Tekst me kute të dyfishta
Published in Recensione
on 6 - 02 - 2017 Author: Valon[Recension: Ivanovi përsëri do t’ia japë mandatin VMRO-DPMNE-së?]
Vazhdimi i sagës “Kujt do t’ia japë mandatin Ivanovi”. Në detin e shkrimeve për këtë temë, ky tekst na plason një hipokrizi të rrallë, duke i anashkaluar krejtësisht ndodhitë gjatë tre javëve të kaluara – kërkon nga LSDM-ja të tregojë se ka shumicë në Kuvend që ta fitojë mandatin për formimin e qeverisë. Me këtë rast, krejtësisht anashkalohet fakti se më 9 janar kryetari i vendit, pa dëshmi se ka mbështetje nga 61 deputet, mandatin ia dha Nikolla Gruevskit?!
Linku deri te artikulli origjinal: Ivanovi përsëri do t’ia japë mandatin VMRO-DPMNE-së?
Data dhe koha e publikimit: 30.01.2017, 11:06
Data e recensionit: 31.01.2017
Recensues: Vlladimir Mirçeski
INTERPRETIM I QËLLIMSHËM I KUSHTETUTËS
Në fakt, artikulli paraqet manifestim mediatik të kuteve të ndryshme për punën e njëjtë. Teksti i panënshkruar nga askush dhe pa iu referuar asnjë burimi, thotë se LSDM-ja mund ta marrë mandatin vetëm nëse paraprakisht siguron shumicë parlamentare.
“LSDM-ja nuk mund ta marrë mandatin për formimin e qeverisë në qoftë se paraprakisht nuk siguron shumicë në Kuvend. Në bazë të Kushtetutës, më saktë sipas nenit 90 të tij, Kryetari Ivanov është i obliguar që mandatin t’ia japë atij që ka shumicë në Kuvend”.
Kemi interpretim klasik të qëllimshëm të Kushtetutës. Në tekst shtrembërohet ajo që thuhet në Kushtetutë (edhe pse në tekst citohet qartë) dhe interpretohet në mënyrë që i përgjigjet VMRO-DPMNE-së. Kushtetuta parasheh se “рresidenti i Republikës së Maqedonisë e ka për detyrë që në afat prej dhjetë ditëve, nga dita e konstituimit të Kuvendit, mandatin për formimin e Qeverisë t’ia besojë kandidatit të partisë, përkatësisht partive që kanë shumicë në Kuvend”.
E nëse shkojmë sipas logjikës së artikullit, atëherë pse herën e parë, para pothuajse një muaji, Ivanovi nuk ia dha tashmë mandatin e kthyer VMRO-DPMNE-së pasi partia të dëshmonte se ka shumicë prej së paku 61 deputetësh? Si tani insistohet që këtë kriter ta plotësojë LSDM-ja, si opcion i dytë për mandatar, ndërsa opcioni i parë ka kaluar pa këtë kusht? A kishte Gruevski dëshmi kur e mori mandatin? Shumë e qartë – jo, që edhe u pa pasi në afatin e paraparë nuk arriti të formojë qeveri.
Dëshmi më e madhe për anshmëri, shëndosh.
JOOBJEKTIVITET
Joobjektiviteti vazhdon edhe më tutje me atë që për pohimet e bëra më sipër citohet vetëm një “ekspert”, i cili, për fat të keq, me paraqitjet e tij manifeston mbështetje të pakufishme për hapat dhe për politikat e VMRO-DPMNE-së. Ja vetëm disa argumente të tilla:
- “KARAKAMISHEVA: LSDM-ja edhe gjatë kohë do të mbetet në opozitë” (Теlegraf.mk, 17.10.2016)
- “Karakamisheva: LSDM-ja i humbi mbështetësit e saj më të mëdhenj” (ТV NOVA, 12.11.2016)
- “Karakamisheva: LSDM-ja dëshiron të fusë Maqedoninë në paqartësi ekonomike” (Маksim.mk, 15.07.2016)
Dhe në fund, përsëri një pjesë “anonime” me dofarë prognozash të cilat më shumë u ngjajnë dëshirave dhe pritjeve të një partie.
“Një pjesë e njohësve të rrethanave politike nuk e hedhin poshtë mundësinë që pas dështimit të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, ato përsëri të merren vesh dhe të formojnë përbërje të re qeveritare, në pranverë apo në vjeshtë të organizohen zgjedhje të reja parlamentare në vend”.
Produkt jocilësor që nuk turpërohet nga mungesa e qasjes objektive.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
pohime të sakta
deklarata të vërteta
SOURCES OF INFORMATION
ka burime të evidentuara
1 burim
një palë
EXTENSIVENESS
gjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
plotësisht e paraqet të vërtetën
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
nuk aplikohet
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të ndara nga faktet
PLAGIARISM
kopje të plotë
TITLE QUALITY
informon
kreativ
senzacionalist
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
manipulon
është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
gjuhë e urrejtjes
nxit për përdorimin e dhunës
diskriminon
EDITED FOR THE WEB
i lexueshëm
nuk aplikohet
ka linke kontekstuale
i rregulluar në aspekt stilistik
i lidhur me tag-e