verifikimiifakteve.mksitemap
verifikimiifakteve.mksitemap

Tensionohet gazetaria nga propagandat politike

on 15 - 05 - 2016       
Овој напис го има и на: Maqedonisht

[Recension: Tensionohet situata në Lagjen e Trimave, pas ardhjes së Zijadin Selës]

Akuza pa bazë. Dezinformim klasik. Lajm pa strukturë. Të gjitha këto në një tekst prej 3-4 rreshtave që kontribuon në çorientimin e publikut. Ky tekst mund të merret si shembull për të treguar se si funksionon manipulimi i vetëdijshëm me publikun në mediat tona, i cili është në rritje e sipër.

lajmpress11Linku deri te artikulli origjinal: “Tensionohet situata në Lagjen e Trimave, pas ardhjes së Zijadin Selës

Data dhe koha e publikimit: 09.05.2016

Data e recensionit: 12.05.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Duke tentuar që sa më shpejt të vihet nën hije prezenca e një politikani në shënimin e njëvjetorit të ngjarjeve në Kumanovë, teksti njofton për ambientin pas ardhjes së tij në Kumanovë. Mirëpo, teksti është i cunguar, pa burime konkrete dhe informacione shtesë për rrjedhën e marshit të organizuar në Kumanovë.

“Edhe pse Këshilli i Lagjes së Trimave ishin deklaruar kundër politizimit të shënimit të njëvjetorit të Konfliktit të Kumanovës, megjithatë para disa minutave atje ka arritur kryetari i LR-PDSH-së, Zijadin Sela. Ardhja e tij ka shkaktuar tensione në Lagjen e Trimave dhe pakënaqësi, pasi vlerësojnë se është keqpërdorë marshi nga një grusht njerëzish që janë të afërt me ish ministrin e brendshëm, Mitko Çavkov.”

Manipulimi i parë i tekstit lidhur është i lidhur me Këshillin i Lagjes së Trimave- Kumanovë, i cili nuk  është prononcuar fare lidhur me pjesëmarrjen e politikanit të apostrofuar në marshin që është organizuar nga familjarët e përfshirë në rastin e Kumanovës, si dhe nga qytetarët e Kumanovës.

Manipulimi i dytë, theksimi së ardhja e një politikani ka shkaktuar tension, është i pavërtetë dhe tendencioz. Ndryshe, me asnjë argument nuk verifikohet tensionimi i situatës. Opinioni nuk e di nëse po informohet nga terreni, nëse gazetari po e paraqet gjendjen faktike, apo ka dëgjuar këtë pohim nga ndonjë i tretë dhe po e transmeton të njëjtin.

Dhe e fundit – pretendimi që marshi në Kumanovë është keqpërdorur nga një grup i afërt me ish-ministrin e brendshëm Mitko Çavkov. Edhe ky pohim i pavërtetë u demantua nga të gjitha mediat tjera, të cilat për marshin në Kumanovë raportuan se gjithçka ka shkuar pa probleme, ashtu siç ishte paralajmëruar. Qytetarët kanë marshuar qetë dhe në heshtje, duke shprehur kështu revoltën për heshtjen e institucioneve kompetente dhe moszbardhjen e së vërtetës së 9-10 majit në Kumanovë.

Standardi gazetaresk profesional rekomandon që: Mediat duhet të jenë të pavarura, të paanshme dhe të ndershme gjatë raportimit për ngjarje që janë të rëndësishme për publikun. Ato janë të detyruara që të angazhohen për arritjen e standardeve më të larta për saktësi dhe paanshmëri, si dhe të shmangin manipulimin e vetëdijshëm të publikut. Gazetarët dhe mediat duhet të jenë rezistues ndaj presioneve dhe ndikimeve, nga cilido qoftë subjekt ose burim.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

INFOGRAPHIC

infoVistinitostTRUTHFULNESS

nuk ka fakte

pohimet jo të sakta

deklarata jo të vërteta

infoVistinitostSOURCES OF INFORMATION

nuk ka burime të evidentuara

infoVistinitostEXTENSIVENESS

jogjithëpërfshirës

informata të fshehura

infoVistinitostBIAS

nuk e paraqet të vërtetën

ka shtrembërim të së vërtetës (spin)

informata të rrejshme

është i njëanshëm

anshmëri politike

infoVistinitostCOMMENTING

ka elemente të komentimit

të integruara me faktet

infoVistinitostPLAGIARISM

vepër origjinale

nuk është theksuar autori

infoVistinitostTITLE QUALITY

dezinformon

jokreativ

senzacionalist

tendencioz

infoVistinitostPHOTOGRAPH

ka

adekuate

as manipulon as informon - është vënë vetëm si ilustrim

nuk është theksuar autori (burimi)

infoVistinitostHATE SPEECH

gjuhë ofenduese

nuk ka gjuhë të urrejtjes

nuk nxit për përdorimin e dhunës

infoVistinitostEDITED FOR THE WEB

nuk aplikohet

nuk ka linke kontekstuale

i parregulluar në aspekt stilistik

i palidhur me tag-e

Abonohuni për lajmet më të reja