Tekst pa asnjë informatë
Published in Recensione
on 13 - 09 - 2016 Author: Ана Анастасовска[Recension: Kamerat e kanë inçizuar momentin kur Jana e vogël e ka kapur për dore gruan që e çoi në vdekje]
Teksti që i nënshtrohet këtij recensioni është jo i plotë, gjegjësisht i mungojnë më tepër informata që lexuesi të ketë pasqyrë të qartë për ngjarjen e cila përshkruhet në të.
Linku deri te artikulli origjinal: Kamerat e kanë inçizuar momentin kur Jana e vogël e ka kapur për dore gruan që e çoi në vdekje
Data dhe koha e publikimit: 08.09.2016
Data e recensionit: 09.09.2016
Recensues: Аna Anastasovska
Ajo që në shikim të parë është e paqartë është se ku zhvillohet ngjarja. Gjëja e vetme që mund të shërbejë si orientim është ajo se teksti është vendosur në rubrikën “Rajoni”. Domethënë, nuk bëhet fjalë për ngjarje që ka ndodhur në Maqedoni. Mirëpo, mbetet pyetja se ku ka ndodhur kjo.
Jana e vogël mbeti pa mbikëqyrje nga tetja e saj për vetëm disa minuta. Dhe kjo mjaftoi që jeta e saj të përfundojë. Në fakt, organet kompetente e publikuan këtë fotografi në të cilën shihet se si kjo vajzë e mban këtë grua për dore, e cila tani është akuzuar se e ka kidnapuar, e ka mbytur dhe e ka hudhur trupin e saj.
Është e qartë se artikulli flet për vrasjen e ndonjë vajze me emrin Jana. Mirëpo, është e paqartë se prej ku është marrë teksti. Nuk ka burime, nuk ka asgjë. Organet kompetente kanë publikuar fotografi. Cilat janë ato organe kompetente? Nuk është sqaruar asgjë.
Теksti i ngjan një ngjarjeje të treguar nga dikush, gjegjësisht sikur dikush ka dëgjuar për ndonjë vrasje dhe e ka ritreguar ngjarjen. Ky artikull nuk mund të quhet gazetaresk, sepse nuk i ka elementet kryesore të një produkti gazetaresk. Nuk ka vend, nuk ka burime dhe informata është e paverifikuar.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
ka fakte
nuk mund të përcaktohet saktësia e pohimeve
nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
pjesërisht e paraqet të vërtetën
nuk ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
nuk mund të përcaktohet
nuk mund të përcaktohet
COMMENTING
nuk ka elemente të komentimit
PLAGIARISM
kopje të pjesshme
nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi
TITLE QUALITY
informon
jokreativ
senzacionalist
adekuat
i qartë
PHOTOGRAPH
ka
adekuate
informon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
nuk ka gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
i parregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e