verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shfrytëzim i deklaratës për manipulim politik

on 6 - 09 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Start - Stara izjava na Putin

[Recension: Deklaratë e Vlladimir Putinit për gjendjen aktuale politike në Maqedoni]

Publikoni një deklaratë të shkurtër të Vlladimir Putinit, duke paralajmëruar se është qëndrim i kryetarit të Federatës Ruse për gjendjen аktuale në Maqedoni. Në fakt, plasoni një paraqitje të vjetër të Putinit nga viti i kaluar. Manipulim i pastër dhe spinim.

 

1111Linku deri te artikulli origjinal: Deklaratë e Vlladimir Putinit për gjendjen aktuale politike në Maqedoni

 Data dhe koha e publikimit: 04.09.2016  14:10

 Data e recensionit: 04.09.2016

 Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

PËR SITUATËN AKTUALE, MIRËPO VITIN E KALUAR!!!!

Vërtetësia këtu është me karakter të vjetëruar. Po, Putini ka dhënë deklaratë për gjendjen në Maqedoni, mirëpo, kjo ka ndodhur në maj të vitit të kaluar. Prandaj, shtrohet pyetja se pse plasohet me datë të sotme një paraqitje e vjetër e kryetarit rus. Me gjasë me qëllim të manipulimit politik dhe spinit, për shkak se në fjalimin e tij Putini shpreh “mbështetje për hapat e udhëheqësisë maqedonase për stabilizimin e situatës”.

Deklarata e shefit të shtetit rus është dhënë menjëherë pas ngjarjeve të vitit të kaluar në Kumanovë. Prandaj, aspak nuk qëndron formulimi se kjo është “Deklaratë e Vlladimir Putinit për gjendjen aktuale politike në Maqedoni”. Jo, përkundrazi, ajo është një deklaratë për një ngjarje tjetërd dhe për një kohë tjetër.

KOHA VËREHET MENJËHERË

Qesharake është përpjekja për shtrembërimin e dimensionit kohor, për shkak se nga videomateriali, që është vjedhur nga televizioni nacional i vendit me gjithë përkthimin, është e qartë se bëhet fjalë për ngjarje nga e kaluara.

Duke i respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.
E drejtë dhe detyrë e gazetarëve është që të përpiqen ta parandalojnë censurën dhe shtrembërimin e informatave – Kodi i gazetarëve
.

Spini është formë e propagandës që arrihet duke bërë interpretim të njëanshëm të ngjarjeve ose duke e bindur publikun për ose kundër ndonjë personi publik apo organizate. Spini zakonisht përdor taktika jo të sinqerta, mashtruese dhe manipuluese.

E çka është plasimi i ngjarjes së vjetër me titull të ri nëse jo mashtrim!?


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

pjesërisht

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

zyrtare

1 burim

infoVistinitostEXTENSIVENESS

lajmi është i vjetëruar

:

infoVistinitostBIAS

ka të vërtetë, mirëpo nga viti i kaluar

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata "bajate", prezantohen si të reja

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

të ndara nga faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

joadekuat

i paqartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

elemente të vjetra multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja