verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Supozimet pa verifikime nuk botohen

on 25 - 07 - 2015       

[Recension: “‘Besa’ me organizime të shumta fetare gjatë festave”]

Lajmi që përmban paragjykime e humb esencën e informimit. Gjykimet personale të gazetarit nuk duhet të përfshihen në tekst, sidomos kur ato nuk janë të vërtetuara.

Besa  me organizime të shumta fetare gjatë festave    AKTUALE.MK

 

Linku deri te artikulli origjinal: “‘Besa’ me organizime të shumta fetare gjatë festave”

Data dhe koha e publikimit 18.07.2015

Data e recensionit: 21.07.2015

Recensues: Benjamin Arifi

Lajmi që po e recensojmë duke raportuar për aktivitetet e shoqatës “Vizion-M” dhe Klubit “Elita” supozon se këto aktivitete janë të shoqatave të Lëvizjes Besa.

“Lëvizja “Besa” nëpërmjet Shoqatave të saja “Vizioni M” dhe Klubi “Elita” po realizon organizime të shumta fetare si kurse për lexim të Kuranit dhe kurse për mësim të gjuhës turke. Pastaj, organizime të vizitave të të rinjve në Turqi pa pagesë si dhe manifestime për Festat e Bajramit si që është treni për fëmijë në Shkup dhe Kumanovë. Kështu, sot Shoqata Kulturore “Vizioni M”, ka vijuar me projektin “Kandilat e Bajramit”, kësaj radhe në qytetin e Kumanovës.”

 

Sigurisht se në praktikën politike në Maqedoni dhe në botë, zbardhen shpesh lidhje të ngushta dhe jo aq publike mes partive politike dhe organizatave jo-qeveritare. Zbardhja e një lidhjeje të tillë, kërkon angazhim të theksuar gazetaresk, që në fund mbase mund të rezultojë me tekst kualitativ hulumtues, të bazuar në fakte, argumente e ndoshta edhe prova materiale.

Teksti që po i bëhet recension ka “kërcyer” shkallët e investigimit, duke dalë drejt tek supozimi.  Në asnjë pjesë të tekstit nuk ofrohet ndonjë dëshmi ose indikacion që tregon lidhjen mes Lëvizjes “Besa” dhe shoqatave “Vizioni-M” dhe Klubi “Elita”, autoret e aktiviteteve të Festës së Bajramit. I tillë siç është shkruar, lajmi duket të paktën i pa kompletuar dhe i mbështetur në supozime të pa konfirmuara, që nuk përputhet me kodet profesionale të gazetarisë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e deklaratave

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

plotësisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

nuk aplikohet

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

adekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

nuk aplikohet

Abonohuni për lajmet më të reja