Si ka guxuar Ivanovi ta kritikojë qeverinë?!
Published in Recensione
on 31 - 08 - 2016 Author: Ана Анастасовска[Recension: Ivanovi me çdo kusht kërkon shkak për t’u futur në konflikt me qeverinë, nën impresionin e kritikave të LSDM-së se nuk është i pavarur]
Теksti që i nënshtrohet këtij recensionit është komentues dhe do të mund të gjendej në rubrikën për komente, e jo në rubrikën e lajmeve. Ai është i motivuar politikisht dhe ka për qëllim ta diskreditojë kryetarin Gjorgje Ivanov, vetëm për shkak se në fjalimin e tij me rastin e Ditës së Armatës, u ka bërë kritika institucioneve shtetërore për atë se si janë ballafaquar me problemet në zonat e vërshuara në rrethinën e Shkupit.
Linku deri te artikulli origjinal: Ivanovi me çdo kusht kërkon shkak për t’u futur në konflikt me qeverinë, nën impresionin e kritikave të LSDM-së se nuk është i pavarur
Data dhe koha e publikimit: 18.08.2016
Data e recensionit: 26.08.2016
Recensuese: Аna Anastasovska
IVANOVI NUK GUXON TA KETË MENDIMIN E TIJ!
Që në vetë titullin e tekstit shihet tendenca e tij – të diskreditohe kryetari Ivanov si politikan, për shkak të shprehjes së mendimit të tij. Në artikullin, i cili i ngjan komentit, tentohet që ai të plasohet si lajm, duke iu referuar dofarë “njohësve të rrethanave politike dhe rrethanave në ARM”, mirëpo nga ata njohës të rrethanave në tekst nuk ka asnjë gjurmë.
Artikulli e sulmon Ivanovin për shkak se e ka kritikuar qeverinë, duke e akuzuar se “me çdo kusht kërkon shkak për t’u futur në konflikt me qeverinë e Maqedonisë”, edhe pse për këtë nuk ka asnjë argument në tekst. Si e para, nuk ka fragment nga fjalimi i Ivanovit i cili e ka tërhequr vëmendjen dhe i cili trajtohet në këtë përmbajtje gazetareske. Prandaj, qëndrimi i Ivanovit lehtë mund të jetë nxjerrë nga konteksti dhe të spinohet. Kur lexuesi vetë do ta lexojë se çka ka thënë kryetari i shtetit, do të mund edhe vetë të vlerësojë se a qëndron ajo që është shkruar në lidhje me këtë fjalim. Mirëpo, në këtë rast kjo nuk është bërë.
“Njohësit e rrethanave politike komentojnë se në mandatin e dytë të Ivanovit, kur tashmë nuk e ka shumë me rëndësi mbështetjen e VMRO-DPMNE-së edhe për një mandat duke i pasur parasysh kufizimet kushtetuese të cilat nuk lejojnë më shumë se 2 mandate, është fakt i pakontestueshëm se kryetarit Ivanov në mandatin e parë as që i shkonte ndërmend të sillet në këtë mënyrë mee qeverinë pa mbështetjen e së cilës do të ishte e pamundur të fitojë në zgjedhje. Strategjia e planifikuar e Ivanovit është e dukshme”.
Kjo pjesë e tekstit është skandaloze. Ivanovit as që i paska shkuar ndërmend gjatë mandatit të parë ta sulmoj qeverinë për shkak se ka pasur nevojë për mbështetjen e saj që të fitojë në zgjedhje. Në mënyrë të drejtpërdrejtë sugjerohet se ai nuk është zgjedhur për shkak se ka qenë i vlefshëm si kandidat dhe se ka pasur program, por për shkak se partia e ka kandiduar dhe se sikur të mos ishte ajo, ai nuk do të fitonte. Mirëpo, tani, në fund të mandatit të dytë, ai ka marrë guximin ta kritikojë qeverinë edhe atë nën presionin e opozitës. Këto janë pohime pa asnjë argument. Kemi vetëm supozime të bazuara në njohës anonimë.
“Kështu mendon ai, e a është ky veprim i mençur dhe korrekt ndaj VMRO-DPMNE, pas gjithë asaj që e ka bërë për të është një temë krejtësisht tjetër theksojnë ekspertët”.
Atë që e theksojnë “ekspertët” në fund është edhe më skandaloze. Tentohet të bindet lexuesi se nuk është mirë që kryetari ta kritikoj partinë që e ka vendosur në funksion. Sipas Kushtetutës, kryetari nuk është kryetar i partisë, por i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
Në fund të tekstit shihet motivimi politik i këtij artikulli dhe propaganda që e përhap ai. Ky produkt gazetaresk është në kundërshtim të plotë me normat dhe rregullat gazetareske.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
pjesërisht
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
anonime
jorelevante
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
ndoshta ka informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
nuk është theksuar autori
TITLE QUALITY
informon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
informon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk ka elemente multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e