Supozimet rrisin dyshimet për profesionalizëm
Published in Recensione
on 27 - 02 - 2016 Author: Benjamin Arifi
[Recension: LSDM po përgatit “bomba” të reja, pushteti punësime partiake]
Burimet anonime brendapartiake të mediave çdo ditë nxjerrin në dritë informacione të reja por shpesh edhe shumë të dyshimta. Gjatë raportimit të tyre nuk duhet të nënvlerësohet fakti se janë të dyshimta dhe kur është nevoja, ky fakt edhe të përmendet. Përveç asaj, nuk është në rregull që të mbushën të gjithë lajmet me burime anonime sepse do të rritet dyshimi për manipulime ose shpifje.
Linku deri te artikulli origjinal: LSDM po përgatit “bomba” të reja, pushteti punësime partiake
Data dhe koha e publikimit: 17.01.2016
Data e recensionit: 25.01.2015
Recensues: Benjamin Arifi
Teksti në fjalë thirret vetëm në burime anonime, për të cilat nuk ka informacion nëse është tentuar të verifikohen në formë zyrtare. Shpeshherë, burimet partiake që ngelen anonime tentojnë të plasojnë në opinion spin-informacione për të matur pulsin e publik, që vetvetiu cenon kredibilitetin e këtyre burimeve. Prandaj, e pakta që duhet bërë është që të kërkohet qëndrim zyrtar nga personat përgjegjës për komunikim me mediat, në rastin konkret të LSDM-së, dhe të përcillet qoftë edhe hezitimi i komentimit zyrtar.
“Mbi 90 për qind e përfaqësuesve të organeve partiake të LSDM-së kërkojnë nga kryetari i partisë që të vazhdojë publikimin e të ashtuquajturave bomba me qëllim që pushteti të zhveshet deri në palcë dhe të dalin në shesh të gjitha aferat e tyre”, thonë për Lajm këto burime partiake.
Gjithashtu, tekstit i mungojnë informata bazike rreth gjendjes faktike lidhur me problematikën e cila trajtohet. Respektivisht, teksti nuk tregon se kryetari i LSDM-së Zoran Zaev i ka dorëzuar materialet e përgjuara në Prokurorinë Speciale, duke u zotuar se nuk ka kopje të tjera. Përfshirja e kësaj informate është e domosdoshme në këtë tekst.
Edhe pjesës tjetër të tekstit i mungojnë informacione të rëndësishme dhe e bëjnë tekstin tejet të cunguar.
Burimet tona thonë se partitë në pushtet të vetëdijshme se “bombat” e reja eventuale do të jenë shumë më të fuqishme se ato që janë publikuar deri tani, po përgatisin strategji për punësime të reja masovike partiake. Për realizimin e këtij qëllimi, pushteti ka filluar sërish të shqyrtojë mundësinë për ndryshim të ligjit për pensionim. Me këto ndryshime synohet të pensionohen femrat në moshë 60 vjecare, kurse meshkujt në moshë 62 vjecare, me cka në administratën shtetërore dhe ndërmarrjet publike do të liroheshin së paku 10 mijë vende të lira pune.
Derisa autori nuk sjell shifra zyrtare ose deklarata të funksionarëve kompetent lidhur me të punësuarit në prag pensioni, atëherë shifra e përmendur mbetet paushalle. Një tekst i mirëfilltë gazetaresk duhet të bazohet vetëm në fakte dhe jo të operojë me supozime.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
jozyrtare, anonime
jorelevante,
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
informata të rrejshme
nuk aplikohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
dezinformon
kreativ
senzacionalist
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e