verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shembull për lajkatim ndaj “kryeministrit” që rreshton!

on 7 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Infomax za stroenjeto na ministrite

[Recension: LIDER SHEMBULL, ÇKA PREMTON REALIZON: Gruevski në takim me ministra dhe kryetarë të komunave për premtimet e dhëna dhe realizimin e tyre]

Artikull lajkatar… Маterial në të cilin lartësohet lidershipi i shefit të partisë në pushtet. Теkst, i cili ngjashëm sikurse dhe protagonisti i tij kryesor, e ka humbur kompasin për atë se çka është shteti, e çka partia dhe nuk e vëren se patjetër duhet të ketë ndarje ndërmjet tyre.

 

1111Linku deri te artikulli origjinal: LIDER SHEMBULL, ÇKA PREMTON REALIZON: Gruevski në takim me ministra dhe kryetarë të komunave për premtimet e dhëna dhe realizimin e tyre

Data dhe koha e publikimit: 01.09.2016

Data e recensionit: 03.09.2016

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

ТЕKST ME KOMPAS TË HUMBUR PËR ATË SE ÇKA ËSHTË SHTETI, E ÇKA PARTIA

Маqedonia me vite të tëra në dokumente të Komisionit Evropian, mirëpo edhe në vlerësimet e ОSBE/ОDIHR-it, pas çdo cikli të zgjedhjeve, merr kritika jashtëzakonisht të ashpra se nuk ka ndarje të mjaftueshme të shtetit nga partia. Me fjalë të tjera, me fjalor të kulturuar dhe diplomatik thuhet se garnitura aktuale në pushtet e ka humbur nga shikimi dhe i është mjegulluar kufiri ndërmjet asaj që është shtetërore dhe asaj që është partiake.

Për fat të keq, këto mangësi jo vetëm që nuk përmirësohen, por përkundrazi, gjatë muajve të kaluar, më saktë pas tërheqjes së Nikolla Gruevskit nga pozita e kryeministrit, sikur forcohen edhe më tepër. Kështu, kemi pothuajse ngjarje të përditshme në të cilat Gruevsi, vini re, si lider i partisë, merr pjesë në hapjen e objekteve të infrastrukturës, rrugëve, shkollave, gjatë përballjes me fatkeqësitë, etj… E sikur edhe kjo nuk mjafton, dhe filluam ta shohim Gruevskin se si i mbledh ministrat sikur janë të punësuar në firmën e tij ose në parti dhe i rreshtoi, kërkon raporte, jep mendime… Domethënë, ai nuk sillet si kryeministrë në hije, por si u.d. kryeministër aktiv. Me të vërtetë, shembull klasik për mosndarjen e shtetit nga partia.

Këtu i kthehemi artikullit, i cili jo vetëm që nuk e analizon këtë nga këndvështrimi gazetaresk, por edhe e lavdëron. Lavdërim, lajkatim, quajeni si të doni, mirëpo jo edhe informim i mirëfilltë në interes të publikut. Jo, ky tekst, në shikim të parë me vetëiniciativë, e merr rolin e “buletinit” personal të Gruevskit duke e “prezantuar” udhëheqësinë e tij të paparë.

“LIDER SHEMBULL, ÇKA PREMTON REALIZON: Gruevski në takim me ministra dhe kryetarë të komunave për premtimet e dhëna dhe realizimin e tyre”

“Pas vizitës së Gruevskit, zgjidhet edhe problemi me furnizim me ujë të Vellgoshtit. Gjatë periudhës së verës, thanë qytetarët, zvogëlohet shtypja e ujit për shkak të ujitjes.”.

“Në mesin e popullit njihemi si garniturë politike që qëndron pas fjalës së dhënë, si politikanë që i realizojnë premtimet e dhëna dhe që i plotësojnë nevojat e qytetarëve. Ne e realizojmë atë që e kemi premtuar dhe kjo është përgjegjësi e madhe. Kështu, lideri i VMRO-DPMNE-së, Niklla Gruevski, e hapi takimin e sotëm me ministrat e qeverisë, zëvendës-ministrat dhe kryetarët e komunave, ku u bë një pasqyrë e premtimeve të dhëna gjatë vizitave në terren dhe e realizimit të tyre.”

CIRKUN E GRUEVSKIT E PAGUAJNË QYTETARËT

Ç’është kjo në qoftë se jo marketing për pushtetin dhe për Gruevskin, i cili, thua se është magjistar. Аbrakadabra ministrat, abrakadabra funksionarët partiakë, të gjithë në të njëjtën kohë, normalisht, në orët e punës që i paguajnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Dhe gjithë këtë nuk e ka vërejtur syri i atij që e ka shkruar artikkullin, apo ndoshta, i është dhënë dhe është dashur të rishtypet në portalin konkret.

(Gazetarët) do të kontribuojnë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për kontrollin e pushtetit dhe të subjekteve tjera të jetës publike – Kodi i gazetarëve.

Raportimi për proceset politike, veçanërisht zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari duhet të sigurojë distancë profesionale prej subjekteve politike – neni 14 i Kodit të gazetarëve.

Për këtë material mund të thuhet se është shembull eklatant për nevojën e madhe рër ndarjen e partisë nga informimi i mirëfilltë i qytetarëve.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

nuk mund të përcaktohet

nuk mund të përcaktohet

mban anën e një pale

infoVistinitostCOMMENTING

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

senzacionalist

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

është vënë me qëllim të marketingut partiak

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja