verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Nuk tolerohen etiketimet pa dëshmi

on 6 - 10 - 2015       
Tetova 1 - BDI sjell TV 21 ne Maqedoni

[Recension: “BDI sjell TV 21 në Maqedoni”]

Lajmet që synojnë të bëjnë jehonë duke ngritur në diskutim çështje shqetësuese që njoftojnë për shkelje ligji ose shkelje etike duhet të zënë gjithmonë vend të rëndësishëm në media. Por gazetarit i duhet të bëjë një punë të madhe dhe profesionale për të vërtetuar nëse informacionet që prezanton janë të vërteta ose jo.

Tetova 1 - BDI sjell TV 21 ne Maqedoni 1Linku për te artikulli origjinal: “BDI sjell TV 21 në Maqedoni
Data e publikimit: 20.09.2015
Data e recensionit: 27.09.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Jemi vetëm disa muaj përpara zgjedhjeve parlamentare dhe mediat kanë kthyer vëmendjen e tyre te vëprimtaria e partive politike dhe te fushatat që ato planifikojnë të bëjnë ose kanë filluar të bëjnë tashmë. Këto fushata, me qëllim që të kuptohen në mënyrë korrekte, duhet të ndiqen në mënyrë objektive, pa anuar nga asnjëra parti dhe pa bërë etiketime dhe akuza të pabaza.

Portali në fjalë, i cili fsheh edhe emrin e autorit të tekstit, në titull njofton “BDI sjell TV 21 në Maqedoni”.

Titulli nënkupton dy gjëra. E para; Ai njofton publikun që televizioni i ri që është në fillim të punës së tij i takon një subjekti politik. Kjo është e rëndë për një media që tenton të futet në tregun mediatik sepse etiketime të kësaj natyre vënë në dyshim para publikut objektivitetin e materialeve mediatike që kjo medie pritet të përcjellë.

E dyta; Autori i tekstit nuk tregon se nga e ka marrë informacionin kur thotë se drejtori i këtij televizioni është ish ministri Ekonomisë Valon Saraçini. Kjo nuk është thënë nga TV 21 dhe as nga Valon Saraçini.

“Pas afrimit të TV ERA me Levizjen BESA dhe kthimin e shpinës nga ana e Alsat-M, BDI ka menduar që të gjejë një medium tjetër ku do të reklamohet gjatë kohës së fusahtës zgjedhore në Maqedoni dhe si duket këtë do ta bëjë mjaft mirë TV 21”. Fjalia hynë në fushën e komenteve dhe kur thuhet nga ana e një gazetari, e bën lehtë të kuptueshëm faktin se bëhet fjalë për një shkrim me tendencë etiketimi pa pasur fakte për këto që autori thotë.

Etiketimet pa verifikuar janë forma tendecioze diskreditimi dhe si të tilla hynë në kategorinë e gazetarisë joprofesionale.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

1 burim

asnjë palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

logo

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja