verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Tmerr: bombë dore në shkollë fillore

on 4 - 09 - 2014       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

УЖАС НА ПРВИОТ УЧИЛИШЕН ДЕН  Рачна бомба во основно училиште-crop-resize

Në ditën e parë shkollore, me siguri kur të gjithë prinëdërit që kanë fëmijë që shkojnë në shkollë janë të preokupuar me fillimin e vitit të ri shkollor, është vendosur një lajm e cila duhet t’i “zgjojë nga gjumi”, gjegjësisht t’ua tërheqë vëmendjen pikërisht me shokun i cili është i lidhur vetëm me ditën e publikimit. Sikur ky lajm të publikohej më herët ose më vonë, nuk do të shkaktonte vëmendje aq të madhe, madje edhe në vetë Serbinë, prej mediave të të cilës është marrë lajmi, pas verifikimit shihet se ai as për së afërmi nuk e ka pasur trajtimin e njëjtë sikur te ne?!

УЖАС НА ПРВИОТ УЧИЛИШЕН ДЕН  Рачна бомба во основно училиштеLinku deri te artikulli origjinal: Tmerr: bombë dore në shkollë fillore

Data dhe koha e publikimit: 01.09.2014 12:15

Data e recensionit: 02.09.2014

Recensues: Ljubomir Kostovski

“Në ditën e parë shkollore në fshatin Brezna, Gorno Millanovac në Serbi, është gjetur një bombë dore në oborrin e shkollës fillore të fshatit, njofton Blic-i.
Sipas informatave të policisë, bombën e ka gjetur një banor i fshatit i cili ka hapur një kanal për vendosjen e ujësjellësit.
Që situata të jetë edhe më e frikshme, bomba është gjetur në sipërfaqen e tokës, dhe ka qenë e mbuluar me gjethe”.

Lajmin e publikuan disa portale dhe fillimisht askush nuk e qëlloi emrin e qytetit – Gorni Millanovac, por disa e quajtën si nga Kumanova, Millanovce, ose Gorno Millanovac, që flet për atë se redaktorët-lektorët nuk kanë pasur fat me gjeografinë dhe gramatikën.

Por, këtu disi në mënyrë më dramatike është transmetuar ngjarja, me ç’rast është vënë një titull që duhet të na dridhë me atë fjalën “tmerr”, por nuk e sqaron atë. A ka mundur bomba të eksplodojë? Si ka ndodhur që ajo të gjendet në sipërfaqe, e mbuluar vetëm me gjethe? Gjegjësisht, a konsiderohet si e vënë me qëllim apo… lajmi nuk jep përgjigje në asnjërën nga këto pyetje të cilat lexuesi mund t’i parashtrojë pasi ta lexojë titullin.

Kur do ta shihni “origjinalin”, e kuptoni se këtu me lajmin kemi shumë pika të përbashkëta, mirëpo si ato me lajmet e shtrembëruara të Radio Erevanit legjendar.

Kështu, kjo gjetje e bombës nuk ka ndodhur më 1 shtator, por dy ditë më parë, të shtunën, kur në oborr nuk ka pasur nxënës. Lajmi nuk përmban informatë për llojin e bombës М – 75 (shih këtu), e cila gjithsesi se do ta arsyetonte titullin, për shkak se bëhet fjalë për mjet shpërtheys që mund të vrasë shumë njerëz në një hapësirë të madhe. Mirëpo, këtu ka pasur një reduksion të paramenduar – bomba nuk ka pasur aktivizues dhe ai që e ka gjetur atë e ka ditur edhe vetë këtë. Madje e ka marrë në dorë, e ka analizuar dhe në qetësi e ka lënë anash para se ta thirrë policinë (binduni këtu). Dhe në fund, edhe një informatë e rëndësishme në lidhje me bombën: ajo është e prodhimit të ri, që do të thotë se nuk bëhet fjalë për mjet që ka mbetur nga kohërat e luftërave…

Kur të mblidhet e tëra, kemi nj[ dezinformatë të madhe, e cila në momente është edhe komike, e ndoshta edhe për këtë arsye lajmi ka pasur numër të madh klikimesh. Dhe ka shkaktuar “rrezik të përgjithshëm” te prindërit e fëmijëve që shkojnë në shkollë. Fotografia që përdoret për ilustrim është tregim në vete – në vend të bombës (mund të gjendet edhe fotografi e atij lloji të bombës) është vënë një mjet shpërtheyes me tajmer, që gjithsesi, nëpërmjet një fotografie të rrejshme, duhet ta zmadhojë dramatizimin e ngjarjes dhe ta ngrejë edhe pak më lartë adrenalinin e prindërve (dhe të fëmijëve).

“Vlerë” e veçantë e artikullit është ajo se teksti i shkurtër prej katër reshtash teknikisht është i ndarë në dy pjesë, e ndërmjet tyre është vendosur një reklamë për “diçka që mund t’u vrasë”, në rastin konkret – gërhatja! Kjo gjithsesi duhet të “mësohet” në ndonjë leksion për marketing, si truk që do t’i shtynte lexuesit të blejnë preparat kundër gërhajtes: nëse keni shpëtuar nga bomba, atëherë nuk ia vlen të mos zgjoheni në mëngjes për shkak të mosfunksionimit të sistemit të frymëmarrjes!


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

ka edhe segmente të sakta, por ka edhe që janë hequr

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

relevante

1 burim

transmetim i lajmit

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

anshmëri komerciale

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë (lajm agjencie)

është theksuar burimi pa link

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

kreativ

senzacionalist

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i palexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja