verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recensione: Erdha të heq dorë nga cigarja, a mund ta ndez një?

on 4 - 06 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

FireShot Screen Capture #290-09876-09800-crop-resize

Reportazhi është zhanr i lënë pasdore në mediat tona, veçanërisht pasiqë konsiderohet se më lehtë e humb betejën me televizionin dhe shpërndarjet e ngjashme elektronike të informatave, veçanërisht në planin e bindshmërisë. Ajo që zhanrin në disa raste e bën tërheqës e bile edhe ta patejkalueshëm, gjithsesi, është, afërsia dhe humori, të cilat nuk mund të improvizohen aq lehtë nëse gazetari u vë kamera dhe mikrofona njerëzve me të cilën bisedon, në çfarëdo situate. Afërsia është krijues i replikave mendjempreht, e gjithçka tjetër është vetëm aktrim dhe skenë për të cilën janë të gatshëm vetëm profesionistët.

Këtë e dëshmon edhe vizita e gazetares në një – ta quajmë ashtu – terapi grupore që është e organizuar për ata që kanë vendosur të heqin dorë nga vesi i pirjes së cigares edhe atë me ndihmën profesionale të Institutit për sëmundje të mushkrëvie dhe TBC në Shkup.

FireShot Screen Capture #290-09876-09800Linku deri te artikulli origjinal: Erdha të heq dorë nga cigarja, a mund ta ndez një?

Data dhe koha e publikimit:28.05.2014 18:34

Data e recensionit: 29.05.2014

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Kam pirë cigare 40 vite të plota – që nga mosha 10 vjeçare dhe vendosa ta lë kur u sëmura nga bronhiti dhe kisha dhimbje të mëdha në gjoks, dhe flokët mu ngritën kur e pash edhe në një fotografi në këshillimore se çka u ka bërë katrani mushkërrive të mia! Kur më pihet cigare, vëndoj në gojë një çamçakëz, por cigare nuk kam ndezur tashmë 20 ditë – na tha Toni Dojçinovski nga Tetova (51), njëri nga ata që kanë vendosur të heqin dorë nga ky ves.”

Zyrtarisht kjo quhet “edukim grupor”, por dëshmitë (që janë vërejtur edhe nga gazetarja e pranishme) gjithsesi duhet të kenë ndikim interaktiv: çdonjë dëgjon nga të tjerët se si ata janë përpjekur të heqin dorë nga pirja e cigares. Pse nuk kanë pasur sukses dhe si ka ndikuar kjo mbi shëndetin e tyre, që gjithsesi është paralajmërimi më i fuqishëm: bëhet fjalë për persona, të cilët, më së paku kanë sëmundje kornike të mushkërive.
Reportazhi regjistron se numri më i madh i të pranishmëve nuk kanë ndonjë vullnet të fortë, janë “fillestarë” në abstinencë, dhe shpeshherë gjejnë arsyetime nga më banalet që të dalin jashtë, dhe me gjasë ta ndezin një cigare. Disa këtë e shndërrojnë edhe në lutje të hapur të tipit “vetëm edhe këtë herë”, që në përgjithësi, shkakton situata të ndryshme humori, por flet edhe për mentalitetin tonë.

Nuk është e qartë se gazetarja a ka marrë pjesë në seancë me identitet të fshehur, ose vetëm i ritregon “përjetimet” e pacientëve, por edhe të mjekes, dr. Maja Zakoska, por sido që të jetë, në momente të caktuara teksti ka elemente të “transmetimit të drejtpëdrejtë” dhe kjo tregon se reportazhi meriton “jetë të gjatë dhe pa brenga”.

Megjithatë, teksti jep edhe elemenet të mjaftueshme informative që t’i shtyjë edhe të tjerët që janë të varur nga nikotini, të cilët eventualisht mund të dëshirojnë të heqin dorë nga ai status, të mund të bijnë vendim që ta lënë atë. Janë dhënë të gjitha instrumentet që janë në dispozicion: nga çamçakëzat prej nikotini, duke vazhduar me antidepresivët dhe të ngjashme dhe zbatimin i tyre më shihet nëpërmjet dëshmive autentike, ashtu që forma e drejtpërdrejtë e komunikimit në këtë rast ka edhe arsyetim tjetër, vërtet ndikon në mënyrë preventive, për shkak se e ruan sinqeritetin në relacionin gazetar-pacient, dhe për këtë arsye edhe transmetohet si e tillë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklarata të sakta

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

më tepër burime

më tepër palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

është i balancuar

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

josenzancionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

informon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente solide multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja