verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Rruga prej bilbilit deri te gazetari ndërtohet me fakte, jo me komente!

on 15 - 02 - 2017       

[Recension: “Kush këndoi si bylbyl te “Dnevniku” sipas artikullit të botuar?!!!!”]

Ja një tekst që gjoja përcillet nga ndonjë medium tjetër, por përplot me komente të redaksisë.  Si bazë për lajmin që po e recensojmë është marrë një artikull i shkruar në gazetën “Dnevnik”, por, edhe pse është dhënë mund që të kamuflohen komentet duke u “fshehur” pas shkrimit të Dnevnikut, megjithatë vërehet se teksti i gazetës është marrë vetëm si alibi për të komentuar dhe për të shprehur qëndrime kundrejt nënkryetarëve të BDI-së që ishin kundër koalicionit me VMRO DPMNE-në, si dhe për lidhjet eventuale të ndonjë funksionari të BDI-së me VMRO-DPMNE-në.

Kush këndoi si bylbyl te Dnevniku sipas artikullit të botuar

Linku për te artikulli origjinal: Kush këndoi si bylbyl te “Dnevniku” sipas artikullit të botuar?!

Data dhe koha e publikimit: 02.02.2017

Data e recensionit: 09.02.2017

Recensuese: Ferikan Iljazi

Kush këndoi si bylbyl te “Dnevniku” sipas artikullit të botuar?!”, që në titull duket se teksti nuk ka për qëllim informim, por komentim.  Në përmbajtje janë dhënë disa momente për të “dëshmuar” se BDI-ja, ose dikush nga BDI, punon ngushtë me VMRO-DPMNE-në. Por, kjo nuk e është bërë pa u vërejtur, por dukshëm.

“Ajo që bie në sy është se gazeta Dnevnik thirret në burime të sigurta brendapartiake  duke i shpalosë të gjitha bisedat gjatë mbledhjes së mbajtur në Reçicë të Vogël, natën kur duheshte të vendoste se a do bëjnë koalicion me VMRO-në apo jo. Por kush është ai person që i ka shpalosur “friksimet” e tre nënkryetarëve të BDI-së që kanë qenë rreptësisht kundër këti koalicionimi”

Është për t’u çuditur kur, duke e ditur vlerën e ruajtjes së burimit të informatave, të vihet në pikëpyetje burimi i gazetës “Dnevnik”, pa bërë as edhe një tentim për të verifikuar informacionin. Pavarësisht se kjo gazetë ka qëndrime pro VMRO-DPMNE-së, ajo vepron me vite të tëra dhe nuk duhet habitur se si një medium i tillë ka arritur të marrë informata brendapartiake. Në qoftë se redaksia që ka transmetuar tekstin e kësaj gazete ka dyshim në burimet apo në pohimet, është dashur të ndërmarrë hapa shtesë për të vërtetuar ose përgënjeshtruar atë që pohohet. Në vend të kësaj, teksti merret me cilësime të burimit.

“Siç duket ky person brenda BDI-së që ka “kënduar” për gazetën Dnevnik ka dashur me mish e me shpirtë që të arrihet marrëveshja për koalicionim me VMRO-DPMNE-në edhe për kundër faktit që disa funksionarë të lartë të kësaj partie kanë qenë kundër të njejtës gjë, por ky ka dashur që vet t’i merr frenat në dorë dhe që të realizohet ky koalicion, por fatmirsisht në atë mbledhje ka mbizotëruar demokracia ku secili mendim është i mirëpritur për kryetarin Ahmeti, dhe jo vetëm mendim apo vendim të një individi, sikur personi që ka “kënduar” për gazetën “Dnevnik”.

Një qasje e tillë, përveç se shpreh anim të hapur, mund të dekurajojë më tej shumë persona qëllimmirë që duan të informojnë gazetarët për ndodhitë politike. Çfarë krimi qenka të informosh një gazetar për diçka që nuk ke qasje ta kontrollosh? Zbulimi i motiveve të ndonjë burimi po ashtu është pjesë përbërëse e hulumtimit gazetaresk, por edhe për këtë gjë duhen fakte konkrete. Mirëpo, përkundrazi, teksti nuk na i shpalos ato, por vazhdon me akuza edhe më serioze…

“Nga kjo vlenë të theksohet se ky person që ka kënduar për “Dnevnik”, shumë analistë politik dhe figura publike e kanë dyshuar se pikërisht ky person ka lobuar dhe dërguar Gruevskin në Kosovë që të bënë intervistën për gazetën Express, me të vetmin qëllim që ta amortizonte mllefin e shqiptarëve ndaj Gruevskit në rastë se kishte ndodhur një koalicionim i mundshëm me të, por ja që demokracia mbisundoi në BDI dhe nuk ndodhi e njejta, dhe personit në fjalë nuk iu realizua “ëndrra” që BDI të koalicionon me VMRO-DPMNE-në”

Si tezë, kjo që është shkruar ndoshta edhe mund të duket interesante, po të kishte dalë nga goja e ndonjë analisti ose politikani. Por si shkrimi i një gazetari që ka për qëllim të informojë opinionin, nuk mban peshë, por e degradon profesonin e gazetarisë.

Gjatë përpilimit është parë e udhës të përdoren edhe deklarata të vjetra të analistëve që i kanë dhënë për redaksinë, që është edhe një tregues se nuk është dhënë shumë mund që të bëhet ky lajm, sa për të spekuluar dhe akuzuar ashtu si nuk i ngjan një gazetari dhe një redaksie informative.

Për të qenë lajmi i besueshëm dhe i kapshëm për lexuesit, duhet të jepen faktet , ndërsa vlerësimet mund t’i bëjë vetë audienca jonë. Nëse ne si gazetarë kemi ndonjë poentim dhe dëshirojmë ta përcjellim atë deri tek lexuesit tanë, atë mund ta bëjmë nëpërmjet paraqitjes reale të fakteve, e jo nëpërmjet komenteve të fshehura prapa tyre, gjë që e ul peshën e shkrimit. Kjo nuk do të thotë se ne si gazetarë nuk kemi të drejtë të komentojmë. Mund ta bëjmë atë, nëse shkruajmë koment ose opinion, por assesi në lajm ose përmbajtje infomative.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

1 burim

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e