojnë si …“bashkëbiseduesit me të cilët janë këmbyer idetë e analizuesve në terren”… Letra e intelektualëve shqiptarë Kim Mehmeti, Arsim Zekolli dhe Ramadan Ramadani qartë e potencon këtë:

Ne nuk mundemi, e as që kemi qëllim, ta ndalojmë epshin Tuaj për fshehjen e natyrës suaj intrigante dhe nevojën tuaj për maskim të kapitulimit të plotë para shkopit të Gruevskit”…

 

SPINIMI NUK ËSHTË I MUNDUR PA NDËRMJETËSIMIN E MEDIAVE

Spinimi nuk mund të realizohet dhe të arrijë deri te ata për të cilët është dedikuar, gjegjësisht deri te publiku, pa mediat që e kanë rolin ndërmjetësues. Një simbiozë e mirë dhe e sukseshme politike ndërmjet partive politike dhe mediave, e mbështetur mirë financiarisht në dobi të mediave, tregon se sa shumë mund të arrihet me spinimin. Mbrojtja e vetme nga tendencat e këtilla dhe transformimi i mediave në kuti postale për dërgimin e porosive të spinuara të politikanëve është edukimi i i gazetarëve dhe vendosja e rregullave të qarta dhe demokratike të lojë duke e respektuar plotësisht kodin dhe etikën gazetareske. Mediat duhet të jenë profesionale, ta përfaqësojnë interesin publik, e jo interesin e qendrave politike dhe t’i ndalojnë tendancat për spinim.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

deklratata jo të sakta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare, anonime

jorelevante

2 burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja