verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Recenzion: Bashkohen kundër Zaevit?

on 29 - 06 - 2015       

Përhapja e madhe e portaleve ka shtuar dinamikën e përcjelljes së lajmeve. Lajmet transmetohen nga njëri në tjetrin portal në mënyrën “copy paste” pa u vërtetuar informacioni që jepet në portalin paraprak.

 


zhurnal1Linku deri te artikulli origjinal: Bashkohen kundër Zaevit?

Data dhe koha e publikimit: 25.07.2015

Data e recenzionit: 25.07.2015

Recenzent: Xhenis Sulimani

 

Materialin që e recensojmë është informacion që është përkthyer nga një portal në gjuhën maqedonase, bëhet fjalë për portalin “Libertas.mk” dhe siç thuhet është i bazuar në “burime partiake”. Lajmi është përkthyer dhe transmetuar në opinion  por pa e vërtetuar të njëjtin. Liderët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe i VMRO-Partisë Popullore, Lubço Georgievski pothuaj se janë marrë vesh që përsëri të bashkohen, thuhet në lajm duke u thirrur në burime të partisë së Georgievskit.

Në tekst sugjerohet se ka sinjale të përafrimit të Nikolla Gruevskit dhe Lubço Georgievskit por në asnjë moment nuk kemi prononcim se sa mund të jenë të vërteta tezat e parashtruara në këtë lajm. “Gjasat janë që javën e ardhshmë të shpallet koalicioni mes VMRO-DPMNE-së dhe VMRO-Popullores” thuhet në tekstin e transmetuar.

Standardet e gazetarisë kërkojnë që kur merret një informacion paraprak, dhe ai nuk ka burime, para se të botohet duhet të vërtetohet.

Në këtë rast do të duhej të kontaktoheshin partitë në fjalë.

Se jo secili informacion duhet të botohet vërteton reagimi i mënjëhershëm i Lubço Georgievskit kryetarit të VMRO-Popullores, i cili kategorikisht demantoi zërat se do të bashkohet me VMRO-DPMNE-në. “Unë nuk e di pse disa qarqe të LSDM-së e forcojnë këtë përrallë, por në këto njoftime nuk asnjë pikë të të vërtete. Unë me vite jam opozitar dhe do të mbes i tillë, që do të thotë se për disa çështje nuk do kem qëndrime të ndryshme nga LSDM. Kjo te askush nuk duhet të paraqes nervozë”, ka thënë Georgievski.

Informacioni i paverifikuar, duke mos marr përgjigje nga palët e përfshirë dhe botohet, dhe sidomos nëse ai më pas përgënjeshtrohet nga të përfshirët në tekst, krijon mos besueshmëri ndaj gazetarit dhe medies.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

nuk mund të përcaktohet vërtetësia e deklaratave

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

anonime

jorelevante

еднострани

infoVistinitostEXTENSIVENESS

gjithëpërfshirës

nuk ka informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

mban anën e një pale

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

infoVistinitostPLAGIARISM

kopje të plotë

infoVistinitostTITLE QUALITY

informon

kreativ

senzacionalist

adekuat

i qartë

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

manipulon

është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

shprehje të u rrejtjes

shprehje të urrejtjes

nxit dhunë

diskriminon

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

i lexueshëm

nuk aplikohet

ka linke kontekstuale

pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik

Abonohuni për lajmet më të reja