verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Sorosi e shkatërron dhe e korrupton sektorin civil në vend

on 4 - 07 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

 

21-09876-098-crop-resize

Të mos ishte tragjike do të ishte qesharake, e ndoshta po të mos ishte qesharake do të ishte tragjike. Ky do të ishtë përshkrimi i shkurtër i “produktit konkret mediatike”, nënkuptohet me parashenjë negative. Në vetëm 22 rreshta është arritur që të shkilen pothuajse të gjitha nenet e Kodit të gazetarëve. Manipulim, shtrembërim i fakteve, dezinformatë, hutim i publikut, janë vetëm disa nga elementet e pranishme në këtë tekst.

2Linku deri te artikulli origjinal: Sorosi e shkatërron dhe e korrupton sektorin civil në vend

Data dhe koha e publikimit: 01.07.2014, 13:36

Data e recensionit: 02.07.2014

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

SPIN DHE MANIPULIM ME NUMRAT E HULUMTIMIT

Këtu bëhet fjalë për rast të keqpërdorimit të rezultateve të një ankete për qërim mediatik hesapesh me një organizatë joqeveritare e cila nuk është sipas qejfit të qarqeve politike në vend. Si të kuptohet ndryshe barazimi i të dhënave se “55 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se OJQ-të janë nën ndikim” me një оrganizatë joqeveritare, e cila, gjykuar sipas fushatës aktuale, një periudhë më të gjatë është thumb në “këmbën e dikujt”.

Pasi në artikull bëhet tranzicioni “se për imazhin e këtillë të OJQ-ve në vend fajtore është vetëm një organizatë” vjen deri te kulminacioni, që ka ngjyrim të fortë politik dhe bën me dije se me gjasë prapa tekstit fshihen motive të tjera nga ato gazetaresket. Këtë e zbulon edhe vetë përmbajtja e cila në vazhdim përmend se kush, siç thuhet, ka përfituar nga fondet e kësaj organizate joqeveritare, kush është anëtar në organet e saj, pastaj lidhjen e saj me opozitën, pastaj “etiketimi” i tyre publik, etj. Këto janë metoda të njohura për qëruar hesapet me “të papërshtatshmit”. Por, të kthehemi në fillim – manipulimi dhe shtrembërimi i të vërtetës ndodh atëherë kur publikut i servohet teza se konkretisht vetëm kjo OJQ është ajo për të cilën shumica e qytetarëve mendojnë se është nën ndikim politik, që në fakt nuk është ashtu. Hulumtimi i mendimit publik për organizatat joqeveritare, siç qëndron edhe në vetë tekstin, është bazuar në pyetjen “A mendoni se organizatat joqeveritare janë të liruara nga ndikimi politik apo programi dhe veprimi i tyre janë nën ndikimin dhe veprimin e partive politike”,pa i përmendur veç e veç OJQ-të e ndryshme që veprojnë në vend.

“Gazetari duhet të publikojë informata të sakta, të verifikuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe nuk do të falsifikojë dokumente.” – neni 1 i Kodit të gazetarëve.

Vërtetësia e tekstit me siguri do të ishte në një nivel shumë më të lartë sikur burimet iniciale të informatave – hulumtimi i një instituti me autoritet, të shfrytëzoheshin në tërësi, e jo në mënyrë të segmentuar dhe me një dozë të fuqishme të shtrembërimit. E njëjta vlen edhe për përmbajtësinë, e cila në esencë, ka një të re për hulumtimin e mendimit publik për organizatat joqeveritare, por asaj i “ngjitet” spini për “fajin e vetëm një OJQ-je”. Gjithsesi se ky artikull do të tërhiqte shumë më tepër vëmendje nëse qëllimi ka qenë që publikut t’i plasohet informatë kualitative, ebazuar vetëm në fakte, e jo një përmbajtje që në përgjithësi është “pështyrëse”, e cila edhe sikur të dojë nuk mund ta fshehë anshmërinë politike:

“…Në mesin e tyre është edhe Margarita Caca Nikollovska, përndryshe kryetare e Këshillit në LSDM. Njëkohësisht, kjo organizatë është e njohur për ndarjen e granteve vetëm për mediat që janë të afërta me LSDM-në…”.

 

PËRFUNDIM I GABUAR I BAZUAR NË TEZË TË PAQËNDRUESHME

Можеби насловната конструкција најчисто и најпрецизно ја отелотворува манипулацијата која се прави со целиот материјал:

“Sorosi e shkatërron dhe e korrupton sektorin civil në vend”.

E të pyesim, si është ardhur deri te ai përfundim, për shkak se rezultatet e anketës nuk thonë atë, por thonë se shumica e të anketuarve konsiderojnë se OJQ-të janë nën ndikim, gjithsesi që është e kuptueshme dhe normale për një hulumtim të këtillë, pa treguar me gisht drejt një organizate. Е në këtë rast, në mënyrë shumë jogazetareske, teksti përpiqet ta drejtojë gishtin drejt një vendi.

Në fund mundet vetëm shkurtimisht të thuhet se bëhet fjalë për “produkt” joprofesional dhe të anshëm mediatik, i cili publikut nuk i ofron pasqyrë reale për temën që e trajton.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante, jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

tekst i panënshkruar, me gjasë origjinal

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja