verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tekst sipas parimit “kush beson – beson”

on 26 - 06 - 2015       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

zaev-izbori-0987-098-crop-resize

 

[Recension: LSDM-ja përsëri ndërroi mendje, tani për ta vlen marrëveshja e 2 qershorit]

 

Edhe një e vërtetë është plasuar në këtë tekst, edhe pse teza ka mundur shumë lehtë të verifikohet. Megjithatë, kjo nuk është bërë dhe i është lënë asaj “kush beson – beson”. Shumë herë deri tani edhe LSDM-ja edhe kryetari i partisë, Zoran Zaev, kanë theksur se cila është e gjithë e vërteta, mirëpo në autori i artikullit nuk e ka parë të arsyeshme të përcillen këto mendime dhe teksti së paku të jetë objektiv, për dallim nga ky që është jopërmbajtësor, i pavërtetë, produkt pa standarde gazetareske, që dëshiron të trajtohet si produkt gazetaresk.

zaev izboriLinku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja përsëri ndërroi mendje, tani për ta vlen marrëveshja e 2 qershorit

Data dhe koha e publikimit: 20.06.2015, 14:26

Data e recensionit: 22.06.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

“Pas negociatave iniciale, LSDM-ja u distancua nga marrëveshja dhe udhëheqësit e partisë e sulmuan Johanes Hanin. Pastaj vendosën të japin ultimatume, të vendosin afate dhe t’i shmangen çfarëdo komenti për atë që u arrit marrëveshje më 2 qershor.”

Edhe pse shumë herë Zaevi ka dhënë deklaratë për atë se nuk pranon asnjë marrëveshje pa dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski, teksit përsëri e rrotullon temën e tij të vjetër. Ashtu edhe ky paragraf. Që kur filluan të publikohen të ashtuquajturat “bomba”, Zaevi publikisht tha se kushti i parë dhe kryesor për zgjidhje të krizës politike është largimi i Gruevskit. Prandaj, është e paqartë se pse teksti, sikurse edhe mediat e tjera proqeveritare, e promovojnë këtë tezë kur është e qartë si ditë e bardhë se çka ka thënë kryetari i LSDM-së.

Ai edhe dje, në intervistën e fundit të dhënë për “Rеvolucioner“-in, deklaroi se marrëveshja e 2 qershorit nuk do të vlejë nëse Gruevski nuk jep dorëheqje.

“Pres, në interes të qytetarëve dhe të sigurimit të kushteve për zgjedhje të drejta dhe demokratike, më 29 qershor të vazhdojmë atje ku mbetëm në Bruksel. Kjo do të thotë duke u nisur nga argumentet e arsyeshme, të pajtohemi se Nikolla Gruevski duhet të tërhiqet së paku gjashtë muaj para zgjedhjeve. Në të kundërtën, gjithçka bie në ujë dhe ne do të vazhdojmë me veprimin e fuqishëm jashtëinstitucional deri në realizimin e qëllimit përfundimtar, kthimin e lirisë dhe të demokracisë në Maqedoni.”

Prandaj, nuk qëndron teza se “partia opozitare në krye me kryetarin e komunës së Strumicës, nuk u përmbahet qëndrimeve të veta. LSDM-ja vazhdimisht e ndryshon mendimin dhe vepron në mënyrë konfuze.”

Ai që në fillim e ka qëndrimin e njëjtë, i cili është i pandryshuar.

Pastaj teksti është korrekt. Saktësisht është përcjellë komunikata e Komisionit Evropian, në të cilën përshëndetet takimi i fundit i liderëve.

Teksti ka vetëm një qëllim. Të nënçmohet kryetari i LSDM-së, mirëpo kjo bëhet në mënyrë të pahijshme. Nuk është hera e parë të shkruhen tekste të këtilla. Poashtu, nuk është hera e parë që të bëhet edhe recension për to. Nuk është punë e gazetarit që të trillojë dhe të merret me gjëra të pavërteta. Mu e kundërta, gazetaru duhet të jetë objektiv dhe detyra kryesore e tij duhet të jetë e vërteta. Tjetra është e qartë. Lexuesit i mbetet t’u besojë ose të mos u besojë teksteve të këtilla që e nënçmojnë atë.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

ka fakte

deklratata jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

ka burime të evidentuara

jozyrtare

jorelevante

nuk mund të përcaktohet

një palë

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk mund të përcaktohet

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

nuk mund të përcaktohet

nuk është theksuar autori, nuk është theksuar burimi

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

joadekuat

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk ka shprehje të urrejtjes

nuk nxit dhunë

nuk diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

elemente kualitative multimediale

nuk ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja