Retro propagandistike!
Published in Recensione
on 3 - 10 - 2016 Author: Adrian Kerimi[Recension: Top akcionet e rinisë së BESËS që dhanë rezultate konkrete]
Lajmi i vjetër nuk bëhet dot i ri, pavarësisht nëse ai ‘rifreskohet’. Diçka që ka ndodhur më herët, nuk mund të aktualizohet çdoherë, përveç në rastet ku përsëriten veprime apo dukuri të ngjashme, e lajmi i vjetër bëhet pjesë e sfondit apo informacionit shtesë. Përndryshe, retrospektivat e tilla, pa pasur shkas në aktualitet, nuk paraqesin informacion, por propagandë.
I tillë është “lajmi” që po recensojmë. Gazetari ka grumbulluar deklarata dhe tekste nga aksionet e mëparshme të një subjekti politik, me qëllim krijimin e një teksti të ri propagandistik.
Përtej deklarimeve kundërshtuese, denoncimit të dukurive negative përmes konferencave dhe reagimeve të shumta, Lëvizja BESA ka zgjedhur edhe një mënyrë tjetër të shpërfaqjes së realitetit politik në Maqedoni. Tash e një kohë BESA përmes të rinjve të saj ka organizuar akcione të ndryshme simbolike të cilat pos që janë mirëpritur nga popullata, po ashtu, kanë ndikuar edhe pozitivisht në përmirësimin e kushteve të jetesës. Një prej akcioneve të Forumit Rinor të Lëvizjes BESA që ka dhënë edhe rezultate konkrete ka qenë rrethimi i gropave në Komunën e Tetovës si dhe ftesa për kryetaren e komunës Teuta Arifi që t’i bashkëngjitet këtij akcioni. Jo shumë kohë më vonë, Komuna e Tetovës filloi të aktivizohet për të investuar në infrastrukturën e dëmtuar.
Gazetari nuk është ai i cili jep vlerësim se vallë një aksion ka dhënë ose nuk ka dhënë rezultat konkret. Kjo e drejtë supreme i takon lexuesit, e jo gazetarit, i cili për qëllim duhet të ketë thjeshtë informimin dhe mbledhjen e vështrimeve relevante që do t’ia mundësonin publikut sjelljen e përfundimit mbi një dukuri apo ngjarje.
Linku deri te artikulli origjinal: “Top akcionet e rinisë së BESËS që dhanë rezultate konkrete”
Data dhe koha e publikimit: 26.09.2016
Data e recensionit: 27.09.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Po ashtu, BESA ishte organizuar edhe për pastrimin e mbeturinave në Komunën e Tetovës. Ajo kishte dhënë afat që të grumbulloheshin mbeturinat nga instancat përkatëse ose në të kundërt ata do të nisnin me pastrimin e tyre. Edhe kësaj radhe, udhëheqësit komunal reflektuan dhe reaguan para se të përmbushej afati i dhënë. Afera e “Maxhar Telekom” ku përflitej për përfshirjen e zyrtarëve më të lartë të BDI – së në afera korruptive nxiti gjithashtu rininë e BESËS që të organizojë një akcion i cili bëri bujë mediatike dhe vuri në funkcion mekanizmat e drejtësisë. Prapa grilave shfaqeshin fytyrat e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit.
Nëse gazetari ka qenë i interesuar për ndikimet e aksionet të Lëvizjes BESA, atëherë do të kishte kërkuar prononcim të ri prej kësaj partie, por edhe prej njohësve të sekenës politike në vend, politologëve, publikut, etj. Gjithnjë, citatet dhe deklaratat e freskëta prej burimeve relevante janë më parësore për lajmin, para atyre që janë përdorur më herët.
Nëse qëllimi ka qenë një vështrim mbi aktivitetet e rinisë së lëvizjes së potencuar në tekst, kjo gjë duhej theksuar në fillim të tekstit dhe shtjelluar në mënyrë më profesionale në vijim.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
:
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
:
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
kopje të pjesshme
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
josenzancionalist
joadekuat
i paqartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente solide multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e