verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Shteti dhe partia në përqafim mediatik

on 14 - 07 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

Naslov Republika

[Recension: Lëshohet në përdorim rrethrrotullimi i ri bashkëkohor në Gazi Babë]

Prej larg shihet se kjo përmbajtje mediatike ka vetëm qëllim politik-propagandues. I është dhënë një prioritet dhe vëllim jashtëzakonisht i madh të cilin nuk e meriton.

A mundemi këtë pohim kategorik ta mbështesim me fakte? Po, edhe atë me verifikim më elementar me testin për atë se çka e bën një informatë të jetë e vlefshme për të qenë lajm. Ky test është preciz si formulat matematikore dhe nëpër të “e lëshojmë” përmbajtjen mediatike që e recensojmë – për lëshimin zyrtar të një rrethrrotullimi.

Kriteri i parë i testit është se informata a ka ndonjë risi, diçka të re. Gjithsesi përgjigja është – jo. Ç’është e re në aktivitetin ndërtimor të rrethrrotullimi? Bëhet fjalë për një aktivitet të zakonshëm ndërtimor, i cili as që është i ri, e as që është bërë për herë të parë. Prandaj, kjo përmbajtje nuk kalon në shkallën e parë për të qenë përmbajtje e vlefshme mediatike.

07132016-Republika-KruzenLinku deri te artikulli origjinal: Lëshohet në përdorim rrethrrotullimi i ri bashkëkohor në Gazi Babë

Data dhe koha e publikimit: 12.07.2016, 12:23

Data e recensionit: 13.07.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

Testi i dytë është verifikimi i shkallës së ndikimit gjegjësisht rëndësisë për jetën e publikut për të cilin është dedikuar projekti i rrethrrotullimit. Është e vërtetë se ky aktivitet ndërtimor e lehtëson zhvillimin e komunikacionit, mirëpo kjo nuk është me rëndësi vendimtare për jetën e qytetarëve. Shkupjanët e dijnë se ky udhëkryq, përveç pengesave të vogla, nuk shkaktonte ndonjë kokëdhimbje të madhe për komunikacionin.

Afërsia është kriteri tjetër për të cilin mund të pranojmë se është plotësuar pjesërisht. Për fat, lajmi nuk njofton për ndonjë rrethrrotullim në New York.

Sikur të talleshin, kriteri i katërt në testion për përcaktimin e vlerës mediatike të kësaj informate, ndoshta do të kalonte. Nëse kryetarin e komunës, ministrin për komunikacion dhe kryetarin e një partie i konsiderojmë si njerëz eminentë. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se njerëzit e njohur janë lajm vetëvetiu. Sa kjo mund “t’u ngjitet” këtyre treve, u lëmë të vendosni vetë.

Kriteri i pestë, i cili nga një përmbajtje bën informatë të vlefshme mediatike është – konflikti. Këtu nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë.

Dhe kriteri i gjashtë, аtraktiviteti, assesi nuk mund të aplikohet në këtë përmbajtje. Çka është aq atraktive në lëshimin në përdorim të një rrethrrotullimi?!?

Dhe në fund, mirëpo, jo edhe më pak me rëndësi, por përkundrazi: Vlerësimi i gazetarit për vlerën politike të një informate nga aspekti i keqpërdorimit të detyrave dhe funksioneve. Është çështje e sensit të mprehtë gazetaresk të vlerësohet kur ka konflikt ndërmjet asaj që është partiake dhe asaj që është shtetërore. Kur resurset publike (keq)përdoren për afirmimin e një partie politike. Përndryshe, çka kërkon në lëshimin e një rrethrrotullimi – kryetari i një partie.

Gazetarët duhet ta notifikojnë këtë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

pohime të sakta

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

zyrtare, jozyrtare

relevante

nuk mund të përcaktohet

infoVistinitostEXTENSIVENESS

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

:

nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk ka informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

nuk ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

jokreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente kualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

i rregulluar në aspekt stilistik

i lidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja