Të pavërtetat zyrtarisht nuk e kanë vendin në gazetari
Published in Recensione
on 16 - 05 - 2016 Author: Benjamin ArifiObligim dhe imperativ i gazetarit është që opinionit t’i servojë informacione të sakta. Çdo informacion duhet konfirmuar nga sa më shumë burime. Teksti që është objekt recensioni dëshiron të bindë opinionin lidhur me një numër të protestuesve që kanë qenë më 9 maj, mirëpo pohimet e tij gazetari nuk i mbështet në asnjë fakt.
Linku deri te artikulli origjinal: Zyrtare: Vetëm 3.500 protestues në protestën e 9 majit
Data dhe koha e publikimit: 11.05.2016
Data e recensionit: 15.05.2016
Recensues: Benjamin Arifi
Autori në asnjë moment nuk ka treguar se kush e bën zyrtare se në protestë kanë qenë 3500 protestues, pra nuk tregon burimin se ku e mbështet pohimin e tij. Kjo bën që artikulli të jetë tendencioz dhe të përhapë informata të pavërteta.
“Në protestat e 9 majit, të organizuara nga Këshilli Opozitar kanë qenë vetëm 3500 protestues. Këtë e bëjnë të ditur shifrat zyrtare, gjë për të cilën në kontinuitet njoftoi Aktuale.mk, derisa portalet dhe mediat e afërta me Lëvizjen “Besa”, (kjo e fundit si substitut i Këshillit), tentonin të fryjën këtë shifër sipas kutit të tyre”
Gazetari në asnjë moment nuk duhet të harrojë se ai mban përgjegjësi për fjalën e thënë publikisht dhe se duhet të ofrojë informacione të sakta dhe të vërteta. Kodi Etik i Gazetarisë e thotë qartë se gazetarët nuk duhet të shfrytëzojnë ndikimin e mediumit për të dezinformuar opinionin.
Më poshtë në tekst sjellen edhe konkluza dhe nxjerren përfundime, pa u bazuar ato në ndonjë fakt dhe pa u argumentuar pohimet.
“Kjo protestë madje është glorifikuar si dështim i radhës nga ana e opozitarëve shqiptarë, tani bile në tentativë për të poentuar politikisht mbi rastin e ndodhisë së 9 majit në “Lagjen e Trimave”.
Marrë në përgjithësi, mund të thuhet se kjo përmbajtje është tentim për të njollosur protestën e 9 majit, duke mveshur etiketime të ndryshme për subjektet organizatore të kësaj proteste, gjë që e bën këtë tekst të jetë jo serioz dhe jashtë standardeve gazetareske.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
nuk ka fakte
pohimet jo të sakta
deklarata jo të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
jorelevante,
nuk mund të përcaktohet
një palë
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
:
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
mban anën e një pale
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
vepër origjinale
TITLE QUALITY
dezinformon
senzacionalist
adekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e