verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Kur redaksia i shërben politikës, për gazetarinë nuk ka ilaç!

on 15 - 02 - 2017       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: “BDI-ja kërkon shërbim nga VMRO-ja: shkatërrojeni BESËN!”]

Derisa u përmbahemi vijave të standardeve gazetareske, për të cilat jemi zotuar me marrjen e kësaj detyre të përgjegjshme, nuk do të kemi asnjëherë problem me besueshmërinë, lexueshmërinë ose shikueshmërinë, pasi që audienca di mirë të vlerësojë se kush punon ashtu siç duhet, e kush punon për interesa të dikujt. Duhet bërë dallimi me lajmit e komentit, mes gënjeshtrës dhe të vërtetës, e të mos “bombardohet” publiku me gjithçka, të nevojshme e të panevojshme.

Bdi ja kërkon shërbim nga VMRO ja shkatërrojeni Besën Rruga Drejt Rruga DrejtLinku për te artikulli origjinal: BDI-ja kërkon shërbim nga VMRO-ja: shkatërrojeni BESËN!

Data dhe koha e publikimit: 03.02.2017

Data e recensionit: 09.02.2017

Recensuese: Ferikan Iljazi

Ky tekst ka përplot komente dhe më tepër i ngjan një eseu të lirë, të shkruar në momente apo në gjendje hutie. Në tekst nuk është tentuar që “frika” e BDI-së nga Lëvizja Besa të dëshmohet me fakte ose situatë konkrete, por është dhënë komoditet për të komentuar ashtu siç ka vlerësuar vetë autori.

“Rezultatet e zgjedhjeve të 11 dhjetorit j’ua prishi gjitha hesapet edhe VMRO-së por edhe partisë shqiptare simotër Bdi-së. Pika e përbashkët e këtyre dy partive është luftimi me inat ndaj Lëvizjes Besa. VMRO-së i pengon Ridefinimi i Besës, ndërsa Bdi-së po i pengon gjithëçka që lidhet me Besën, është e vetmja kjo Besë që e ka dëmtuar shumë rëndë partinë e Ahmetit edhe në terren por edhe gjithëkund”

Për ti dhënë tekstit edhe më shumë ngjyrim komenti ose kolumne, janë përdorur edhe fjalë apo shprehje popullore, është konstatuar gjendjen emocionale e dikujt. Sikur autori të ketë tentuar të marrë role të ndryshme, por vetëm jo atë të një gazetari.   

“Shpëtimin e vetëm Bdi-ja e Ali Ahmetit tani po e kërkon te ”vllau” Nikolla duke e lutur ate natë e ditë që sa më shpejt ta shkatërroj Lëvizjen Besa. Një frazë e popullit thotë: Nga këta çka nuk pritet! Bdi-ja bashkë me VMRO-në mund  të montojën fakte të trilluara nga më të ndryshmet kjo nuk është për tu çuditur. Vet fakti që kjo parti çdoherë trillon dhe bënë shpifje nga më të ndryshmet për këtë lëvizje, lë që të dyshohet se Bdi-ja tani më shpëtimin e vet ekzistencës së saj e kërkon te VMRO-ja, duke i thënë ama ma largo sa më shpejt sëmundjen e pashërruar Besafobia. Ali në qoftse diagnozën e ke Besafobi, shkurt kësaj i thonë; frika nuk ka ilaq!”

Çfarë të shtojmë më tepër, përveçse të përdorim fjalët në përfundim të këtij teksti, e të cekim se nëse nuk respektohen parimet e gazetarisë, për kësi lloji të joprofesionalizmit – nuk ka ilaç!


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente jokualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e