verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recension: Vlon në LSDM: Pakënaqësi nga frika e udhëheqësisë nga zgjedhjet

on 8 - 09 - 2013       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Titulli bombastik – në tekst asnjë gjurmë nga ajo që paralajmërohet. Edhe pse thuhet se “Vlon në LSDM” nga pakënaqësia që udhëheqësia e re është përcaktuar të mos marrë pjesë në zgjedhjet eventuale të parakohshme parlamentare, vetë artikulli parashtron pyetje (pa shenjën e pikëpyetjes)  dhe sjell mendime të analistëve të konsultuar, por nuk jep asnjë argument ose deklaratë, bile as anonime, në mbështetje të thënies se në partinë opozitare ka pakënaqësi të madhe të anëtarësisë nga vendimi i udhëheqësisë partiake. Teza e titullit, si duket është bazuar vetëm në bazë të një komenti në profilin privat në Facebook të një bashkëpunëtori të afërt të të ish-kryetarit:

“Tani kur na dërmuan në zgjedhjet kriminale lokale, deklarojmë ashpër se në zgjedhje të tilla nuk marrim pjesë. Mirë, së paku i fituam Rankovcën, Strumicën, Kumanovën dhe Qendrën… “çfarë strategjie e menduar mirë dhe parimore”, shkroi Savova në profilin e saj.”

Sado që ta mbështesë atë që thuhet në titull, ky mendim nuk mund të jetë shprehje e besueshme për “vlim” nga pakënaqësia në parti në qoftë se qëndron e vetmuar, për shkak se “vlimi” do të nënkuptonte se disponimi i tillë është konstatuar së paku edhe te ndonjë anëtar i asaj partie.

I intriguar nga titulli, që thotë se vlon në partinë më të madhe opozitare, brenda në tekst lexuesi   fiton një material krejtësisht tjetër. Prej këtu edhe vjen ndjenja se titulli aspak nuk përkon me përmbajtjen. Sipas pyetjeve të parashtruara, e të cilave nuk u është dhënë përgjigje, tekstit më shumë do t’i ngjante ndonjë titull që parashtron dilemë, si për shembull: “A ka pakënaqësi në LSDM pas vendimit të udhëheqësisë për t’i bojkotuar zgjedhjet?”

Во СДСМ врие – незадоволство од стравот на раководството од избори

Linku deri te artikulli origjinal: Vlon në LSDM: Pakënaqësi nga frika e udhëheqësisë nga zgjedhjet

Data dhe koha e publikimit: 27.08.2103, 10:43

Data e recensionit: 30.08.2013

Recensuesja: Jugosllava Dukovska

Vërtetësia: Тeksti nuk ofron asnjë argument që do ta arsyetonte titullin përveç komentit që thuhet se e ka publikuar Natasha Savova në profilin e saj në Facebook. Në vend të deklaratave nga anëtarët e kësaj partie, citohen mendimet e politikologëve.

Burimet e informatave: Bashkëbiseduesit, deklaratat e të cilëve shfrytëzohen si mbështetje për deklaratën e dhënë në titull, e analizojnë sjelljen e LSDM-së në skenën politike, por nuk e konfrimojnë, e as që mund ta konfirmojnë tezën e titullit se vlon brenda në parti, por vetëm supozojnë, për shkak se nuk janë anëtarë të kësaj partie.

Përmbajtësia: Në tekst theksohet se çka do të mund të shkaktojë pakënaqësi gjegjësisht vlim në mesin e anëtarëve të Lidhjes Socialdemokratike, por nuk informon se çka me të vërtetë ndodh në atë parti.

Anshmëria: Artikulli është jo i balancuar politikisht dhe nuk e paraqet të vërtetën e plotë. Autori nuk është përpjekur të zbulojë se cili është disponimi i vërtetë në LSDM pas vendimit të udhëheqësisë, mirëpo titulli, sikurse edhe vetë përmbajtja e tekstit, janë sugjestiv dhe plasojnë spin se udhëheqësia, që “është përcaktuar për një raport të pavlerë” qëndron para paqartësisë se “a do t’i përshfijnë ata reformata partiake në vjeshtë”. I gjithë teksti i ngjan një përpjekjeje që kjo parti opozitare të paraqitet në dritë negative, që, e vënë në kontekst të politikës ditore në momentin kur është publikuar, mund të interpretohet si anshmëri politike.

Fotografia: Fotografia që e shoqëron tekstin është vetëm ilustrim – fotografia nga ndërtesa ku gjendet selia e ndonjë partie është nder, por paraqet mënyrë joinventive të ilustrimit të temave që ndërlidhen me ndonjë parti konkrete politike, siç ndodh edhe me këtë rast.

Përfundimi: Analizat gazetareske për ndodhitë brendapartiake janë tekste të popullarizuara politike, veçanërisht kur janë “të zbukuruara” me spekulime dhe pikanteri të kuloareve. Por edhe për to, sikurse edhe për format e tjera të të shprehurit gazetaresk vlen një rregull themelore – teza e dhënë në titull duhet të mbështetet me material brenda tekstit. Një analizë relevante dhe e qëndrueshme gazetareske e trendeve të brendshme ose ngjarjeve në ndonjë parti nënkupton hulumtim, gjetje të bashkëbiseduesve dhe informatave “të dorës së parë”. Në qoftë se një gjë e tillë nuk mund të sigurohet, gazetari duhet të përdorë tituj të fuqishëm dhe bombastikë, vetëm e vetëm që të krijojë senzacion, për shkak se shumë shpejt lexuesit e tij do ta “lexojnë” atë.

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

Nuk mund të aplikohet

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

më tepër burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja