Adhurim dhe urrejtje!
Published in Recensione
on 16 - 05 - 2016 Author: Adrian Kerimi
[Recension: Menduh Thaçi gjendet në situatë të rrëndë, nuk di se me cilën anë të mbahet?!]
Një model klasik që vërteton se gazetari nuk e ka pasur idenë prej nga t’ia fillojë lajmit! Mbase teksti është nisur me qëllimin për të qenë opinion, mirëpo pa dashje dhe si pasojë e mungesës së profesionalizmit, ka përfunduar si “lajm”. E vendos në thonjëza, nga fakti që nuk ka asnjë element të vetëm që të mund të emërtohet ashtu ky tekst.
Shihet qartë se autori nuk ka mundur të menaxhojë me emocionet. Aq sa ka treguar adhurim ndaj Menduh Thaçit, dyfish më tepër ka treguar edhe urrejtje. Teksti fillon me “informacionin” se i apostrofuari nuk ka qëndrim të qartë a do të marrë pjesë në zgjedhje ose jo. I nderuar, pse je gazetar? Pyet dhe konfirmo. Është kaq e thjeshtë.
Kryetari i Menduh Thaçi ende nuk ka dalur me qëndrim të qartë se a do të mer pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit.Mësohet se Thaçi është në hallë të madh, për shkak se nga njëra anë gjendet nën një presion të fuqishëm të diplomacisë ndërkombëtare, ndërsa nga ana tjetër nuk dëshiron ti prish raportet e shkëlqyera me VMRO-DPMNE-në dhe liderin Nikolla Gruevski dhe ish shefin e policisë sekrete, Sasho Mijallkov shkruan Zhurnal.
Nëse lajmi është në atë se nuk ka qëndrim Thaçi, atëherë bëhet fjalë për diçka aktuale. Por, cila është nevoja e këtij sfondi që pason? Për më tepër, cila është nevoja e një adhurimi të tillë, për të quajtur atë simbol të rezistencës deh për ta cilësuar si personalitet të rëndësishëm të historisë kombëtare? Të gjitha këto janë informacione për ndonjë profil ku do të analizohej veprimtaria e këtij politikani, por jo edhe për lajm, duke u ndërlidhur me ‘faktin bartës’ se Thaçi nuk ka qëndrim për zgjedhjet.
Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi plotë 20 vite ka qenë simbol i rezistencës kombëtare për më shumë të drejta për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni. Menduh Thaçi ishte veprimtar për kauzën kombëtare shqiptare në kohën nga shpërbërja e Jugosllavisë dhe luftonte për barazinë e shqiptarëve me maqedonasit në Maqedoni. Për angazhimin e tij politik, Menduh Thaçi shpesh herë u akuzonte nga kundërshtarët politik se PDSH-ja është formuar nga shërbimet sekrete të Maqedonisë. Por Thaçi me nofkën e fituar nga VMRO-ja “vojvoda” mbeti heroi i vetëm i cili në Parlament para disa vitesh udhëheqësit e LSDM-së i quajti çetnikë të vegjël. Menduh Thaçi deri dje me jetën dhe veprën e tij, ishte një personalitet i lartë i historisë sonë kombëtare politike.
Linku deri te artikulli origjinal: “Menduh Thaçi gjendet në situatë të rrëndë, nuk di se me cilën anë të mbahet?!”
Data dhe koha e publikimit: 10.05.2016
Data e recensionit: 12.05.2016
Recensues: Adrian Kerimi
Mbaroi mjalti, a doni baltë? Kështu është më e lehtë të përshkruhet transformimi i gazetarit nga një adhurues i Thaçit (në këtë tekst), në një person që dëshiron t’ia thotë troç dhe në sy disa gjëra, të stërpërsëritura kohëve të fundit nga opinionistë të shumtë, të cilat opinioni nuk ka nevojë t’i lexojë në rubrikë të lajmeve, sidomos jo në një formë të tillë.
Mirëpo biseda e fundit e publikur nga opozita maqedonase ku Thaçi dëgjohet se deri në vdekje do i qëndroj besnik shefit të policisë sekrete, Sasho Mijalkov vë në pikëpyetje idealet kombëtare të Thaçit të cilët i ka promovuar rrejshëm plot 20 vite në Maqedoni. Flitet se Thaçi edhe për aksionin policor në Brodec të Tetovës ka deklaruar se deri në vdekje është me VMRO-DPMNE-në dhe shefin e policisë sekrete, Sasho Mijallkov.
Për të mos i hyrë më thellë kësaj “vepre”, së paku ia vlen që autorit dhe redaksisë t’ua kujtojmë se Kodi Etik i gazetarëve në këtë rast është shkelur së paku në tre pika. E para, autori bën koment dhe jo lajm. E dyta, mendimet personale dëshiron t’i përcjellë si fakte. Dhe e treta, nuk ka kërkuar qëndrim nga personazhi i tekstit, gjë që është me rëndësi dhe mbi gjitha është parim i gazetarisë profesionale, që ai që përmendet në një tekst, duhet me doemos të kërkohet edhe të përcillet dhe qëndrimi i tij, pasi që ai, me ose pa dashje, është palë e tekstit.
INFOGRAPHIC
TRUTHFULNESS
Autori komenton
pohime të sakta
:
SOURCES OF INFORMATION
nuk ka burime të evidentuara
nuk mund të përcaktohet
EXTENSIVENESS
jogjithëpërfshirës
informata të fshehura
BIAS
:
ka shtrembërim të së vërtetës (spin)
informata të rrejshme
është i njëanshëm
anshmëri politike
COMMENTING
ka elemente të komentimit
të integruara me faktet
PLAGIARISM
nuk mund të përcaktohet
është theksuar autori
TITLE QUALITY
nuk informon
jokreativ
josenzancionalist
joadekuat
tendencioz
PHOTOGRAPH
ka
joadekuate
manipulon
nuk është theksuar autori (burimi)
HATE SPEECH
gjuhë ofenduese
nuk ka gjuhë të urrejtjes
nuk nxit për përdorimin e dhunës
nuk diskriminon
EDITED FOR THE WEB
mesatarisht i lexueshëm
elemente jokualitative multimediale
nuk ka linke kontekstuale
pjesërisht i rregulluar në aspekt stilistik
i palidhur me tag-e