verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Talljet nuk kanë vend në fjalorin e gazetarit

on 22 - 09 - 2015       
Aktuale - Tallje me levizjen Besa, ska sen prej tyne

[Recension: “Tallje me lëvizjen “Besa”: “S’ka sen pi tyne”]

Është e thjeshtë që një gazetar të vendosë në kontekst negativ veprimet e një subjekti politik për të nxjerrë kështu “të fituar” në mënyrë indirekte një subjekt tjetër anën e të cilit mban në mënyrë të hapur. Është edhe më e thjeshtë që kjo të bëhet pa e mbështetur atë me fakte dhe duke e diskredituar me fjalë që duhet të jenë jasht fjalorit të një gazetarie profesionale.

Aktuale - Tallje me levizjen Besa, ska sen prej tyne 1Linku për te artikulli origjinal: “Tallje me lëvizjen “Besa”: “S’ka sen pi tyne”
Data e publikimit: 15.09.2015
Data e recensionit: 18.09.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Titulli i lajmit është i ndërtuar duke marrë për bazë një koment nga rrjetet sociale. Ashtu siç është, ai vë në pikëpyetje objektivitetin e autorit në përmbajtjen të tesktit.

Autori e ka filluar tekstin me fjalët “Kanë nisur talljet më aktivistët e Lëvizjes “Besa”, të cilët janë vënë në aksion gjoja “të ndërtojnë” urat e prishura, pa e treguar burimin e financimit, vetëm e vetëm të përfitojnë ndonjë pikëz politike para zgjedhjeve të ardhshme.”

Nuk është e qartë pse autori ka vendosur të përdorë shprehjen “gjoja” dhe më pas ka futur në thonjëza fjalët “të ndërtojnë” për një ngjarje që po ndodh në të vërtetë dhe mediat e kanë përcjellë dhe vazhdojnë ta përcjellin për të dokumentuar se një gjë e tillë po realizohet. Arsyeja, sipas autorit, është që aktivistët në fjalë “të përfitojnë ndonjë pikëz politike”. Çfarë nënkupton saktësisht fjala “pikëz” për autorin? Pse autori zgjodhi të mos përdorë fjalën “pikë” si më të përshtatshme për këtë rast dhe a duhet të merret kjo si tendencë nënçmimi?

Në paragrafin e dytë, autori i tekstit ngre dyshime  dhe në formë të tërthortë bën akuza të rënda ndaj aktivistëve të subjektit politik që trajton. “Kështu disa pyesin me të drejtë se ku po i marrin mjetet këto të lëvizjes “Besa”, të cilët “shiten” para popullit si shumë të moralshëm dhe të pakorruptuar, derisa prejardhja e mjeteve të tyre duket të jetë shumë e dyshimtë.” Kjo nënkupton që autori i këtij teksti është i bindur se ky grup aktivistësh që është në shënjestrën e tij nuk janë të ndërshëm dhe të pakorruptuar siç “shiten” (sipas tij) dhe ngre dyshime mbi ato të ardhura.

Por edhe pse një pyetje e tillë mund të bëhet me të drejt, autori nuk ka paraqitur as edhe një fakt të vetëm për të arsyetuar ekzistencën e këtyre dyshimeve dhe aq më tepër akuzave që ai ngre publikisht.  E vetmja e dhënë që ai ka, janë mendimet e disa (dy-tre) komentuesve të shprehur në një postim në rrjetet sociale, për aktivitetin e subjektit politik në fjalë.

Mendimi i publikut është shumë i rëndësishëm. Por një gazetar i mirë hulumton mbi dyshimet, analizon mundësitë dhe vjen përpara publikut të tij me të dhëna që mbështesin ose hedhin posht ato dyshime. Një gazetar i mirë, i ofron publikut fakte, të vërteta dhe informacion të vlefshëm. Jo hamendësime, ironizime të pahijshme dhe akuza pa qenë i aftë (ose thjesht pa pasur vullnet) për t’i vërtetuar.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve

deklarata të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

vetëm komentet e lexuesve

jozyrtare, anonime

jorelevante,

2 burime

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

ndoshta ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

pjesërisht e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

nuk mund të përcaktohet

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

infoVistinitostTITLE QUALITY

nuk informon

jokreativ

me tendenca talljeje

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

logo ilustruese

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

logo

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

gjuhë tallëse

nuk nxit për përdorimin e dhunës

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

mesatarisht i lexueshëm

nuk ka elemente multimediale

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja