verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tekste “relaksuese” pa fakte s’janë gazetari

on 5 - 10 - 2015       

[Recension: “Teuta me “shefat” dhe “sheficat” për peshk në Pogradec, kush i paguan?”]

Ngritja e çështjeve me rëndësi, nga gazetari, si puna e harxhimit të buxhetit të institucioneve shtetërore dhe atyre lokale është një nga detyrat themelore të gazetarisë për të përmbushur misionin e të qenurit në shërbim të të mirës së përgjithshme.

download

Linku deri te artikulli origjinal: Teuta me “shefat” dhe “sheficat” për peshk në Pogradec, kush i paguan?

Data dhe koha e publikimit: 01.10.2015

Data e recensionit: 05.10.2015

Recensent: Xhenis Sulimani

 

Teksti që po e recensojmë me të drejtë ngre çështjen e harxhimit të parave të buxhetit nga kryetarja e komunës së Tetovës.

“Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi bashkë me “shefat” dhe “sheficat” sot po qëndrojnë në Pogradec për të ngrënë peshk për drekë. Siç mëson portali TetovaSot kryetarja e komunës ka udhëtuar me veturën e saj zyrtare ndërsa “shefat” dhe “sheficat” e komunës me furgon nga një kompani e Nerashtit. Kjo drekë e posaçme është në llogari të komunës dhe në dëm të buxhetit ku në fund ju faturohet qytetarëve tetovarë.”

Megjithatë gazetari nuk është munduar të jap ndonjë fakt se dreka e kryetares Arifi është “drekë relaksuese e kryetares dhe stafit të saj pas punëve të lodhshme që kanë pasur pas vërshimeve.” Asgjë në tekst dhe asnjë në fotografi (e cila nuk është as fotografi e ngjarjes) nuk është tregues që dreka për të cilën flet autori i tekstit ndikon në zbrazjen e buxhetit të komunës së Tetovës. Akuzat janë të pabaza dhe autori i tekstit nuk është treguar serioz në trajtimin e çështjes që ka ngritur.

Nga ana tjetër, autori në tekst nuk ka as “palën tjetër”. Derisa ka akuzuar numrin një të komunës është dashur të përpiqet që t’i jap hapësirë edhe Arifit për të sqaruar pozicionin e saj në lidhje me akuzat. Personi i kritikuar duhet të ketë të drejtën dhe hapsirën të justifikojë vetveten.

Çështjet që janë me rëndësi meritojnë që para opinionit të jenë gjithëpërfshirëse, të sakta dhe të balancuara.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

jozyrtare

1 burim

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja