verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shfaqet lajm i “mbinatyrshëm”

on 24 - 01 - 2017       

[Recension: Në malet e Karadakut në Dobrosin, në kufi me Kosovën “shfaqet” Adem Jashari]

Ju ka ndodhur ndonjëherë që, siç jeni duke ecur rrugës me ndonjë mik tuajin, papritmas t’ju dalë një mace e zezë dhe t’ua prejë rrugën? Miku juaj ju thotë, kujdes, mos ec këndej sepse sapo na kaloi një mace e zezë. Ose, thotë – të hedhim një gurë e pastaj të vazhdojmë ecjen, sepse nuk është mirë kur macja e zezë ta pret rrugën. Këta njerëz, pra, konsiderohen si supersticiozë. Merren me gjëra, sqarimin faktik e të cilave nuk e gjen në asnjë libër të botës. E nëse rastis, që pikërisht ky shok që keni pranë të ushtrojë profesionin e gazetarit, atëherë mos u çudisni nëse një ditë do të vëreni ndonjë botim të tij, të ngjashëm me këtë tekst.

[Recension: “Në malet e Karadakut në Dobrosin, në kufi me Kosovën “shfaqet” Adem Jashari”]Linku për te artikulli origjinal: Në malet e Karadakut në Dobrosin, në kufi me Kosovën “shfaqet” Adem Jashari

Data dhe koha e publikimit: 19.01.2017

Data e recensionit: 23.01.2017

Recensues: Agron Vrangalla

 Lajmi është publikuar në kohën kur pati mosmarrëveshje të theksuara mes autoriteteve të Kosovës me ato të Serbisë, lidhur me trenin që duhej të kalonte nëpër pjesën veriore të Mitrovicës. Kjo ngjarje bëri bujë të madhe, sepse pati shumë reagime, jo vetëm nga palët e dy shteteve fqinje, por edhe nga komuniteti ndërkombëtar, dhe si e tillë, për pak sa nuk inicoi një destabilitet të ri në Ballkan.

Teksti i këtij lajmi nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me këtë, por lidhet me momenin e tensionimit të situatës që po zotëron kohët e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë lajm është publikuar një fotografi e një druri, ku bora që ka rënë sipër tij krijon përshtypjen e figurës së një fytyre të vrenjtur të një njeriu me mjekër. Tani, gjasat që ky imazh të jetë vërtetë i tillë, pa e prekur dora e njeriut, janë të vogla. Më tepër duket sikur dikush e ka vizatuar qëllimisht atë.

Por, nuk po i hymë kësaj. Është e vërtetë apo jo, kjo ka pak rëndësi. Çështja është se titulli i lajmit thotë që në malet e Karadakut në Dobrosin, në kufi me Kosovën “shfaqet” Adem Jashari. Pra, ky imazh që mund të shihni në foto, na qenka as më shumë e as më pak, vetë heroi i kombit shqiptar – Adem Jashari.

Këtë foto e ka postuar ndonjë i ri nga Presheva, për qefin e vet. Ai kurrë nuk do ta kishte imagjinuar se fotoja e tij do të mund të zgjonte deri në këtë pikë kërshërinë e mediave dhe gazetarëve për të bërë një lajm të tërë për këtë. Në tekst përmendet edhe lokacioni se ku është shkrepur fotoja, pra në fshatin Dobrosin, ku ka qenë i vendosur ish-shtabi i përgjithshëm i UÇPMB-së. Me pak fjalë, portali që ka marrë përsipër këtë shkelje evidente të parimeve mbi informimin profesional, sikur ka dashur të thotë se duhet pasur kujdes më kë kruhen fqinjtë e shqiptarëve, sepse ata kanë asi bij nënash, të cilët edhepse të rënë, zgjohen nga varri dhe janë të gatshëm t’i bien prapë atij që kërcënon shqiptarët.

Hajt po i lëmë mënjanë për një çast rregullat e gazetarisë. Por, të paktën, duhet të jemi të kujdesshëm se si i përdorim figurat që konsiderohen markante te populli shqiptar, vallë për informim apo për interesa klikimesh ose diçka të ngjashme. Do të ishte plotësisht në rregull nëse publikohej ndonjë reportazh nga veprimtaria e Adem Jasharit. Në rregull është të flitet për atë se ai vazhdon të jetë pjesë e popullti shqiptar, e kujtesës së tij kolektive, e simbolit të rezistencës kombëtare…

Mirëpo, duhet ditur se patriotizmi më i madh në këtë rast do të ishte që teksti të ishte ndërtuar mbi standardet e gazetarisë. Të jesh profesionist dhe ta ushtrosh me devocion profesionin tënd, është akti më i lartë patriotik që mund të bësh për vendin dhe popullin tënd. Kësisoj, publiku, pra kombi yt, do të shërbehej me lajme cilësorë dhe të saktë, të cilët, sado pak, do të ndikonin në kthjellimin mbi situatat reale, nëpër të cilat kalon ai.

Se çfarë hapash duhet të ndërmerren, cilat janë planet e mëtutjeshme lidhur me raportet mes serbëve dhe shqiptarëve, janë çështje, për të cilat duhet të preokupohen qeveritë dhe institucionet e dy shteteve. Ndërsa, gazetaria është aty për të informuar, e jo për t’u zhytur në supersticiozitet, i cili është më së paku në favor të medias dhe të publikut.


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

Jo

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri komerciale, anshmëri tjetër

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

joadekuate

manipulon

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

Gjuhë nxitëse

nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja